Thaçi: Jam i gatshëm t’i shpall menjëherë zgjedhjet e reja

J L

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për gatishmërinë e këtij institucioni për të organizuar zgjedhje të parakohshme.

 “Nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik në një afat të arsyeshëm kohor, jam i gatshëm t’i shpall menjëherë zgjedhjet e reja”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se është njoftuar nga kryetarja Daka, që KQZ-ja është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme në çdo kohë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se është thelbësore që Kosova të ketë qeveri të re, funksionale, efikase, sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më shpejtë, për t’i çuar përpara proceset e rëndësishme.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *