‘Tërmeti apokaliptik’, Rama ironi me Metën: Ta shtyjë me një dekret!

Elena Tase

I pyetur nga Report Tv nëse është i gatshëm për të rregulluar marrëdhëniet Presidentin Ilir Meta pas luftës institucionale të muajve të fundit, kryeministri Rama u përgjigj  duke thënë se është gati ta ndihmojë kreun e shtetit nëse ia kërkon.

“Jo nuk e kam në plan, por jam gati ta ndihmoj Presidentin nëse ma kërkon, pasi jam shumë i keqardhur për Presidentin dhe gjendjen e institucionit. Do të vijoj që të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti shkoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit” tha ai.

Një koment kishte edhe për letrën që Meta i dërgoi për ‘tërmetin apokaliptik’. “Tërmetin e ka shumë të thjeshtë, të nxjerrë një dekret dhe e shtynë”, tha Rama me ironi.

Por a është takuar kreu i qeverisë me kreun e shtetit  në javët e fundit pas zgjedhjeve? “Jo faleminderit” e mbylli Rama.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Lere humorin KM/Rama, por vere ne pune institucionet perkatese per “panikun”e perseritur qe perhap Presidenti ne popull brenda me pak se dy muajve!

  • Dhe ky qesh njehere likja tha me 30 qershor do behet nami tani ja fut si di ai termet 60 here me te forte i themi ketij Bicim presidenti se nuk parashikohen termetet dhe ai qe parashikon presidenti can planetin tone copa copa.

  • Nuk uroj kurre te keqen e njeriu. Po nese vjen sa te rrafshoje kullat e shemtuara. Bujrum

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *