Dy të rinj janë arrestuar, pasi kanë abuzuar seksualisht dhe shantazhuar një fëmijë 13 vjeç. Të arrestuarit janë Valter Hysja 21 vjeç dhe Fatmir Haxhia 20 vjeç, ndërsa i treti me identitetin Bledar Matja 45 vjeç është shpallur në kërkim.
Fëmija, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur kishte ardhur nga një qytet i Shqipërisë për në Tiranë, për të kaluar disa ditë pushime tek tezja e tij. Por pak ditë më parë, dy të arrestuarit e kanë ftuar në shtëpinë e tyre, duke i premtuar një lojë “videogame”.
Me naivitetin e një fëmije, 13 vjeçari pranon të shkojë në shtëpinë e autorëve të arrestuar. Atje, sipas burimeve të Policisë dhe Prokurorisë ai është abuzuar seksualisht dhe mësohet se të rinjtë i kanë bërë atij edhe një video.
Më pas, çdo ditë e shantazhonin se do e publikonin në rrjetet sociale, nëse nuk u jepte 5 mijë euro. Kjo e ka detyruar fëmijën të pranojë variantin e tyre për të hyrë në shtëpinë e tezes së tij, prej nga kanë marrë shumë sende të çmuara mes të cilave edhe një unazë me diamant.
Në këtë moment, tezja e të abuzuarit bën denoncim në Polici dhe Prokurori. Por, në momentin e kqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar se dera e shtëpisë nuk ishte thyer, por hapja ishte bërë me çelës.
Ky ka qenë edhe pika më e rëndësishme, e cila ka zbuluar dy krime. Tezja e 14 vjeçarit që kishte çelësin e shtëpisë ka treguar me detaje tmerrin e përjetuar.
Gjithashtu, policia nuk e pati të vështirë të arrestojë autorët, identifikimi i të cilëve u bë lehtësisht, ndërsa skenaristi i këtij krimi makabër është shpallur në kërkim.
e.t./dita

robt shkërdhejuni këtyre ndyrësirave,por dhe ju të redaksisë jeni për të qarë hallin me këtë mënyrë të të shkruarit!!
“një unazë diamante.”
“Sepse tezja e 14 vjeçarit që kishte çelësin e shtëpisë ka treguar në detaje tmerrin e përjetuar.”