Aksident te “Ura e Prekanit,” humb jetën një person

Edona Llukacaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në aksin rrugor Lezhë-ShënKollë,  pranë “Urës së Prekanit”.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Mjeti, më drejtues shtetasin me iniciale E.Ll, banues në Lezhë është përplasur me motoçikletën, me drejtues shtetasin me inciale F.T banues në ShënKollë.

Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, sipas TCh, është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *