Ambasadorja e re e SHBA në OKB, Kelly Craft

Edona Llukacaj

Senati amerikan ka miratuar propozimin për emërimin e Kelly Craft si ambasadorja e re e SHBA në OKB.

Craft është ish ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kanada.  Ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Joe Craft, një miliarder, janë donatorë të Partisë Republikane dhe kanë financuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Craft njihet edhe si aktiviste e Partisë Republikane nga Kentaki.

Emërimi saj është shoqëruar me një numër ankesash nga demokratët, pasi disa prej tyre e kanë konsideruar Craft  si me përvojë të pamjaftueshme për pozicionin e rëndësishëm.

Sidoqoftë, tashmë është zyrtare që Kelly Craft do të zëvendësojë Nikki Haleyn në OKB. Haley pat dhënë dorëheqjen nga ky pozicion në muajin dhjetor të vitit 2018.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *