Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin bregdetar.
Viktima është Feriz Bardhi, 40-vjeç banues në Shën Vlash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq në Durrës rreth orës 12:55 minuta. Ai u qëllua me armë zjarri dhe u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, por nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij krimi.
e.t./dita
