Shpërthimi i një bombole me hidrogjen në bodrumin e një argjendarie në zonën e ish-Bllokut, la 4 të plagosur dhe krijoi panik te qytetarët, rreth dy javë më parë.
Argjendaria në të cilën ndodhi shpërthimi është në pronësi të çiftit Sokol dhe Alma Pirra (në foto).
Ata janë prindër të një djali 14-vjeçar.
Sokol (Solomon) Pirra me profesion është avokat dhe gjithashtu është një prej themeluesve të shoqatës së komunitetit hebre në Shqipëri.
Alma Pirra 43 vjeç ka ndërruar sot jetë nga plagët e marra.
Në shtëpinë e familjes Pirra në Bllok, në të njëjtin pallat banimi ku ndodhej argjendaria, sot janë hapur dyert e mortit.
Në gjendje të rëndë nga plagët dhe djegiet është edhe bashkëshorti i saj, Sokoli.
a.d. / dita

Ngushellime famijes.
Keqardhje dhe ngushellime! Nje dite rastesisht hyme ne kete dyqan shume te bukur dhe modern. Na priti kjo zonje shume e sjellshme dhe e buzeqeshur qe ju pergjigj me durim te gjitha pyetjeve qe ne kishim. I ofrojme ngushellimet familjes (vecanerisht te shoqit dhe djalit por edhe prinderve dhe te afermeve) per humbjen e parakoheshme dhe te dhimbeshme.