Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-deputetit socialist dhe ish-drejtor i Burgjeve Arben Çuko, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.
Kujtojmë se për Çukon Gjykata më 16 korrik ka kthyer dosjen për plotësim hetimesh duke i konsideruar ato të deritanishme të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.
Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj. Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro.
e.t./dita

Akuza e ngritur nga prokurorët ishte se shoferi i Çukos kishte marr 3 mijë euro për një trasferim të një të burgosuri. Trasferimi u krye pas 6 muajsh pasi drejtori i burgut ku ishte i burgosuri i bëri kërkesë Çukos për transferim se i burgosuri ishte konfliktuar me rojet. Nga kjo ngjarje, prokurorët dolën në përfundim se ato 3 mijë eurot i kishte marr Çuko ! Nuk e di kujt i ka shkelur në kallo Çuko por që kjo çështje gjyqësore ishte politike e kupton edhe një fëmijë sepse nëse shoferi merr eurot edhe arrestohem unë do të thotë që diçka nuk shkon.