Zgjidhet ngërçi, Gjykata e Lartë vendos ekstradimin e 4 të kërkuarve

Leda Hysa

Gjykata e Lartë ka zgjidhur çështjen e ekstradimeve, duke pranuar kërkesën e autoriteteve të huaja për ekstradimin e katër shtetasve: Valentina Dushku, Besnik Leka, Robens Berberi dhe Hajri Seferi.

Pas vendimit të marrë nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, për emërimin e një trupe të përkohshme për të zgjidhur ngërçin e ekstradimeve, Gjykata e Lartë e plotësuar me një trupë gjyqësore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, mori në shqyrtim dosjen e katër të kërkuarve.

Gjyqtari i Lartë, Ardian Dvorani dhe dy gjyqtarët që patën ketë status vetëm për një javë, vendosën t’i thonë po ekstradimit të shtetasve Valentina Dushku, Besnik Leka, Robens Berberi dhe Hajri Seferi, në një kohë qe ky i fundit ka një çështje edhe në dosjen “Volvo 4”.

Menjëherë pas këtij vendimi në të cilin u zgjidh problemi i ekstradimeve urgjente do të sjellë edhe dorëzimin tek autoritetet e huaja të kërkuarve, por edhe që ka sjellë gjithashtu dhe qetësimin e ndërkombëtarëve. Dy gjyqtarët e caktuar përkohësisht në Gjykatën e Apelit, Albana Boksi dhe Sokol Binaj janë kthyer në detyrat e tyre të mëparshme në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ndërhyri duke caktuar dy gjyqtarët Boksi dhe Binaj me mision vetëm për katër çështjet e ekstradimeve, pasi afati ekstradimeve ishte në limite. Kjo solli dhe vendimin e  KLGJ, që caktoi trupën e përkohshme vetëm për këtë qëllim.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *