Prej kohësh aleatët e Lulzim Bashës kërkojnë që të regjistrohen në zgjedhjet vendore të 13 tetorit, referuar dekretit të Presidentit Meta. Por ndonëse nga njëra anë nuk ka një qëndrim zyrtar të PD dhe vetë Bashës për këtë çështje, nga ana tjetër edhe aleatët nuk kanë bërë asnjë hap konkret për regjistrimin e subjekteve të tyre politike në KQZ, në një kohë kur data 4 gusht është afati i fundit për regjistrimin e partive.
I ftuar në studion e Report TV, anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi ka sqaruar situatën dhe atë se çfarë pritet të bëjë KQZ në 13 tetor.
Skënderi tha se për të shkuar drejt zgjedhjeve, puna duhet të nisë 6 muaj para. Por për KQZ, 13 tetori është zyrtarisht ditë pushimi, duke e quajtur 3 qershorin si kapitull të mbyllur për këtë institucion. Ai ka sqaruar se juridikisht, subjektet politike do të duhet të regjistrohen për zgjedhje 70 ditë përpara dhe propozimi i anëtarëve të ZAZ duhet të dorëzohen sipas ligjit 90 ditë para, por deri më tani, sqaron Skënderi, asnjë subjekt politik nuk ka paraqitur në KQZ asnjë propozim për regjistrim, ndonëse kanë mbetur katër ditë nga përfundimi i afatit.
“Nëse do kishte realisht një datë zgjedhjesh, puna duhet të fillonte 6 muaj para. Teknikisht zgjedhjet nga pikëpamja juridike, fillojnë 90 ditë para, ku subjektet politike sjellin propozimet për anëtarët e ZAZ-ve. 70 ditë para zgjedhjeve është regjistrimi i partive politike S’ka pasur asnjë përpjekje nga ana e subjekteve. KQZ sapo i mbaroi certifikimin e një pale zgjedhjesh, mandati i këtyre kryetarëve mbaron pas 4 vitesh. Unë parimisht në bazë të këtij ligji pres që zgjedhjet lokale të zhvillohen në qershorin e 2023”, u shpreh Skënderi.
Përfaqësuesi i KQZ, theksoi se veprimet e presidentit, ose më saktë dekretet e tij mbi anulimin e 30 qershorit e aq më tepër caktimin e 13 tetorit, janë akte të pavlefshme që nuk sjellin pasoja. Mbi të gjitha, Skënderi tha se një palë zgjedhje të reja do ishin një kosto shumë e madhe për shqiptarët.
“Veprimet e presidentit si akte të pavlefshme nuk sjellin pasoja, qëndrim që u konfirmua edhe nga Kolegji Zgjedhor. Në Shqipëri zgjedhjet u kushtojnë 800 mln lekë të reja“, përfundoi ai.
e.t./dita

O ti hundë derr
Merrini ca lekë nga të popullit nga ato që i keni dhënë Lulit, Beketit, Bashkim Ulajt, Gjikurias, Sandër Frangajt, Zamir Manes ose ca nga përqindjet e atyre që kanë firmosur për këta plehrat e Saliut
Pastaj ti nuk je ministër i financave o zotëri, je thjesht një anetar i KQZ, cfare pune ke ti me deklarata te tilla politike?
Keni marre te gjithe per kot, ua kane lyer rroten mire, po kujdes se timonierit nuk po i punojne frenat hic
Po or legen te bohet shume vone per popullin ty bastdard mjere popolli me ju jeni te gjithe hajdut e majta dhe e djathta
Anetarit te KQZse nuk i takon me diskutuar a kemi a s’kemi pare per zgedhje e sa i kushton kjo ´popullit’ Per kete vendos Parlamenti me nje ligj apopopulli me nje referendum , nje e drejte ne vendet demokratike qe kur nuk zbatohet ne Shqiperi ! Kqz eshte vetem ´administrator’ e zgedhjeve asgje ma shume asgje ma pak!
Kosto edhe ma te madhe eshte kur arbitrariteti behet ligj e kur Qeverise nje pushtet i pavotuar nga 85% te popullit ! Kjo si kqz duhet t’ju brengose si shkelje absolut te demokracise , qe eshte vulneti i popullit ne qofte se ke haruar! 85% nuk menduan sezgedhjet e 30 qeshorit ishin zgedhje korrekte e kjo kete debil nuk e brengos aspak , po e brengoska kosto i zgedhjeve te 13 shit!!!
Demet per demokracine kane nje kosto njemije here ma te nalte se nje pare zgedhje tjera o debil i albanistanit!
ç’jane keta komentues me larte qe kane dale nga garzhi mziut?! hajde gjallesa , hajde. Zgjedhjet perfunduan me 30 qershor, ne vitin 2023 behuni gati per te tjerat. KQZ s’ka kompetence te beje zgjedhje mbi zgjedhje se shkel ligjin, por gjithe bota sot lufton per parane: ekonomi tregu, keta idiotat me larte thone ç’pune ka ky me shpenzimet. Kur mbeturinat marrin rruget, bie era mut.
Cfare politizimi!!
Skandal
Turp
Fakti qe kane nie opozite mjerane perballe nuk u jep te drejten te shkojne ne keto delire.
Ndaluni sa nuk eshte vone
Paret duhen kursyer.Na duhen per muzeume dhe per te ushqyer e argetuar derrat ne pushtet dhe opozite