Nuk justifikon pasurinë, KPA shkarkon prokurorin anëtar të KLP

Leda Hysa

Gentian Osmani, ish-prokuror i çështjes “Tahiri” është shkarkuar sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Vendimi u mor nga Komisioni i Posaçëm të Apelimit sipas të cilit prokurori i Krimeve të Rënda nuk e justifikon pasurinë e krijuar.

Osmani, njëherësh anëtar i KLP-së, u konfirmua më herët nga KPK, por vendimi u ankimua më pas nga Komisioneri Publik.

Ankimi mbi vendimin që konfirmoi në detyrë Osmanin u rekomandua nga ONM.

Komisioneri Publik vlerësoi se Osmani gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

Në arsyetim thuhej se: Nga krahasimi i deklaratës vetting të Osmanit me të tjera, është deklaruar një pasuri 96 m2, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Burimi i krijimit të pasurisë 82 mijë euro është deklaruar shitja e një apartamenti të mëparshëm 72 m2.

Për tu vlerësuar nëse pasuria është krijuar në burime të ligjshme, analiza bëhet për burimin e krijimit të pasurisë së parë.

Për të subjekti ka deklaruar si burim, lekë hua dhe kursimet cash të grumbulluara prej tij dhe bashkëshortes, të cilat rezultojne të justifikuara.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Te na rroje mender Partia(D) , pa te tjerat nuk ka rendesi !
    I kena dhan besen bajraktarit dhe s`munemi me e pre n`bes !

  • Nji plehane prokuror i korruptuar qe i kndelli zbardhjen e flokve te nderuarit Tahiri kur faza e thinjave fillon mbi 50 e kusur vitesh.

  • Tani kete bicim prokurori na e sillni ne thertore dhe te bejme ushqimin per qenet endacak,kamikazi i sali hales tani zgjidh o thertoren ose burgun,pothertorja per ty do te ishte vertet nje miresi per kafshet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *