Bulevardi i Ri i Tiranës, që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është shndërruar në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës moderne dhe rekreacionit, por edhe të institucioneve administrative që do të zhvendosen aty. Një sërë përfaqësish të huaja diplomatike kanë shprehur interes që të zhvendosin selitë e tyre përgjatë këtij bulevardi.
Deri në orët e vona të natës zgjatimi i bulevardit të ri vijon të jetë i mbushur, ku sheh baballarë që u mësojnë fëmijëve të tyre të ecin me biçikleta, nëna të reja që përkundin foshnja në karroca fëmijësh, gara me patina mes të rinjsh plot ego, etj.
Pemët po krijojnë një pol të ri gjelbërimi në kryeqytet. Për më shumë ndiqni disa foto nga Bulevardi i Ri, i cili gumëzhin gjatë 24 orëve.





e.t./dita
