Sulm gjatë paradës ushtarake, 32 të vrarë

Edona Llukacaj

Të paktën 32 persona mbetën të vrarë gjatë një sulmi në një paradë ushtarake në qytetin port të Adenit në Jemen të enjten.

Lëvizja Houthi e Jemenit, që njihet për lidhjet me Iranin, mori përsipër sulmin, duke theksuar qe gjatë tij u përdorën raketa dhe drone. Ata u shprehën se goditën Aden, meqe aty ndodhet selia e qeverisë së mbështetur nga Sauditët, duke vrarë disa persona përfshirë një komandant.

Një burim ushtarak pro-qeveritar, gjithashtu, pohoi se midis të vrarëve kishte një komandant ushtarak.

Kanali i Houthit, Al Masirah TV,  e përshkroi sulmin si të inskenuar në përgatitje për një lëvizje ushtarake kundër provincave të mbajtura nga Koalicioni Mysliman Suni, që njihet për qëndrimin e tij pro-saudit.

Koalicioni Mysliman Suni ndërhyri në Jemen në vitin 2015 në përpjekje për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht dhe për të hequr nga pushteti Houthit që e kishin marrë kryeqytetin Sanna me forcë në fund të vitit 2014. Lëvizja Houthi deklaron se revolucioni i saj është kundër korrupsionit.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *