Lokalet e 30 Qershorit, 37 procedime për krime zgjedhore

Leda Hysa

Megjithëse e diela e 30 Qershorit ishte e qetë dhe me incidente të pakta, nuk munguan krimet zgjedhore.

Top channel ka siguruar të dhënat për procedimet penale që lidhen me krimet zgjedhore para dhe pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Nga përgjigja e marrë nga Prokuroria e Përgjthshme rezulton se 13 prokurori në rrethe kanë regjistruar një total prej 37 procedimesh  penale.

Numrin më të madh me nga 7 secila e kanë prokuroritë e qyteteve të Shkodrës dhe Tiranës.

Procedimet penale nga prokurorët e Shkodrës lidhen me djegien e disa KZAZ-VE përpara ditës së zgjedhjeve.

Pas Tiranës dhe Shkodrës renditen Elbasani me 4 të tilla dhe Tropoja me 3.

Në përgjigjen e saj Prokuroria e Përgjithshme thotë se “prokuroritë e tjera të rretheve gjyqësore kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”

Ndërsa për periudhën kohore 1 janar- 10 qershor 2019 në shkallë vendi janë regjistruar 2  procedime penale nga prokuroritë e Matit dhe Kurbinit.

Ata ish-kryebashkiakë, të cilët nuk do të lirojnë zyrat, priten të përballen me akuza në bazë të nenit 249 të kodit të procedurës penale.

Ky nen parashikon se, “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij, vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim gjer një vit”.

Procedimet

Prokuroria  Shkodër, 7 procedime.

Prokuroria Tiranë, 7 procedime.

Prokuroria  Elbasan, 4 procedime.

Prokuroria  Tropojë, 3 procedime.

Prokuroria  Mat, 2 procedime.

Prokuroria Sarandë, 2 procedime.

Prokuroria Korçë, 2 procedime.

Prokuroria Kavajë, 2 procedime .

Prokuroria  Kurbin, 2 procedime.

Prokuroria  Pogradec, 1 procedim.

Prokuroria Dibër, 1 procedim.

Prokuroria Fier, 1  procedim.

Prokuroria Durrës, 1 procedim.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *