KQZ të shtunën merr në shqyrtim kërkesën e aleatëve të PD

Edona Llukacaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë parasysh kërkesën e aleatëve të Partisë Demokratike.  Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion njofton se ditën e shtunë në orën 10:00 do të zhvillojë një mbledhje në lidhje me këtë çështje.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për kërkesën e paraqitur nga Partia Republikane, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim për zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

Këto tre parti opozitare, aleate të PD-së i kanë bërë një kërkesë zyrtare ditën e premte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nisë procedurat për 13 tetorin, e dekretuar nga Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Duke cituar dekretet e presidentit dhe raportin e OSBE-ODIHR, partitë opozitare kërkojnë nga KQZ që të marri të gjitha masat për organizimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Zoti president “De-jure”Po ti a kupton apo hiqesh si “Debil”qe kerkon zgjedhje me 13 -tetor ,zgjedhjet e 30 -qershorit I pranoi Europa dhe mikja -e shtrenjte U.S.A. per ju Ilir-Floriri dhe sali-karaxhichin ishte nji test I madh ,por ju jo vetem se kaluat ,por u pasuruat ,tani mundohi te fshini koken si puna e “strucit”.Ah per pak harrova dua te bej nji pyetje ? Ku ndodhet tani bashkershortja juaj e famshme??????? apo jashte shtetit per azil-politik se ju jeni ne rrezik nga Edvin-Rama,por tani ju njef gjith Bota ju dhe larot qe ju rrethojne nuk doni “REFORME-NE-DREJTESI”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *