Gara për maturantët, nis sot aplikimi për universitetin

Leda Hysa

 

Maturantët dhe të gjithë kandidatët e tjerë që duan të garojnë për studimet e larta në universitetet publike dhe ato private përgjatë vitit të ri akademik, duke nisur nga dita e sotme, e deri në datën 5 gusht duhet të aplikojnë online në portalin U-albania për plotësimin e formularit A2. Në këtë formular çdo kandidat duhet të listojë dhjetë degët më të preferuara me të cilat do të garojë për të fituar të drejtën e vijimit të studimeve të larta. Sipas ekspertëve të dikasterit të arsimit, portali do të pranojë vetëm aplikimet e kandidatëve që kanë shlyer në kohë tarifën e plotësimit të formularit A2. Ndërkohë që përzgjedhja e degëve do kushtëzohet edhe nga mesatarja e gjimnazit. Në këto kushte, për degët Mjekësi e përgjithshme, Farmaci, Stomatologji, do të garojnë vetëm maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 e lart, për degën Shëndet Publik mund të garojnë kandidatët me mesatare mbi notën 8, teksa në degët Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike mund të garojnë kandidatët me mesatare të gjimnazit mbi notën 7.5. Gjithashtu bëhet e ditur se për degët Teknikë dentare, si dhe Higjienist dentar mund të garojnë maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 7 e më lart.  Po sipas vendimit të miratuar nga Qeveria, për degët e mësuesisë si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private mesatarja që duhet për konkurim nis nga nota 7.5. Ndërsa në të gjitha programet e tjera të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat mund të garojnë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 6.5 e në vijim. Për kandidatët që kanë mesatare më të ulët në sistem mund të aplikohet vetëm për degët 2-vjeçare të karakterit profesional. Nga ana tjetër edhe vetë fakultetet kanë përcaktuar kriteret mbi bazën e të cilave do të bëhet shpallja e fituesve sipas numrit të kuotave të miratuara për secilin program studimi. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara kriteret e pranimit për degët e 5 universiteteve më të preferuara nga maturantët, që janë: Universiteti i Tiranës, Universiteti i Arteve, Universiteti i Sporteve, Universiteti i Mjekësisë, si dhe Universiteti Politeknik.

KRITERET PËR PRANIMET E REJA NË UNIVERSITETIN E ARTEVE

  1. Kanë të drejtë të regjistrohen për konkurset e pranimit në degët e fakulteteve të Universitetit të Arteve vetëm maturantët sipas listës së dërguar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  2. Kanë të drejtë të hyjnë në konkurs të gjithë kandidatët sipas listës së dërguar pranë secilit fakultetet të këtij universiteti.
  3. Përzgjedhja e fituesve përcaktohet nga mesatarja e shkollës së mesme dhe ajo e konkursit praktik që do të zhvillohet në gusht. Në zbatim të Vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Arteve, pikët maksimale për konkurim janë 200. Rreth 30 për qind e totalit ose 60 pikë i takojnë notës mesatare të viteve të studimit të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës shtetërore. Ndërsa 70 për qind ose 140 pikë i takojnë rezultateve të konkurseve të pranimit.

 

KRITERET PËR FITUESIT NË UNIVERSITETIN E SPORTEVE

  • Do të pranohen në programin e studimit të Ciklit të I-rë Bachelor në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes dhe Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit  të gjithë kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave në fuqi.
  • Kandidatët i nënshtrohen konkurimit të Testimit Praktik konform testeve të miratuara nga Senati i UST.
  • Kandidatët që konkurojnë në këtë program studimi, duhet të plotësojnë kushtet shëndetësore sipas Kartelës Mjekësore të miratuar.
  • Kandidatët vlerësohen me pikë të grumbulluara bazuar në rezultatet e konkursit në testimin praktik të UST-së dhe notës mesatare të shkollës së mesme. Sipas Vendimit të Senatit Akademik të UST, raporti ndërmjet konkurimit praktik dhe notës mesatares të kandidatit do të jetë në kufijtë 60% me 40%. Klasifikimi i kandidatëve bëhet bazuar në sasinë e pikëve totale te grumbulluara, të vendosur në rendin zbritës. Fitojnë kandidatët me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara.

 

KRITERET PËR FITUESIT NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK

 

Formula për fituesit: [0.7*Mes(VKM) + 0.3(0.5*Mes(Matematike) + 0.4*Mes(Fizike) + 0.1*Mes (Kimi)] * Kkoef. Shkollës*1000

Ku:

  1. Mes(VKM), nota mesatare e thjeshtë, e të gjitha viteve të shkollës së mesme, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”
  2. Mes(Matematike), nota mesatare e thjeshtë e matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme, përfshire rezultatin në provimet e Maturës Shtetërore;
  3. Mes(Fizike), nota mesatare e thjeshtë e fizikës, në të gjitha vitet e shkollës së mesme, përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje;
  4. Mes(Kimi), nota mesatare e thjeshtë e kimisë në të gjitha vitet e shkollës së mesme përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje;
  5. Kkoef. Shkollës, koefiçenti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2019-2020.

KRITERET PËR FITUESIT NË UNIVERSITETIN E TIRANES

Kriteret e pranimit në fakultetin e shkencave të natyrës

Programi i studimit Biologji

  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70 për qind të vlerësimit
  2. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 20 për qind të vlerësimit.
  3. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 10 për qind të vlerësimit.Programi i studimit Bioteknologji
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70 për qind të vlerësimit
  2. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 20 për qind të vlerësimit.
  3. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 10 për qind të vlerësimit.Programet e studimit Kimi, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit.
  2. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  3. Nota mesatare e Biologjisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  4. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  5. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit.
  6. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit.Programi i studimit Matematikë
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit.
  2. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30 për qind të vlerësimit.
  3. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20 për qind të vlerësimit.Programi i studimit Fizikë
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit
  2. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  3. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  4. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  5. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit.
  6. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit. Programi i studimit Informatikë
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit.
  2. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15 për qind të vlerësimit.
  3. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5 për qind të vlerësimit.
  4. Nota mesatare e TIK (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  5. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20 për qind të vlerësimit.Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50për qind  të vlerësimit.
  2. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30 për qind të vlerësimit.
  3. Nota e provimit të Matematikës në Maturë Shtetërore 10 për qind të vlerësimit.
  4. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 10 për qind të vlerësimit.Programi i studimit Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
  2. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15 për qind të vlerësimit.
  3. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5 për qind të vlerësimit.
  4. Nota mesatare e TIK (kurrikula bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
  5. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 20 për qind të vlerësimit.Kriteret e pranimit në Fakultetin e Ekonomisë
  1. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë) përbën 50 për qind të vlerësimit
  2. Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore) përbën 50 për qind të vlerësimit: Matematikë 15 për qind, Ekonomi 15 për qind, Fizikë 10 për qind, si dhe Gjuhë e huaj 10 për qindKriteret e pranimit në Fakultetin Histori-Filologji
  1. Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës mesme vlerësohet 80 për qind.
  2. Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e provimeve të Maturës Shtetërore vlerësohet 20 për qind.Kriteret e pranimit në Fakultetin e Drejtësisë
  1. Nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme 40 për qind.
  2. Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore 20 për qind.
  3. Lëndët formuese:-Gjuhë Shqipe (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10 për qind.

    -Gjuhë e huaj, e parë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10 për qind.

    -Letërsi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 5 për qind.

    -Qytetari (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind.

    -Histori (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind.

    -Ekonomi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind.

    4. Koeficienti i shkollës së mesme:

    • Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze (përjashtuar gjimnazin me kohë të shkurtuar) e kanë koeficientin 1.2.

    • Të gjitha shkollat e mesme me karakter profesional e kanë koeficientin 1.0.

    Kriteret e pranimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

  1. Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore përbën 100 për qind, për programet e studimit:-Gjuhë frënge

    -Gjuhë italiane

    -Gjuhë gjermane

    -Gjuhë spanjolle

    -Gjuhë turke

    -Gjuhë greke

    -Gjuhë ruse

    Kriteret e pranimit në Fakultetin e Shkencave Sociale

  1. Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme vlerësohet me 40 për qind.
  2. Nota mesatare aritmetike e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës vlerësohet me 30 për qind. Për maturantët që japin provim me zgjedhje lëndët Qytetari, Psikologji ose Filozofi dhe Sociologji aplikohet koeficienti 1.2. Ndërsa për maturantët që nuk japin një nga këto lëndë në provimet me zgjedhje aplikohet koeficienti 1.
  3. Nota mesatare aritmetike e gruplëndëve formuese në shkencat sociale përbën 30 për qind të vlerësimit. Konkretisht në këtë grup lëndë përfshihen Qytetari dhe Filozofi (kurrikul bërthamë klasa 10 e 11), si dhe Psikologji dhe Sociologji (kurrikul me zgjedhje, klasa 12).- Për maturantët që kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ose të dyja, aplikohet koeficienti 1.2

    -Maturantëve që nuk kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ju llogaritet thjesht mesatarja e lëndëve të zhvilluara nga fusha e shkencave sociale (kurrikul bërthamë, Qytetari dhe Filozofi, klasa 10 e 11).

    Koeficienti i shkollës së mesme

  • Shkollat e kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh shqip-italisht, shqip-gjermanisht dhe shqip-frëngjisht kanëkoeficientin 1.4
  • Shkollat e kategorive pedagogjike, gjimnaz gjuhësor, shërbimet sociale dhe shëndetësore, si dhe shkolla administrim biznes kanë koeficientin 1.2
  • Gjithë shkollat e tjera të kategorive profesionale kanë koeficientin 1Kriteret e pranimit për filialin Sarandë

    Kriteret e pranimit për të dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jenë të njëjtat

    me kriteret që do të kenë Fakultetet bazë:

    •             Fakulteti i Ekonomisë programi Administrim Biznesi

    •             Fakulteti i Gjuhëve të Huaja programi Gjuhë Angleze

 

Share This Article
1 Comment
  • Po për fakultetin e Kakarisjes pranë universitetit Vitrina sa është nota mesatare e pranimit se Kejdi dhembcakallja e ka mesataren e gjimnazit 6 se dëshiron të fillojë shkollën e lartë se la nam, e vetmja ish deputete e leshitdhise me shkollë të mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *