Dashi
Me pozicionin e ri të Afërditës në shenjë, duket se ritmet marramendëse të ditëve të shkuara do të reduktohen në minimum, ndërkohë që do të marrin më shumë kuotë çështjet e zemrës.
Demi
Me Mërkurin që ju “vështron” ëmbël nga lart sigurisht që mund të ideohen e projektohen gjëra të mëdha, të cilat do t’ju garantojnë patjetër suksesin. Raportet ndërpersonale stimulohen nga Hëna.
Binjakët
Duhet të tregohein të matur, të kujdesshëm dhe racionalë, pasi tani fillon një periudhë e trazuar, për shkak të “opozitës” që ju bëhet nga Marsi dhe Saturni. Mos lini pas dore partnerin.
Gaforrja
Raporet me të tjerët nuk mund të përmirësohen nëse vazhdoni të shihni gjithmonë “armiq” te ata që në fakt janë konkurrentët tuaj. Shumë gjëra pritet të ndryshojnë dhe ju duhet të përfitoni.
Luani
Thuajse papritur, energjitë tuaja do të ripërtërihen për shkak të një “marrëveshjeje të re” Afërditë-Mars që, veç të tjerash rigjallëron edhe anën sentimentale. Sa shumë para shpenzoni!
Virgjeresha
Edhe pse nga përplasja Mars-Saturn mund të keni ndonjë moment dobësie, kjo do të jetë krejt e përkohshme, pasi ju mjaftojnë pak stimuj nga Merkuri dhe Dielli për t’u rikuperuar plotësisht.
Peshorja
Kur ju sugjerohet të mos shpenzoni, nuk është fjala thjesht vetëm për paratë, për të cilat bëni mirë të dëgjoni këshillat, por kryesisht për energjitë, pasi qieli është shumë “dorështrënguar” me ju.
Akrepi
Që Marsi ju ka imponuar ritme marramendëse kjo kuptohet shumë kolllaj tani me flashkjen tuaj, që tregon se tashmë “Planeti i Kuq” nuk ka më influencë ndaj jush. Pasionalë në dashuri.
Shigjetari
Parashikohet një ditë e mirë në planin e punës, por edhe shumë interesante në atë afektiv. Nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për pasione të dashurie nga frika e zhgënjimit të mundshëm, tani jua garanton Afërdita.
Bricjapi
Në përgjithësi panorama yjore është poztive për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jetë nën mburojën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të precipitojnë në kahjen negative.
Ujori
Yjet thonë se do të jeni shumë aktivë në aspektin e punës, por jeni shumë të vështirë përsa i përket raporteve ndërpersonale. Vuani nga mania për t’ia “përplasur” në sy kujtdo edhe pse kjo ju prish punë.
Peshqit
Në përgjithësi lëvizja e planeteve është kaotike, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze Hëne për t’u bërë pasionalë.
