Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, thekson se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.
Por, rasti i tij nuk është i pari lidhur me një zyrtar shqiptar, të cilit i mohohet hyrja për në Amerikë. Dy zyrtarët e tjerë, të cilëve u është mohuar hyrja në Amerikë, janë ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe deputeti i PSD-së Tom Doshi.
Gjithçka nisi në 14 shkurt 2018, ku ish-kryeprokuorit Llalla dhe familjes së tij iu mohua viza amerikane.
Statusi ‘Non Grata’ iu vendos për shkak të akuzave për përfshirjen e tij në afera korruptive.
Po atë vit, më 16 prill në media u raportua se DASH i kishte ndaluar hyrjen në SHBA edhe deputetit Doshi dhe familjes së tij. Asokohe deputeti Doshi tha se nuk kishte dijeni për vendimin dhe se akuza për korrupsion, për të cilën edhe po i hiqej viza, nuk ishte e provuar nga Gjykata.
Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.
j.l./ dita

Po Salen ku e late
Kan nje avantazh keta engjej ,ne Shqiperi nuk ju ndalohet asgje ,edhe vendin tone ,ta nxierin ne ankand !?
Une kam leke me thase, partia e udheheqesi global Rame timoni me do e me mbron, me plasi mua se Amerika me ka hequr vizen . Ky eshte mendimi i Dakos dhe se ka keq!!!!!!! Arta ose Laja e Keshillit eshte e zene me mitingjet e opozites.
Me sa duket keta nuk jan peshit e medhej. Me duket qe perseri do ta hajne peshqit e vegje, ndersa te medhejt , nuk po i mban rrrjeti.!