Meta i quan pushimet në gusht “papërgjegjshmëri”, por nuk e ka me veten

Leda Hysa

Kreu i shtetit, pas konferencës për mediat sot në mesditë, ku bëri thirrje për dialog, është larguar nga Tirana.

Ai ndodhet me pushime në Prevallë, në Kosovë.

Meta ka postuar vetë një foto në facebook, ndërsa shkruan: “Rikthim në Përrallë (Prevallë)!”

Gjatë konferencës në mesditë, i kërkoi opozitës dhe maxhorancës që të nisin punën që në gusht për zgjidhjen e krizës pasi shtatori do të jetë shumë vonë.

Të bësh pushime në gusht, Meta e quajti kulmin e papërgjegjshmërisë, por e nisi vetë i pari.

“Ju presupozoni që drejtuesit e këtij vendi të gjithë bashkë janë kaq të papërgjegjshëm sa gjithë gushtin t’ia fusin me pushime dhe në shtator të mendojnë për zgjidhjen e krizës, unë mendoj që ky do të ishte kulmi i papërgjegjshmërisë së tyre përpara asaj që kanë gatuar vetë me duart e tyre, me sjelljet e tyre, me mosveprimet e tyre deri tani dhe me përgatitjet e tyre, tani që mund të fillojmë me kundërkohë”, deklaroi Meta të enjtën.

Siç duket presidenti nuk ka folur për vetën. Mbase mesazhi ishte për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *