Dako i dorëzon “Durrësin” Valbona Sakos

Elena Tase

Valbona Sako është betuar sot si kryetare e bashkisë së Durrësit, gjatë ceremonisë së betimit dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak që u zhvillua në sallën e Këshillit të Qarkut Durrës. Në ceremoni morrën pjesë autoritetet vendore dhe deputetët socialistë.

I pranishëm ishte dhe Vangjush Dako, që drejtoi bashkinë e Durrësit në 3 mandate që nga viti 2007 dhe synoi dhe një mandat të katërt. Vënia e tij në qendër të përgjimeve për dosjen 339 për shitblerje votash dhe bashkëpunim me persona me precedentë kriminalë e mbajtën larg mandatit të katërt.

Ndërsa së fundmi DASH bëri publik vendimin për ndalimin e hyrjes së Dakos dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak te përfshirjes në korrupsion gjatë ushtrimit të mandatit të tij si kryetar bashkie.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *