Veliaj: Shumë shpejt një park edukativ për t’u mësuar fëmijëve rregullat e qarkullimit

Elena Tase

Shumë shpejt qytetit do t’i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues.

Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili tre ditë më parë u betua për një mandat të dytë.

Përmes një postimi në facebook, Veliaj thekson se në katër vitet e para e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vegjlit e Tiranës.

“Edukata më e mirë merret që në fëmijëri! Këto 4 vite e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vëgjlit e Tiranës. Shumë shpejt qytetit do t’i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues”, thekson Veliaj.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Veliu i Tiranes Veliaj para si ti mesoj femijeve rregullat e qarkullimit duhet ti mesoj vartesve te tij se qyteti qeveriset me ligje dhe jo nga dashnoret e shefave te bashkise, nje te tille e kemi ne lagje, nje gazetare e scanit me emrin Ornela qe sipas banoreve eshte dashnore e shefit te policise bashkiake sa here deshiron nje tel te dashurit dhe policet vine vene gjoba makinave te banoreve, pa pytur per ligj pasi ajo toke ka nje pronar te ligjshem e nuk eshte toke e bashkise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *