Arrestohet grabitësi i varëseve të floririt

Edona Llukacaj

Policia e Korçës njofton se një 35 vjeçar, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale të vjedhjes, është vënë në pranga ditën e enjte.

35 vjeçari me inicialet E.R., banues në Korçë, është arrestuar sepse dyshohet të jetë autori i të paktën katër vjedhjeve të qytetarëve në rrugë.

Sipas raportimeve, E.R., vidhte varëset e floririt të të moshuarve në rrugë, në lagjet nr.3 dhe nr.12.

Policia bën me dije se arrestimi i 35 vjeçarit ka ardhur pasi dy persona me inicialet A.M. dhe L.H. kanë denoncuar se një person i paidentifikuar, u ka vjedhur nga qafa varëset e tyre të floririt. Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se edhe në datat 26 dhe 17 korrik të 2019 u ka vjedhur varësen e floririt R.T dhe M.P.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *