Nga Sevo Tarifa
Me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut
Një libër i ri është nisur e po vjen në bibliotekat e lexuesve. Është “mik i vogël”, por mendjendritur. Flet, tregon, mëson, ushqen mendje dhe zemra njerëzish, pasuron me dije, jep njohuri të reja. Në faqet e tij lexuesi gjen një varg margaritarësh harmonie, kompaktësie, atdhetarie, trimërie, mirësie të familjes “Naska” në Elbasan. Sa mirë do të ishte që ky libër ta shihte dritën e botimit vite më parë! Familje si kjo e meritonte me kohë këtë libër…
1
Libër, në fletët e të cilit shkruhet një biografi e shkurtër familjare, që nis nga fillesa e saj. Dhe shkruhet me vepra; jo me mburrje por me krenari; jo për t’u dukur, por me modesti. Në trungun dhe degët e kësaj familjeje, shikon jo lastarë, por lule; jo gjethe por fruta; s’humbet gjë por fiton thesarë, thith përvojë, nuk lodhesh por çlodhesh, nuk mërzitesh por kënqaqesh, armatosesh me dituri, sheh mirësi. Është libër dinjitoz. Në faqet e tij sheh jetë të gjallë, njerëz aktivë, gëzime e hidhërime, vuajtje e lot, valë e dallgë, kurajo dhe forcë, gjakftohtësi dhe optimizëm, besim në fitore, hijeshi, bukuri. Kur njihesh me këtë familje, kryen një Akademi dhe merr nga virtytet njerëzore. E kam për nder që e njoh këtë familje dekada më parë dhe jam një nga miqtë e saj.
Libër interesant. Dita duket si do të jetë që në mëngjes, libri duket që në titull, i cili të çon në thelbin dhe përmbajjen e tij: “Familja Naska në dallgët e jetës”. Sa bukur! Titull konçiz, i goditur, i lëmuar, domethënës, intrigues, që bën fjalë për gjënë më të shtrenjtë të njeriut, për jetën, e clla i jepet njeriut vetëm një herë dhe duhet kaluar cilësisht sa më mirë me nderin në ballin e moralit. Jeta është një fushë lufte, që ka fitimet dhe humbjet e saj, ka sipërfaqen dhe thellësinë e saj, por ajo shkëlqen nga cilësitë e bukura që e karakterizojnë dhe ka për “nektar” dashurinë midis njerëzve, këtë “lule” të bukur, që mbin në zemra njeriu dhe i këndohet himni: Rroftë Njeriu! E shfleton këtë libër dhe në brendinë e tij gjen tru njeriu, mendje të tij, zemra që rrahin, shpirtra të gdhendura, jetë, karaktere, gjen vulen e kohës. Është një libër i shkruar me ndjenja, me dashuri, me besnikiëri, me përgjegjësi, me drejtësi, me vërtetësi, me cilësi; është gjithëpërfshirës për anëtarët e kësaj familjeje të nderuar, të mirënjohur, me shqiponja e zogj shqiponjash, përgatitur jo nga ndonjë shkrimtar, por nga një dëshmitar okular, djalosh i mençur, nga radha më i vogëli i familjes, i cili vë në qendër të librit kryesisht tri figura kryesore të ndritura: të atin, “floririn” e familjes, xha Todin; nënën e urtë, Aspasinë, engjëllen e bardhë dhe vëllain e madh, Yllin e Pashuar, Heroin e Popullit, Kozma Naska.
Boshti qendror i librit është jeta modeste e bardhë dhe e paster, e vështirë dhe e bukur, me rreziqe por heroike, me fjalëpak e punëshumë, që ka udhëtuar jo bulevardeve të asfaltuar, por rrugicave të ngushta, me baltë e gurë, me kthesa e zig-zage, me të përpjeta e tatëpjeta; jo me hamendje por me busull, me luftë të vendosr për të përballuar dallgët pa mbarim për jetë dhe mbijetesë, në vite me qetësi e të stuhishme, të turbullët e të përzier, të prushta e të flakta; me të përgjithshme e të veçanta, jetë në unitet dhe me të kundërtat e saj. Këto e bëjnë librin të çmuar, tërheqës, ndriçues, frymëzues, mësimdhënës, të rrallë për nga rendësia e vlerat, nga thellësia e bukuria, nga tematika e brendia, nga struktura e gjuha, nga sfondi patriotik e politik, me mjedis estetik, kultura si çelës i jetës! Është libër që kalon kufijtë dhe hapësirën e një familjeje të vetme, që shkon në thellësi dhe në gjerësi të shpirtrave e zemrave njerëzorë, jetësorë dhe rrezarton, frymëzon; shkëlqen, të mësosh, të krenohesh, të meritosh emrin e artë: Njeri! E përshkon si një fjongo e kuqe kryevirtyti i parë, atdhedashuria, vendosmëria, krenaria, thjeshtësia, shpirti luftarak. Libri mban erë barurt! Është baruit i thatë…
Në faqet e këtij libri lexuesi nuk gjen thjesht kujtime formale, nuk shuan vetëm kërshëri, nuk synon synon zgjerim horizonti, as zbukurim intelektual, për sheh me sy të mendjes një jetë të gjallë, dinamike, sulmuese, me të mirat dhe tallazet e saj; me personazhe e portrete, që lëvizin nëpër faqe të librit, që luftojnë me trimëri; që shohin larg si shqiponja, që punojnë si bleta, që e matin punën me vepra, me tejkalime, me gjurmëlënëse, me lavdi, me heroizëm, të cilat spikatin që në lulen e rinisë të pjesëtarëve të familjes, me frymëmarrje të shëndetshme. Veprat e saj flasin vetë, ilustrohen me mbi 60 referenca, dokumente arkivore, muzeale, deri dhe me gjuhen e armikut. Shkruajnë gazetarë, jepen opinione origjinale. Evidentohen e ngrihen ne art virtyte morale, akte mirësie, solidariteti, humanizmi. Fraza që shkrepen e qëllojnë si pushkë. Të vërtetat kanë ëmbëlsirën e mjaltit, aromën e luleve. Modestia mbart bukuri.
2
Pushtues e kolaboracionistë survejonin, kërcënonin, arrestonin e burgosnin jo vetëm një “rebel”, por gjithë familjen, qëndrtesa e së cilës është stoike, shembullore, trimërore, optimiste! Vitet vraponin, të mëdhenj e të vegjël vepronin me zjarr, me vigjilencë, sypatrembur, guximshëm, ilegalisht; përballojnë vështirësi jete, luftojnë “me qefinë në kokë”, me besim në fitoren e lirisë dhe një ditë të gjithë iu ngjitën malit me armë në sup e yll në ballë! Dhe kudo e ngado që shkonin Atdheun e merrnin me vete, me dorën mbledhur grusht e ngritur lartë, e mbanin dhe e ruanin mëmëdheun me fanatizëm, të skalitur thellë në zemrat e tyre. Ç’t’i jepte më shumë Shqipërisë, “Manushaqes” së Naimit, kjo familje! S’ka më të shtrenjtë se jeta! Jetë ka dhënë. S’ka më të çmuar se gjaku, Gjak ka dhënë. S’ka më të bukur se përkushtimi ndaj Atdheut. E përkushtuar tërë jetën familja ka qenë. Ska kalitje më të mirë se sakrificat, sakrifica ka bërë. S’ka besnikëri më të madhe se të mbash fjalën e dhënë. Fjalët janë kthyer në vepra. S’ka mirësi më të bukur se të mos i bësh keq njeriut, të mira ka bërë, vepra ka dhuruar. S’ka virtyt më të lartë se besa shqiptare. Dhe besa “Ja liri, ja vdekje” është mbajtur. Dredha plumbit nuk i është bërë. ”Dy duar për një kokë dhe koka për Atdheun”.
Emblema “Atdheu mbi të gjitha”, ka shkëlqyer gjithnjë! Në luftë gjaku i kuq, pas lufte dhe djersa e bardhë nuk janë kuesyer, janë derdhur me okë për këtë tokë, duke dhënë, shembuj të lartë pune që nga vitet e rinisë deri në ato të pleqërisë te “Todi marangozi”, që nga forca e grave si burra e deri te djali më i vogël katërvjeçar, që dëgjonte dhe imitonte “këngën” e pushkës! Kudo që të shkosh e të pyesësh për familjen Naska, në Shpat e në Myzeqe, në Berat e në Elbasan, në Çermenikë e deri në shatra të Gamshit, fjalët më të mira të thonë: Familje lufte e pune, që gjithnjë “pa bukë mund të rrinte, por pa nder, jo”! Ndaj i ndrit emri, biografia, prestigji, fama! Familjen Naska, tri herë e ka vizituar, përgëzuar e nderiuar Enver Hoxha! Më është dhënë rasti që emrin e kësaj familjeje të dëgjoj në Orenjë, Gurakuq e Shengjrgj, në Kukurin e largët të qarkut Elbasan dhe më kanë folur për batalionin e parë të Brigadës së Dytë Sulmuese me komisar Kozma Naskën, kur ndër të tjera, në Çermenikë, u çarmatosën shumë ballistë, u kapën 22 robër dhe gjyqi partizan pushkatoi tre prej tyre, që kishin lyer duart me gjak deri në bryl. Por armiku hakmarrës me zemër të zezë katran, shtoi forcat. Vetëm në Çermenikë u hodhën 5000 gjermanë e mijëra ballistë e zogistë, me qëllim asgjesimin e Brigadës II, kapjen e teknikës së Partisë, pse jo dhe rrethimin e likujdimin e Shtabit të Përgjithshëm, që i morën të keqen…! Situata u rëndua. U bë kërcënuese! Por kishte partizanë trima e kryetrima, Kozmai luftonte me mitraloz. U panë qartë cilësitë organiztive e drejtuese të komisarit.
3
Të lexosh këtë libër, imagjinata të çon në një kopsht me trëdafila. Nuk e teproj të them se kjo metaforë i shkon aq mirë familjes Nasta, si një kopsht me trëndafila të bardhë e të kuq. Të bardhë njerëzit e saj kanë zemrën, me virtytet e larta që ka brenda në katër domëzat e saj: mikpritjen, shtëpi dyfeku dhe byreku, “bishtin mikut, armikut gidhtin”; ndershmërinë, trimërinë, fisnikërinë. Të kuqe kanë idetë, atdhetarinë, lirinë, lidhjen me fije çeliku e diamanti me LANÇ, mbrojtjen e idealeve, të vlerave e të simboleve të saj; punën për rindërtimin, ndërtimin dhe zbukurimin e Atdheut! Kopshtarë janë prindërit, nënë e babë, që kanë ditur të kujdesen, të rritin e të edukojnë filizat e tyre të mbarë, të shkolluar, me shpirtin e punës së ndershme.
Në kopshtin “Naska” gjithë lule, ka një Kryelule, një Hero, një shqiponjë, një mitralier, një bajonetë, nderi dhe krenaria e familjes, i vetmi Hero i Popullit që ka Pefektura e Elbasanit dhe Brigada e II Sulmuese. “Djalë vendi, mall argjendi”, djalë mali, të fortë strralli, i kalitur si hekuri në zjarr në jetën e thjeshtë e gjithë sakrifica të familjes; të Normales që nuk e mbaroi dot se fluturoi maleve me blerim mbluar, në “folenë” e partizanëve, në rrethe shoqërore masive, atdhetare,- Kozma Naskën, Patriot si i ati. Punëtor si i ati, me besnikri prej komunisti, i urtë, i pashëm, i zgjuar, i shkathët. Flokëdendur e të dredhur, që i ngriheshin përpjetë; me ata sy të ndritur, me qepalla pak të fryrë, ndoshta nga pagjumësia që mendonte për lirinë e atdheut, me atë qafë të gjatë dhe ecje si sorkadh, dinamik, por mbi të gjitha atdhetar model!
***
Familja Naska mbeti besnike, atdhetare, e ndershme, e patjetërsuar. Bijtë e saj i kanë mbajtur lartë traditat e bukura. Familje me tetë veteranë të Luftës. Secili një copë histori. Edhe familja e motër Kristina Laçkës me shtatë veteranë. Pesëmbëdhjetë pushkë! Një togë e armatosur. Kozmai kryetrim në këmbë, personalitet i shquar, me kontribut të spikatur. Krenar në monumente, lapidarë e pllaka përkujtimore . Luftëtar i rrallë, përherë i gjallë, në ballë! Dëshmorët i mban Toka në gji dhe nuk ua prish atë bukuri! Dhe ata veprojnë energjikisht, bisedojnë si burri me burrin, si guri me Flamuin. Dhe ecin në kolonë partizane me armë në dorë!

Kozma Naska ka qene nje kaqol ne dore te urjahipit Jorgji Shuteriqi. Kishte inat Jorgji,conte Kozmain atentat.
I zuri prite nje nepunesi banke italian,ky sa e pa tek porta, me kobure ne dore,u perlesh me kozmain,e carmatosi dhe i tha va fancullo i thuaj Giorgio Shuteriqit se nuk merr kredi qyl sa te jem une ne banke.
E coi Jorgj shuteriqi te vriste gjermanin qe ruante burgun,,Gjermani ja pat me bresheri automatiku,kembeve Kozmai neper rrugica,e hengri Tomorr Sinani,te cilin e pushkatuan gjermanet per shpagim.
Ksoj Azem Hajdarash komuniste,mish per top per intrigantet,qe i cfruytezuan te gjalle e te vdekur edhe 50 vjet pas vdekjes,sic ben Sali Berisha me Hajdarin e me Izetin.
Po c’pret nga Sevo Tarifa. Edhe vertt hero te kish qene K. Naska, kur lexoj emrin e autorit me perzihet keq.
Demo Muti je Bo Si ATA qente e terbum.langaraq jargaman Plot me eshta rrugeve te tirones.
Hahaha se harrova, ne pullat e bashkise ne vesh.
Hahaha kafshe prehistorike, spermstozoid ballustesh.
Aty te ngordhesh ne shqypnine e salise e te rames e velise.
Vdis e ngirdh aty qelbesire qe kunterbon ere.
Demo Muti je Bo Si ATA qente e terbum.langaraq jargaman Plot me eshta rrugeve te tirones.
Hahaha se harrova, ne pullat e bashkise ne vesh.
Hahaha kafshe prehistorike, spermstozoid ballustesh.
Aty te ngordhesh ne shqypnine e salise e te rames e velise.
Vdis e ngirdh aty qelbesire qe kunterbon ere.
Se MOS na helmon driten, motren e lulkes.
Kozma Naska qe terrorist dhe rrugaç. I hodhi bomben ushtareve italiane qe po flinin ne fjetoret tek Ura e Shkumbinit. Botojeni ne Serbi e Rusi kete liber.
Mire e ka ky sevua por djali i vogel i Todi Naskes, Viktori ish sekretar i komitetit te partisë deri ne fund morri per grua vajzen e kryespiunit te italianeve e gjermaneve qe spiunonte partizanet ne qytet. Vellai i saj deri para disa muajsh ka qene edhe deputet me opoziten e sot ben opozite me facebooc. keshtuqe naskat hane sot me dy luge. Sevos i a dine per bereqaves, por per luften nuk i a ndjen më fare. por fare fareeeee. Ky shkrim eshte nje shkrepje ne ajer pa zhurme e sevos dhe takemit te tyre.
Lavdi Sevo Tarifës , dorës si flakhedhës që shuan falsifikimet për armikun që tani na e kan bë hero ,dorës si e jezukrishtit që shkruan gjithmon të vërtetën ,mendjes ndritur të mirësisë për popullin e varfër e kombin , veprimtarisë tij revulicoionare e patëriotike të pa lodhur ,komunistit të vendosur si qeliuk i fortësisë veçant ,mori pjesë në epopen më të lavdishme të popullit shqipëtar ,nënë udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare me në krye Enver Hoxhën ,populli shqiptar u ngrit si një trup i vetëm në luftën e madhe për çlirimin e atdheut nga robria e urryer e pushtuesve të huej nazi-fashist ,bejlerve ,agallarve ,bajrektarve e zagarve zogistë e legalist dhe ballistë.
Në këtë luftë vigane shkëlqeu si floriri familja Naska dhe pjestarët e tjer të kësaj familje.që dhanë jetën për atdhe. .
Dashuria dhe Besnikria e tyre e madhe për popullin dhe atdheun ,trimëria dhe guximi i tyre në luftë edhe e Sevo Tarifës ,vendosmëria për ta shpënë me dorën e tijë në skajet më të largëta të brezave që vijnë ,fjalën e zjarrët të partisë ashtu siç ishte e drejtë,epopenë më të madhe që kryen partizanët shqiptar nuk mund ta nixi ose falsifikoi askush ,pasi kemi të gjallë figura të spiatura të asaj lufte si patëriotit komunistë legjendar Sevo Tarifën që shëndrit si dielli që nuk shuhet kurr. Por ta harrojnë forcat e errësirës kolaribocianiste të djeshme e të sotme se mund ti mundin heroit dhe luftën nac-çlirimtare ,këtë luftë vigane që shkëlqeu si dielli ,dhe si yje të pa shuara ,shkëlqeu figura e lartë e komunistve shqiptar si udhëheqës të sprovuar të masave popullore në histori.
Lavdi Sevo Tarifës , dorës si flakhedhës që shuan falsifikimet për armikun që tani na e kan bë hero ,dorës si e jezukrishtit që shkruan gjithmon të vërtetën ,mendjes ndritur të mirësisë për popullin e varfër e kombin , veprimtarisë tij revulicoionare e patëriotike të pa lodhur ,komunistit të vendosur si qeliuk i fortësisë veçant ,mori pjesë në epopen më të lavdishme të popullit shqipëtar ,nënë udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare me në krye Enver Hoxhën ,populli shqiptar u ngrit si një trup i vetëm në luftën e madhe për çlirimin e atdheut nga robria e urryer e pushtuesve të huej nazi-fashist ,bejlerve ,agallarve ,bajrektarve e zagarve zogistë e legalist dhe ballistë.
Në këtë luftë vigane shkëlqeu si floriri familja Naska dhe pjestarët e tjer të kësaj familje.që dhanë jetën për atdhe. .
Dashuria dhe Besnikria e tyre e madhe për popullin dhe atdheun ,trimëria dhe guximi i tyre në luftë edhe e Sevo Tarifës ,vendosmëria për ta shpënë me dorën e tijë në skajet më të largëta të brezave që vijnë ,fjalën e zjarrët të partisë ashtu siç ishte e drejtë,epopenë më të madhe që kryen partizanët shqiptar nuk mund ta nixi ose falsifikoi askush ,pasi kemi të gjallë figura të spiatura të asaj lufte si patëriotit komunistë legjendar Sevo Tarifën që shëndrit si dielli që nuk shuhet kurr. Por ta harrojnë forcat e errësirës kolaribocianiste të djeshme e të sotme se mund ti mundin heroit dhe luftën nac-çlirimtare ,këtë luftë vigane që shkëlqeu si dielli ,dhe si yje të pa shuara ,shkëlqeu figura e lartë e komunistve shqiptar si udhëheqës të sprovuar të masave popullore në histori. E pa harruar qoftë lufta e partizanve legjendar dhe familjes Naska.