Vijojnë lëkundjet në Greqi, tjetër tërmet shumë pranë Athinës

J L

Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik të madh në vendin fqinj, Greqi.

Një tjetër lëkundje është shënuar këtë pasdite, me madhësi 3.5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është shënuar në orën 16:31, në qendër afër Magoula Attica, sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Fokusi i dridhjes është vendosur 5 km në veri të Magoula ose 23 km në veri-perëndim të Athinës dhe thellësia fokale e tij në 9.6 km. Nuk ka raportime për lëndime apo dëme.

Kujtojmë, që ditët e fundit tërmetet kanë qenë të shumta në disa zona të Greqisë, të cilët kanë rënë deri në 5.3 ballë, duke krijuar jo pak panik.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Boll ere se na plaset me termetet. Termete ka cdo dite. Vetem dy javet e fundit Qendra Euromesdhetare e <Sizmologjise ka rregjistruar 98 termete ne jugun e Italise Greqise detin Jon etj

  • Me sa duket Likja ka pare filgjanin e Monos ku ajo ka pare ne filgjan termet apokalipes 150 balleshe.
    Me nje lekundje te tille me siguri to te permbyset.!
    Lutnje Monos qe te na shpetojne.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *