Tërmeti i fuqishëm lëkund sërish Korçën

Elena Tase

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar para pak minutash në Korçë. Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth orë 16:20 minuta, pasditën e së mërkurës. Banorët kanë dalë nga shtëpitë shumë të tronditur dhe në panik. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sipas qendrës sizmike europiane, tërmeti ka qënë 4.5 ballë, me thellësi 10 km dhe 10 kilometra në jugperëndim të Bilishtit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti Ilir Meta, duke iu referuar një sizmiologu grek, paralajmëroi “tërmet apokaliptik” në Ballkan dhe i kërkoi qeverisë marrjen e masave.

Ai u shpreh i gatshëm për të mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *