Ferdinand Shehu është i pari zyrtar, apo ish-zyrtar për të cilin merret vendimi për sekuestrimin e llogarisë bankare, e cila ishte jo pak por në vlerën e 1.5 milionë eurove.
Kjo pasuri sipas burimeve nuk ishte vënë gjatë viteve të fundit.
Personi në fjalë nuk ka qenë objekt i ndonjë hetimi ndaj tij, apo kandidimi fjala bie në organet e reja të sistemit të drejtësisë, çka do nënkuptonte përfshirjen në një hetim për llogarinë në bankë.
Në rastin e Ferdinand Shehut ka qenë vetë ai që vuri në lëvizje sistemin, pasi tentoi të transferonte jo pak, por plot 1 milionë euro nga llogaria e tij jashtë vendit, me arsyetimin “investime”.
Bazuar në ligjin numër 9917 të miratuar në 19 maj të vitit 2008 që bën fjalë për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, çdo bankë në raste të tilla njofton Drejtorinë e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Kjo e fundit njofton Policinë dhe Prokurorinë dhe të tre këto njësi hetimi bëjnë verifikimin e plotë të llogarisë bankare, kohën e depozitimit dhe burimin e të ardhurave.
Për rastin e Ferdinand Shehut janë dashur vetëm pak ditë hetime nga hetuesit operativë të Policisë dhe Prokurorisë, që në fund vendosën sekuestrimin e sasisë së parave, madje edhe të vlerës prej 500 mijë euro, që Shehu kishte bërë kërkesë në bankë për mbylljen si depozitë me afat.
Për Ferdinand Shehun u kërkua gjithashtu informacion nga Hipoteka, lidhur me pronat e tij, dhe më u kërkua informacion nga drejtoritë e tatimeve dhe doganave. Nga e gjithë kjo rezultoi se Shehu kishte një shumë të konsiderueshme parash, pa patur biznese dhe pa prona të tjera të shitura, apo të blera.
Sipas hetuesve shuma në bankë ishte një shumë cash, tërësisht e pajustifikueshme.
Neni për “vigjilencën e bankave”
Në ligjin për masat parandaluese të parave të pista janë përcaktuar detyrimet e bankave ndaj subjekteve apo individëve me sasi të mëdha parash në qarkullim.
Në një nen të këtij ligji është specifikuar edhe “vigjilenca e bankave”, ku janë përshkruar qartësisht detyrimet e njoftimit të organeve shtetërore për rastet që dyshohet se kanë të bëjnë me rrezikun e pastrimit të parave.
Në këtë pikë të ligjit përfshihet ajo që ka ndodhur me ish-zyrtarin e lartë Ferdinand Shehu.
Në një tjetër pikë të këtij ligji ka edhe një detyrim, sipas të cilit çdo subjekt apo individ ndalohet të kryejë transaksione të menjëhershme pa verifimim në një shumë të barabartë në vlerë ose më të madhe se 6 milionë lekë të reja, ose kundërvlerën në monedha të huaja.
Ndërkohë, banka bën njoftimi menjëherë lidhur me subjektin apo individin që kërkon të kryejë:
-një transfertë të drejtpërdrejtë brenda ose jashtë vendit në një shumë të barabartë ose më të madhe se 100 000 (njëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja;
-një transaksion me një shumë të barabartë me: jo më pak se 200 000 (dyqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të huaja për subjektet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “g” të nenit 3 të këtij ligji;
-Jo më pak se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryer në një transaksion të vetëm, ose në disa transaksione të lidhura me njëri-tjetrin.
Nëse shuma e transaksioneve nuk dihet në kohën e veprimit, identifikimi duhet të kryhet sapo të bëhet e ditur shuma dhe të arrihet pragu i mësipërm.
Propozimi për ligjin e ri
Personat e ekspozuar politikisht, të cilët janë zyrtarë të lartë që janë subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive, do të monitorohen nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave Pista edhe 5 vjet pas lënies së detyrës.
Ndryshimet ligjore kanë shkaktuar debate të forta për shkak të ndryshimeve në nenin 2 të ligjit të parandalimit të pastrimit të parave, ku u shtohej vigjilenca edhe për anëtarë të familjes së tyre, por edhe persona me të cilët zyrtarët kanë marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi.
Komisioni i Ekonomisë nuk i ka votuar ndryshimet në këtë ligj, deri në qartësimin e definicionit se cilët quhen “persona që kanë marrëdhënie të ngushta”.
e.t./dita

Ish kreu i aluiznit 1.5 miljon euro i ka si shperblim per corapin qe i beri pronave ne rregjistrat e kompjuetrat e aluiznit nga binjakezimi me boten e krimit e korrupsionit.Pasojat tashme dihen qindra te viktima nga pas. Dhe si i tille ai jo vetem duhet hetuar me themel, dhe kjo te behet per te zbuluar te superkorruptuarit e veshur me pushtet, pra peshkaqenerit, vetem atehere vendoset pika mbi I-ne. C’do anashkalim ndaj shkakut, kur psoja dihet, do te thote binjakezim me krimin, qe nuke duhet injorur, por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqin e ligjeve ne sherbim te Shtetit te se Drejtes, por dhe nje nderim per viktimat e ketije abuzimi e fallsifikimi qe mbollen konflikin ne mes pronareve te ligjeshm ne mes vetes , e grabietesve te lidhur me pushtetet. Prisni, se nuku keni pare gje akoma, ish kreu i aluiznit eshte nje sardele, peshkaqenerit e veshur me pushtetete fshihen pas tije.
Po mir more,vodhi,ju bllokuan parate,po ne banken e te akuzuarit nuk del ky ?
Shaban Memia ne radhe.Jashtezakonisht I pasur por krejtesisht I heshtur.Perfaqesues tipik I hajduteve klasis te PD e pastaj tropojanet ish fuksionar te larte te policis ne qeverisjet e Berishes
O shtet i veremosur dhe i kalbur komplet nga pa aftesia korruptive!
Nuk kapet hajduti dhe krimineli vetem kur te plase pasuria hapur,qe ta kuptojne edhe budallenjte!
Po kjo banke,pse nuk veproi me vigjilence qe ne fillim kur ky hajdut po depozitonte kaq shume para,se ku e kishin burimin,por u kujtua kur ai po i transferonte?
Ne se e kane patur fajin ligjet,atehere,cfare ben shteti,qe i lejon hajdutet te vjedhin,apo eshte edhe vete ne tave me ata?
Kur vete shteti eshte i korruptuar doemos qe hajdutet e kane te lehte te bejne orgji me miliona!
E cfare faji ka patur shteti ne kete rast,kur vete ministri i Financave ishte vetem mesues anglishteje?
e ke fjalen per Ridvanin qe ishte strumbullari ivjedhjeve dhe tani na qesh nga Banka? Apo per Ahmetajn qe ka zyren me krevat per kurva dhe shtepine me kasaforte sa ajo e Bankes se Shqiperise?
Duan dhe investime te huaja keta. Po kush eshte ai cmendur qe sjell fonde ne Shqiperi. Shqiperia eshte nje diktature e cila eshte ne dore te mafjes se ciles nuk i kerkohet llogari per miliardat qe transferohen nga buxheti i shtetit ne parajsat fiskale, nepermjet bankave ne Shqiperi.
Ky vlonjati paska qene nje koqe injoranti…Pse nuk i mori kash me thes, siç veproi Nuh Kalaj i CEZ me 7 milion dollare??!! Tani te presi edhe ca dite, te paguaj nje perqindje dhe… ja u zhbllokuan prap!!!
Vetem shtet nuk eshte del ferdi shaban dollapi brecani kolici lindita nikolla berisha kane aq leke sa ta hedhin shtetin ne ere. Duhen pastruar pastruesit parase majtas djathtas. Kjo do jete pune e mire dhe Shqiptareve ti kthehet Besimi.
Cmendoni se do te ndodhi me ndryshimet e ligjeve . Keta qe jane sot ne ato karrike kane bere ligje qe te mos cenohen . Vetem drejtsija e re do tju shkoje lodren hajdutve 30 vjecare .
Ku i gjeti Edi Rama ato 200-milione Eurot qe zbuloi OSBE ne parajsat fiskale?? Perse nuk hetohet kryeministri per te ardhurat dhe shpenzimet, te cilat jane 1 me 100000.
Shteti dhe demokracia nuk eshte beni si themi ne e mos beni si bejme ne. Vetem nje bande ne pushtet ne nje rregjim vepron keshtu.
A ka mundesi te me tregosh ate dokumentin e OSBE-se per 200 milionet e Edi Rames?! Jo per gje, por dua te ja perplas fytyres nje mikut tim qe thote se Rama nuk vjedh! Faleminderit paraprakisht.
Jane te tera dyshimet se funksionaret e larte te pushtetit berishist , jane te pasur , me vjedhje . Nuk ka prova ligjore, por ekziston nje fakt , qe eshte me shume se ligjor . Shteti me disipline teper liberale , qe u mbiquajt “Rrumpalle ” . Ligjet ekzistonin formalisht . Po te bente shenje Berisha , nuk paguaje tatime , gjoba , madje as fatura . C’do te thote kjo ? Kjo do te thote , vithni sa te mundeni dhe fshehni vjedhjen , me dokumenta fallco . Po problemi I pronave pse u zvarrit , ne ate fare feje ? Qeverria Rama , kete pune e filloi nga e para . C’u be per 25 vjet ? E perfshij te tere periudhen , se ish Kryeministrat socialiste , perjashto Ramen , kane qene nen diktatin e Berishes ( Meta e ka thene me goje ). te tjeret kane qene te perkedhelur . Pse e qysh ? Nuk dihet . Ne nje shtet te shpartalluar , c’nuk mund te presesh . Ky drejtor , qe u kap me 1.5 million Euro , ta do mendja te jete me I varferi I shpurres hajdute te tranzicionit . Ka dhe nje hije tjeter . Asnjehere nuk eshte vene kusht , qe te largoheshin ish Kryeministrat socialiste , sic ndodhi me Ramen dhe me parullen “Rama , ik ” . Nenkuptohet se shteti rrumpalle eshte zvarritur gjat gjithe tranzicionit . As Rama , nuk e krijoi shtetin ligjor , por beri perpjekje , ndryshe nga para ardhesit , qe ishin te tere ne nje mendje . Kesaj katrahure hajduterie , do t’i japi fund Drejtesia e reformuar, askush tjeter . Nuk di ne se kjo Drejtesi , do te ktheje koken pas te shofi ate , qe ka ndohur .Zgalem
Kontrolloni pasurine e ish Rektorit te UPT, JORGAQ KACANI dhe do te zalepseni. Miliona euro vetem me rroge shteti. Ne burg ky dhe Dhori Kule