“Elvisi kthehet në shtëpi”, filmi shqiptar merr çmimin special në Portugali

J L

“Elvisi kthehet në shtëpi”, filmi me regji të Fatmir Koçit, është vlerësuar me çmimin special të jurisë, në edicionin e 23-të të AVANCA Film Festival, në Portugali.

Pas përzgjedhjes në 20 kompeticione zyrtare, ky është vlerësimi i 8-të ndërkombëtar për këtë film.

Filmi trajton fatin e disa fëmijëve jetimë nga lufta të mbetur në rrugë, ndërkohë që me ta takohet një imitues i Elvis Presley-t, që zbret në Ballkan për të argëtuar trupat britanike.

Në këtë film spikat veçanërisht interpretimi i aktorit Dritan Kastrati.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *