Gratë në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull.
Me rregullat e reja, të shpallura të premten me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull.
Dekreti mbretëror u jep grave edhe të drejtën për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin. Ai gjithashtu mbulon rregulloret e punësimit, që i zgjerojnë mundësitë e punës për gratë.
Sipas tyre, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të punojnë pa u përballur me ndonjë diskriminim të bazuar në gjini, paaftësi ose moshë.
Deri më tani, grave saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull (burri, babai ose ndonjë i afërm tjetër) për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit.
Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut shpesh kanë pohuar se gratë në Arabinë Saudite trajtohen si qytetare të nivelit të dytë.
e.t./dita

ua po vijne avash avash ne shekullin e 19-20 dhe keta arabet. shyqyr ja arritem kesaj dite.