Makina përplaset dhe shpërthen në flakë, plagoset babai dhe dy fëmijët në Durrës

Elena Tase

Një aksident i rëndë ka ndodhur vetëm pak kohë pas mesnatës në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, ku 53-vjeçari, B.K duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën. Për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij,  10  e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 00:35, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *