Rama në Kuvend, shifrat e skandalit me Rezervat e Shtetit

anazapta
gazeta dita cover

Kryeministri Edi Rama bëri dje një prezantim të detajuar të financave shqiptare dhe pse është e nevojshme të ketë një akt normativ me ndryshime në buxhetin e shtetit për këtë vit kalendarik. Ndër konstatimet e asaj çfarë ka gjetur qeveria e re në çdo gjë që prek financat shqiptare, apo më thjeshtë fare taksat e shqiptarëve është dhe situata në Rezervat e Shtetit: Me poshte, pjesa e fjales se Rames, dje në Kuvend:

…Shembulli i dytë, është si më poshtë vijon dhe lidhet përsëri me prillin, majin dhe qershorin; Ky vend, si çdo vend tjetër, por me kushtet e veta, me buxhetin modest ka edhe një fond, për atë që quhet emergjenca civile dhe ka edhe një rezervë të vetën, për ato raste, që nuk janë pak, të përsëritura, atje lart në veri, vit pas viti për shkak të përmbytjeve, kur njerëzve ju duhet buka e gojës dhe me ligj, jo në bazë të dëshirave të një pale, apo të një pale tjetër është përcaktuar se cili duhet të jetë limiti minimal i rezervave të këtij shteti për të përballuar nevojën për bukën e gojës, të njerëzve të këtij vendi, kur gjenden në kushtet e emergjencave humanitare. Limiti minimal, që ky shtet duhet të ketë në dispozicion çdo ditë, çdo sekondë, çdo natë dhe duhet ta vërë në lëvizje brenda ditës, për sheqer është 40 mijë kilogram. E dini sesa keni lënë mbas 23 qershorit?! Keni lënë 85 kilogram. Meqë jeni amatorë të pilafit dhe njiheni botërisht si të tillë dhe po pyesni për orizin?! Nga 40 mijë kilogram, është zero. E, tek orizi jeni të mirëkuptuar, se siç ju thashë jeni pilafdashës të njohur botërisht dhe meqë keni kaluar nga petullat tek “Versaçe”, miellin e keni kursyer, nga 200 mijë kilogram keni lënë vetëm 30 mijë. Ndërkohë që dihet, pavarësisht, se keni kaluar tek “Versaçia” nuk e keni harruar kurrë aromën e fasules. Zero kilogram fasule! Nga 30 mijë kilogram që duhet të kishte atje. Për ju, pilafi dhe fasulja janë ato adetet e mëdhaja, që i keni pasur shumë dhe për shumë gjatë, se nuk do të shpjegohej ndryshe, pse në listën e borxheve na janë shfaqur tani, dhe hotele dhe restorante me fatura, që thonë kanë ngrënë, kanë pirë, kanë ikur kanë ardhur, kanë ngrënë, kanë pirë, kanë ikur, por për të paguar nuk kanë paguar. Kjo është gjendja e rezervave. Sigurisht, dihet se keni edhe një etje të madhe për karburant. Keni pasur zorrën më të babëzitur për të thithur karburantin e këtij vendi, nga të gjitha anët, në të gjitha drejtimet. E nuk kishit si të linit një litër karburant në rezervat e këtij shtetit, për të lëvizur makina që të çonin thasë me miell, me oriz, me sheqer e vaj! Zero litra karburant! Zero! Pa llogaritur këtu, që keni tenderuar karburant pa fund, nëpër ministri të ndryshme e keni lënë pas zero litra karburant. Ju, që vini sot e flisni këtu se çfarë po ndodh! Ndërkohë se çfarë po ndodh, lidhet me ato që kanë ndodhur….

 

Magazinat në Lundër, aty ku miu thyen kokën

Në çdo vit kalendarik kur hartohet buxheti për vitin pasardhës, një fond i veçantë është dhe ai rezervave të shtetit. Po kështu një fond i veçantë është i përllogaritur dhe për produkte ushqimore, që është pjesë e Fondit të Emergjencave Civile. E këto produkte ushqimore që janë miell, fasule, oriz, makarona, karburant, etj., pra ushqime bazë për t’u përdorur në raste të fatkeqësive natyrore, për të mbajtur frymën gjallë, lihen mënjanë në magazinat që shteti i ka vendosur në Lundër dhe gjatë një viti ato duhet të përdoren nëse lind nevoja (e ne të vërtetë urohet që të mos jenë të nevojshme për t’u përdorur kurrë). Por sa thërret kujtesa jo afatgjatë, këtë vit Perëndia na ka dashur dhe nuk ka qenë e nevojshme të përdoren këto produkte deri tani. As nuk ka patur përmbytje, as zona të izoluara, nuk pati zjarre, pati vetëm zgjedhje të përgjithshme dhe ndërrim pushteti. E këto rezerva nuk ka qenë e nevojshme të përdoren. Por në magazinat në Lundër, miu e thyen kokën. Tej deklaratës therëse të Ramës dje në Kuvend, është i vërtetë ky fakt, përveçse janë në gjendje të mjerueshme këto magazina, aty nuk ka më asgjë.

 

“Avullimi” në pak javë

Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave prej 2 000 milionë lekësh përdoret për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore, e kjo kryesisht në raste të fatkeqësive natyrore. Por ky fond është shpenzuar në masën 99.87 përqind të tij, nga qeveria e kaluar, duke e thelluar më tej papërgjegjshmërinë e saj, e duke i lejuar vetes të linte vendin pa fondin e emergjencave për katër muajt e fundit të këtij viti. Më datën 10 shtator 2013 kishin ngelur vetëm 18 milionë lekë të vjetra. 1.2 miliardë lekë të këtij fondi u përdorën vetëm për shpenzime operative, të cilat mund të shmangeshin ose financoheshin nga burime normale. Janë 12 institucione të Shtetit që kanë përfituar nga ky fond, i destinuar normalisht për situata emergjente e të paparashikueshme. Janë 50 vendime të Këshillit të Ministrave që kanë prekur dhe përdorur këto para të paracaktuara për ditë të këqija për Shtetin. Dhe kur këto ditë nuk janë parë, qeveria e ikur ka menduar t’i përdorë praktikisht sipas qejfit. Pjesën më të madhe të këtyre 10 milionë eurove të Fondit Rezervë e ka përfituar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 521 milionë lekë (rreth 4 milionë euro).

Ministria e Ekonomisë dhe Tregtisë zë vendin e dytë, me 120 milionë lekë. Këshilli i Ministrave ka marrë edhe ai 120 milionë lekë. Të bën përshtypje që në shpenzimet për të cilat është prekur ky fond rezervë, që caktohet nga të gjitha buxhetet normale të vendeve normale për raste përmbytjesh e katastrofash të tjera natyrore, futet dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, që kujdeset për vilat qeveritare në zonat e plazheve. Janë rreth 80 milionë lekë të ikur në këtë farë feje! Nuk kishte asnjë zjarr, përmbytje, tërmet apo rast fatal natyror tjetër, që të prekej ky fond. Shyqyr që vendi deri tani nuk ka përjetuar ndonjë situatë emergjente, pasi edhe kjo pjesë ka shkuar si shumë dëme të tjera të shkaktuara nga qeveria e ikur në shifra marramendëse. Kjo madje mund të konsiderohet dëmi më i vogël i asaj çfarë i janë shkaktuar financave të shtetit në pjesën e parë të vitit sa qeverisnin të djathtët.

 

 

Edhe fasulet i ke përlarë, o Shpëtim?

Në 23 qershor, shqiptarët votuan për të hequr qafe korrupsionin e qeverisë Berisha, që shtrihej nga familja e tij politike në qendër deri tek drejtorët e tij dhe te aleatët në bazë. Por shumë nga këta drejtorë janë ende këmbëkryq në zyrat e shtetit. Dhe për t’i mbajtur këta hajdutë në ato zyra, PD e Berishës është duke kërcënuar me bojkote dhe trazira sociale, ndërsa të vegjëlit si Idrizi janë duke ofruar “shërbimet e tyre” prej kurtizanësh

Rama dje në Kuvend ka bërë publike jo thjesht disa shifra, por ka dhënë një dëshmi të asaj që kanë bërë paraardhësit e tij me financat e shtetit. Babëzia shkon deri tek fasulet e orizi në Lundër, tek një fond modest emergjencash civile, që mund të përdoret vetëm në rast fatkeqësish natyrore. “Kush i ka drejtuar Rezervat e Shtetit?” – është pyetja që lind duke dëgjuar Ramën? Kjo drejtori deri para pak ditësh drejtohej nga z. Petrit Cerçizi, produkt i dalë nga aleanca PD-PDIU dhe i perket kesaj te fundit.

Sërish në skenë, pra, është partia e Shpëtim Idrizit, që flirton sot me mazhorancën e re duke bërë marifete “bojkot-votimesh” në Kuvend. Pse themi sërish në skenë? Sepse aferat korruptive në drejtoritë që ka marrë Idrizi (shumë prej tyre, pas largimit të Metës nga aleanca me PD) janë vërtet mbresëlënëse.

Vetëm dy ditë më parë, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë nxorri një raport skandaloz, ku në muajt e parë të këtij viti vendit tonë i janë shtuar 6 mijë invalidë, e këta paskan qenë njerëz të kryekomunarëve të zonave të ndryshme, të drejtorëve të ndryshëm të qeverisë së kaluar. E firma për këto lloj pensionesh lëshohet nga Shërbimi Social Shtetëror, e që çuditërisht është drejtuar deri në muajin Prill nga Kozeta Mesiti e PDIU. Po kjo zonjë kaloi pas këtij muaji në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe ku Prokuria dhe KLSH pa kaluar as pak muaj në drejtim të këtij institucioni e bënë objekt të hetimit për shkak të fshehjes së kompanive të karburantit që vjedhin qytetarët në pikat e karburantit me pakicë.

KLSH raportoi gjithashtu disa ditë më parë shkelje dhe abuzime të rënda në ISSH-në e drejtuar nga znj.Vjollca Braho, edhe kjo e emëruar aty pas marrëveshjes PD-PDIU. Është po kjo ISSH në qendër të akuzave të ish-ushtarakëve që kanë denoncuar se u kërkohen rryshfete deri në 30 përqind të vlerës për t’u lidhur pensionet.

“Çuditërisht” edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është drejtuar nga partia e Idrizit dhe burime pranë Ministrisë së Bujqësisë bëjnë të ditur se abuzimet në këtë dikaster janë të mëdha e për këtë ka nisur një hetim i detajuar, ku flitet që do të vendosen dhe njerëz para drejtësisë.

Në 23 qershor, shqiptarët votuan për të hequr qafe korrupsionin e qeverisë Berisha, që shtrihej nga familja e tij politike në qendër deri tek drejtorët e tij dhe të aleatëve në bazë. Por shumë nga këta drejtorë janë ende këmbëkryq në zyrat e shtetit. Dhe për t’i mbajtur këta hajdutë në ato zyra, PD e Berishës është duke kërcënuar me bojkote dhe trazira sociale, ndërsa të vegjëlit si Idrizi janë duke ofruar “shërbimet e tyre” prej kurtizanësh. Flitet edhe për pagesa nën dorë, flitet edhe për “nevoja për 5 votat e Idrizit”, flitet edhe që drejtorët e Idrizit dhe të ndonjë tjetri që janë hequr nga disa poste, po “rehatohen” në poste të tjerë brenda administratës.

Disa gjëra mund të jenë të vërteta, disa të tjera jo. Por apeli i sotëm, që vjen pas një fjale mbresëlënëse të vetë kryeministrit në Parlament është i qartë: Askush nuk mundet të harrojë votën e 23 qershorit!

Share This Article
7 Comments
  • HAJDUTE FASULESH E MOISHE SEGAL-ësh

    (MARK ZACHAROVIÇ SEGALOV – CHAGALL)

    Dinamikat fizike dhe psikologjike qe jane ne bazen e personalitetit psikopatik kanë qenë për një kohë të gjatë një sfidë ne aftësinë e psikologeve për ta kuptuar ate.
    Ne studimet e ndryshme te bera mbi te ashtuquajturen “Bioenergji”, personaliteti psikopatik është përcaktuar si një nga llojet kryesore te karakterit njerezor, ku ravijëzohen bazat e dinamikës te energjisë etiologjike.
    Por kjo nuk është e mjaftueshme. Ekziston një nevojë e madhe për të kuptuar psikopatine në thellësi dhe për të bërë një hap përpara për pasurimin e njohurive mbi këtë temë . Ne jeten e perditeshme në fakt ballafaqohemi me një numër në rritje të njerëzve me personalitet psikopatik apo qe shfaqin ndonjë shenje psikopatie, dhe kjo krijon vështirësi për terapistët per te sheruar kete tip komportamenti.
    Fatkeqësisht, termi “psikopat” sjell me vete një nenkuptim ofendues që e bën të vështirë për ta parë problemin në një mënyrë të paanshme.
    Për një kohë të gjatë, koncepti i psikopatise ka qenë i lidhur, në kuptimin e përbashkët, me sjelljen antisociale dhe ky aspekt ka qene dominuesi klinik i kurimit te tij.
    Kjo është arsyeja pse Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, për të përshkruar një person i cili ka sjellje irracionale ndaj shoqerise, e ka zëvendësuar termin “psikopat” me termin “sociopat”.
    Por duke u bazuar ne kete arsyetim përjashtohen shumë aspekte të sjelljes psikopatike nga koncepti i sëmundjes emocionale.
    Kjo sjellje, siç do ta shohim më poshte, është një shqetësim i dukshëm i funksionimit mendor , ashtu siç e nenkuptojme ne termin “psikopat”.
    Atëherë eshte me se e llogjikeshme qe termi psikopat ti referohet një sjellje të tillë dhe të përdorim termin “sociopat” vetëm për të përshkruar një sjellje haptazi antisociale.
    Cila është sjellja psikopatike?
    Ka disa shfaqje të mirënjohura te sjelljes së tillë, për shembull, kur një person genjen vazhdimisht tregon se ai nuk ka asnjë konsideratë për dallimin në mes të vërtetës dhe të pa vërtetës apo genjeshtres.
    Ne mund ta quajme atë një psikopat gënjeshtar, do të thotë se ai beson gënjeshtrat e tij dhe që nuk mund të dallojë te vërtetën nga genjeshtra.
    Për psikopatet, e vërteta dhe genjeshtra janë e njëjta gjë, e cila ne rastin e tyre, ne të vërtetë eshte e ekuivalente me konceptin se gjithçka është një gënjeshtër.
    Per psikopatin nuk ekziston asnjë e vërtetë dhe kështu ai nuk është i vetëdijshëm për të thënë një gënjeshtër , me fjalë të tjera, ne mund të themi se psikopati gënjeshtar beson çfarë ai thotë, pa patur asnje dyshim per kete.
    Nje tjetër të sjellje psikopatike është pothuajse mospërfillja totale për ndjenjat dhe ndjeshmerine e të tjerëve.
    Psikopati mund të bëjë apo te thotë gjëra që mund të dëmtojnë apo fyejne një tjetër dhe ende mbetet i pavetëdijshëm për efektin e veprimeve të tij.
    Psikopati mund të perpiqet me te drejtë të mohojë qëllimin e tij keqedashes, por ai keshtu tejkalon çdo te vertete duke mohuar me arsyetimin e tij ate qe eshte me se evidente.
    Shembuj konkrete jane dy ngjarjet me te fresketa:
    I pari – vjedhja e fasuleve nga rezervat e shtetit me justifikimin e lenjes se miellit rezerve per petullat e Edi Kristaq Anife Rames nga ana e Sali Ram Shiqere Berishes e viçidolasve te tij
    I dyti – zhdukja e kuadrit me vlere prej dyqindmije €urosh te Chagall-it apo Moishe Segal-it apo Mark Zacharovič Šagalov-it siç akuzoi Sali Ram Shiqere Berisha Edi Kristaq Anife Ramen dje ne kuvend.
    E rëndësishme është gjithashtu njohja me idenë se psikopatet nuk kane ndërgjegje , nuk bëjne dallim në mes të asaj qe eshte e drejtë dhe të asaj qe eshte e gabuar , ne mes te se mirës apo te se keqes.
    Si rezultat i saj, psikopatet nuk e njohin kuptimin e fjales gabim, per kete në shume raste, psikopatet vjedhin apo mashtrojnë, sikur të ishte gjeja më naturale.
    Eshte e qarte se vjedhja është nje veprim i gabuar, por psikopatet nuk arrijne të shohin sjelljen e tyre në këtë kend veshtrimi.
    Për shkak të këtyre karakteristikave të personalitetit të tyre, psikopatët mund te behen të njohur edhe si njerëz të mirë, te sjellshem, te afte, humane.
    Psikopatet mund tentojne tu mbushin mendjen te tjereve se çfarë ata thonë është e vërtetë, ndoshta për shkak se ata besojnë veten e tyre, ose sepse ata nuk besojnë asgjë.
    Psikopatet tentojne të na bindin per pafajësinë e tyre edhe kur i kemi para syve tere veprimet të tyre të hajduterise e te mashtrimit te pafund, te shpenzimeve perrallore te tyre e te familjareve e miqve te tyre, pa çka se ne te kater anet ulurimat e mizerjes e te barkthatesise çirren ne qorrimin e tyre (te psikopateve sharlatane) shurdh-memecor.
    Psikopatet tentojne të na trullosin me trasparencen e tyre te pabesueshme e flluske sapunore. Ne kete menyre ata mendojne se na e hodhen, na mashtruan.
    “Kadale Beg se ka hendek” u shpreh dje e shpifura Jozefinka Topalloviçi ne Kuvend.
    Qe ne ditet e para te pas 23 qershorit, filluam ta kuptojme qe na mashtruan me premtimet e tyre parazgjedhore, me britjet e tyre per purecen engjellore, per ndershmerine e tyre te pa njollosur, por koha, si gjykatesja me e mire na dha te kuptojme mashtrimin qe na u be nga keta hajdute me dorashka, psikopate mendjelehte.
    Motoja baze e ketyre psipokopateve sociopatike ka qene, është dhe do te mbetet:
    shpikja e vazhdueshme e hileve për të ndikuar njerëzit, si strategjia e mirefillte për të arritur suksesin me çdo kusht, duke shkuar ne kuvend me biçiklete apo me Jaguar, duke tentuar te korruptojne policin rrugor per ta pushuar me pas nga puna apo te zhdukin sa hap e mbyll syte 55.000 euro ne emer te shpenzimeve per perfaqesite diplomatike jashte…..

  • Hahaha! @ B…G.
    Nje faqe e mbushur me broçkulla qe i duket sikur ka thene gjithçka dhe nuk thote asgje.
    Nje shpate e “xhveshur”, qe i ngjan heshtesh se Donkishotit te Mançes, qe kerkon te kosite mullinjte me ere, te ndertuar nga nje tru psikopat ( i vetmi epitet qe i ngjan nje lloj autogoli). Nje tru i semure qe fut ne nje thes te larat dhe te palarat.
    Barazimi i fjales brilante dhe mjaft kritike ndaj nje qeverisje te deshtuar dhe kriminale, siç ishte ajo ne seancen e fundit parlamentare te kryeministrit Rama, me perpjekjet per tu mbrojtur te ish kryeministrit, autorit te njemije e nje maskaralleqeve shqiptare, eshte nje shenje e hapur e nje skizofrenie acute, nje lloj deliri qe mberthen te semurin ne nje gjendje alushinacionante, duke e bere qe te prezantohet jo vetem mbi palet por dhe si shpetimitar i gjendjes.
    Fyerjet, natyrisht qe kane efektet e tyre, kur ato leshohen nga njerez me ekuiliber mendor. Ne te kundert fyerjet jane dokrra qe nuk i merr askush asnjehere ne konsiderate.
    Dhe nje nga keto fyerje eshte dhe shtremberimi i emrave te nenave te personazheve qe kerkon apo lakon i semuri mendor.
    Deri aty shkoka çekulibri mendor, sa dhe nje ecje per qef te vete me biçiklete, te paragjykohet si strategji mashtrimi?!!!

  • ZAGAREVE NUDISTE TE NICES

    “Non mi tange” thote nje shprehje italiane – nuk me ben as nxehte e as te ftohte, me hyn nga njeri vesh e me del nga tjetrin, pellitja e jote dhe e zagareve te tjere hajdute-mashtrues-sharlatane mbrojtes.
    Ke pyetur ndonjehere perse pas çdo nderrimi qeverie “fituesit” viziten e pare e bejne ne USA ?
    Ke pyetur perse Ilir Enver Nexhmije Hoxha (shiko emrin eshte edhe ketu mjaft i sakte) me ndihmen e Vaçe Zeles tende mori “strehim politik” ne Zviceren e bankave me llogari te fshehta ?
    Ke pyetur ku ka pefunduar tere ari i Bankes se Shtetit, tere ari qe prodhohej ne Rubikun (shiko interesimin e ministrit te ri per aferin Rubik) e monizmit çdo dite, pa nderprerje edhe me shfrytezimin e Kurt Koles e shokeve te tij ?
    Ne enciofalogramen tende te sheshte te ka shtytur kureshtja te shohesh rradiogramet e Kissingerit te publikuara nga Wikileaks te viti 1975 kur flitet per shqetesimin qe USA kishin per arin shqiptar te shitur ne tregun e zi nderkombetar, duke demtuar tregun e rregullt te tij ?
    Pellit, ulirij, çirru, gervishu, digju ashtu siç ke te shkruar ne kartelen tende klinike te spitalit pese.

      • E semura B…. G…! E pashe sa “nuk u ngrohe apo u ftohe”. Dhe ne fakt po ulerine si çakalle e kapur ne çark. Ulerij dhe shkul faqet se te bene mire per te shkarkuar emocionet, por mos harro psikologun se per moshen qe ke mund te shkosh pr lesh. Jo tek leshi i Zhozit! Qenke ne nje grade me te renduar , sa asnje ilaç nuk te bene derman. Po e le menjane debatin me ty, se nuk ia vlen te merresh me nje te semure, veç doja te beja nje pyetje, te ciles sipas deshires mundesh ose jo t’i pergjigjesh. Po Vaçe Zelen, çke qe e trazon ne budallallekun tend?! Me habit fakti se nga e di qe ajo eshte njeriu im?! Duhet megjithe mend te jesh shume e semure ndaj leri komentet por bjeri vetes pas.

  • VEZHGUESIT F. – ZAGAR NUDIST I NICES

    Ne klasifikimin e frojdjan Vezhguesi F., perfshihesh ne kategorine e pare primitive te psikes njerezore me manifestim shperthyes kriminal te nxitur ne menyre te papritur nga çdo gje qe te rrethon, ke deshiren te identifikohesh me karakterin kriminal te ndonje personazhi filmash.
    Në komportamentin tend nevrastenik te prirur drejt krimit, ankthi i femijerise tende kriminale eshte i ngulur ne koshiencen tende aq thellë sa edhe fluturimi i mizave te kuajve mes te cileve jeton, te krijon veshtiresi pranimi te realitetit tjeter, jo tendit.
    Me siguri ne femijerine tende je perkaluar nga skena kriminale qe veshtire mund ti harrosh, mund te keshe pesuar rraport seksual te forcuar me tet’ate apo ke pare vetevrasjen e tyt’eti.
    Perkushtimi yt ndaj kercenimeve, ndaj krimit, ndaj poshtersive largon perfundimisht nga egoja e xeruar qe mban edhe ate pak kontroll te skalitur me forcen e shpullave, rrypit te pantallonave, thuprave te thanes qe ke ngrene ne femijeri.
    Nga kercenimi qe ben “do shkosh per lesh” kuptohet qe tere energjine e ke të drejtuar drejt krimit, drejt vrasjes që mund ose jo të mbetet fantazi e semure.
    Edhe më i pamëshirshmi vrasës serik ka një pjesë njerëzore, që mund te quhet ana e tij e mirë.
    Njohja e kësaj pjese të mirë te personalitetit te vrasësit serik është kritike sepse shpesh ajo merr energji për të kryer krime monstruoze, mund të rilinde edhe nga asgjeja, duke u manifestuar në diçka krejtësisht të ndryshme, agresive, kriminale duke lënë gjurmë te rëndësishme në krijimin dhe implementimin e krimit tend psikopatik.
    Edhe se shkenca sot ka arritur shume suksese ne fushen e psikopatise kriminale, nga qendrimi yt ne rraport me te tjeret kam bindjen e plote se je nje rast klinik i pa sherueshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *