KPK konfirmon një nga prokurorët favorit për drejtimin e SPAK

Leda Hysa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani.

Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i kryesuar nga Firdes Shuli dhe me anëtarë Etleva Çiftja dhe Roland Ilia.

Dumani është vlerësuar pozitiv në të tri kriteret e vetting-ut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin.

Ai është prokuror i Apelit për Krimet e Rënda dhe në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u rendit i pari si prokuror i ardhshëm i SPAK.

Dumani shihet si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësistë  profesionale.

Gjatë seancës së djeshme paraprake bëri përshtypje fakti që përfaqësuesi ndërkombëtar, i cili zakonisht ka pyetje për të gjithë ata që gjykohen nga Vetingu, nuk kishte të tilla për Dumanin.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • I nderuemi Dumani te uroj detyren ti bajshe dum dumin si ato plumbat dum dum qe dihet ku te bie por nuk dihet ku perfundon lande te pare ke boll kriminel dhe te korruptuar.Jo vetem te furnizosh godinen e Recit por ti vjelesh dhe pasurin e vendosur pa mund e pa djers.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *