Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka deklaruar këtë të dielë se Turqia do të zhvillojë një operacion ushtarak në lindje të lumit Eufrat, në veri të Sirisë dhe në një zonë të kontrolluar nga milicitë kurde (YPG).
“Ne kemi hyrë në Afrin, Jarablus dhe Al-Bab. Tani do të hyjmë në lindje të Eufratit,” tha Erdogan të dielën gjatë një ceremonie për hapjen e një autostrade.
Ndërsa tha se Rusia dhe SHBA janë informuar për operacionin ushtarak, Erdogan shtoi se durimit të Turqisë po mbaronte.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që presidenti Erdogan thotë se durimi i Turqisë në lidhje me këtë çështje po sosej. Në fakt, operacioni, i cili do të shënonte pushtimin e tretë turk në Siri në aq vite, u sinjalizua për herë të parë nga Erdogan në fillim të këtij viti, por më vonë u mbajt në pritje.
Por pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar për një tërheqje të planifikuar të SHBA nga Siria veriore, dy aleatët e NATO-s ranë dakord të krijojnë një zonë të sigurt brenda Sirisë përgjatë kufirit të saj verilindor me Turqinë, që do të pastrohej nga milicia e YPG.
YPG kurde ishte aleati kryesor i Uashingtonit në terren, në Siri, gjatë betejës kundër Shtetit Islamik, ndërsa Turqia e konsideron atë si një organizatë terroriste.
Ankaraja thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë përparim në krijimin e zonës së sigurt dhe ka kërkuar që Uashingtoni të ndërpresë marrëdhëniet e tij me YPG.
e.ll./dita

Ik mor diktator se do perfundosh si gadafi
Perpara o Sulltan, je shprese per popullin
për kë popull o të qifsha robt??
ky është shkatërrimi i turqisë!!
ky është njëlloj si milloshi për sërbët!!dhe ata i thanë përpara knjaz dhe shkuan në të sëmës!!
njerëz të tillë i duhen botës!!ata bëjnë që të rregullohen padrejtësitë e së kaluarës!!
shpresoj që ky të vazhdojë me të njëjtin inat dhe kurdët fitojnë pavarsinë!!
Basha: Vizioni dhe morali i jonë, i duhuri
nuk e di vizionin e një qorri si ti!?
por sa për moralin e ke treguar sa të ulët e ke mor debil!!
je një katastrofë aq e madhe sa vetëm dementët të dëgjojnë!!
as idiotë nuk arrin të mbledhësh rreth vetes!!