Shkrepen armët në mes të ditës, 3 të plagosur në Elbasan

Leda Hysa

Qyeti i Elbasanit është vënë sot në qendër të vëmendjes, shkak për këtë është bërë një sherr që ka ndodhur pranë pallatit të sportit “Tomorr Sinani” në qytet.

Një zënkë mes të rinjsh ka çuar në plagosjen e tre personave. Sipas grupit hetimor, të plagosurit kanë qenë të ulur në ambientet e lokalit, ku mësohet se ka nisur dhe përplasja që çoi deri në përdorimin e armëve.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur shtetasit; Fezi Ago, Mihal Locashi, dhe Elton Cerriku.

Dy nga të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë ndërsa njëri prej tyre pranë syrit.  Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme

Forcat e policisë kanë ngritur postblloqe në disa pika të qytetit për të ndaluar autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *