Për herë të parë pas 30 dekadave Shërbimi Informativ Shtetëror ka vendosur të ndryshojë kurs, duke u bërë më i aksesueshëm për publikun.
Shërbimi Informativ Shtetëror, për të cilin të gjithë e dinë se “bluan” informacionet më sekrete dhe aspak publike ka rinovuar totalisht faqen online të institucionit, ku për herë të parë jepen detaje për punën zbuluese në terren që lidhet me kundërzbulimin, terrorizmin dhe krimin e organizuar.
Në të dhënat e publikuara nga SHISH në lidhje me operacionet e agjencive jomike informative apo të sigurisë, thuhet: Monitorimi i veprimtarive dhe operacioneve të agjencive jo mike informative apo të sigurisë është prioritet madhor.
Ndërsa më tej SHISH shton se “me anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe intensifikimin e përpjekjeve për integrim në Bashkimin Evropian janë shtuar arsyet pse vendi ynë është objektiv me interes në rritje. Shërbimi Informativ Shtetëror vlerëson se një aktivitet i shërbimeve informative jo mike është i vijueshëm, i qëndrueshëm në kohë, me prirje rritjeje dhe me ndërthurje të metodave klasike me ato hibride. Vërehen prirje për grumbullim informacioni të klasifikuar, aktivitete influencuese, përdorim të hapësirës kibernetike, propagandës online, dezinformim, në favor të synimeve të tyre strategjike”.
Për sa i përket terrorizmit Shërbimi Informativ Shtetëror vlerëson se ISIS/Daesh, Al-Kaeda dhe degët apo grupimet e lidhura me to janë mes grupeve terroriste që paraqesin kërcënim potencial për vendin tonë, rajonin e më gjerë.
“Udhëtimet nga Shqipëria drejt organizatave terroriste, pas vitit 2015 e në vijim, janë ulur ndjeshëm e po shkojnë drejt ndërprerjes. Numri i të raportuarve të vrarë është rritur dhe përbën 21 për qind të numrit total. Rreth një e treta e tyre janë kthyer tashmë, kryesisht para adresimeve ligjore.
Në terma të përgjithshëm, të kthyerit në rajon kanë ruajtur profil të ulët por, shumë prej tyre, të kthyer në vendet e origjinës kanë gjetur të njëjtat kushte jetese, çka ka ndikuar në radikalizmin e mëtejshëm të tyre dhe vijimin e veprimtarive ekstremiste apo bërjen pjesë të komploteve të zbuluara terroriste.
Krimi i organizuar, trafiku i lëndëve narkotike, korrupsioni dhe krimet në ekonomi janë pjesë e punës së SHISH.
Për krimin e organizuar SHISH mbërrrin në përfundimin se të përfshirët po e sofistikojnë aktivitetin kriminal.
SHISH-i vlerëson se, struktura të tilla kriminale janë agresive, kanë prirje për zgjerim dhe përshtatshmëri, për të shmangur masat e shtuara të agjencive të zbatimit të ligjit, përdorim të teknologjisë, komunikimeve të koduara, dokumenteve të falsifikuara, identiteteve tëndryshme, etj.
Në lidhje me korrupsionin, SHISH thotë është përqendruar në dukuritë e korrupsionit në nivele të larta në sistemin e drejtësisë dhe administratën publike, në evazionin fiskal në përmasa të mëdha dhe me pasoja të rënda për ekonominë e vendit.
l.h/ dita

Ne 96 97 ne shish nuk ka pat dosje perpunimi per sherbimin e serbise ate zgjidhni ju Jane marre ne qafe njerez te ndershem nga serbet dhe argatet e tyre ne Tirane. Quo Vadis Shish.
Epo eshte I zene me luften ndaj teorizmit dhe per konfiskimin e parave te shqipetareve per llogari te cifuterise.hallet e popullit andej nga fundi e kane rradhen.
Një pyetje për shefin e SHISH, të propozuar nga Rama dhe të aprovuar nga Meta, Greqinë e quan vënd mik?
shtet mik gano shtet mik!!
nuk mund të jetë armik sepse dhe shefin e SHISH e kemi gërk!!sot shqipëria është,pak nga pak,aneks i gërkut!!
ja ka dhënë nipi i naltmadhnisë gjithçka që do gërku nën rrogoz!!
prit dhe pak e do të shohësh!!
Ore sylesh lereni al-kaiden dhe isis atje ne Azi.Shikoni grekun e serbin ketu ne kufi.