Nuk mund të zhbësh historinë për hatër të shefit

Leda Hysa

 

Nga Bedri Islami

Nuk e di se çfarë i ka thënë mendja Akademisë së Shkencave që, në 75 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, si përfundim i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të kenë vendosur që, në vend të së vërtetës, të saktës dhe të sanksionuarës, të venë në qendër të sesionit të tyre “luftën me mend dhe pa armë”, e cila, në Luftën e dytë Botërore, nuk ka qenë as ndër mend e dikujt, qoftë ai edhe më pacifisti i botës.

Pa dashur të futem në thellësitë e kësaj mendje absurde, nuk e di pse jam i bindur se, e gjithë kjo, nuk është gjë tjetër, veçse një qokë e Akademisë ndaj shefit të qeverisë, si një lloj paradhënie për ndërlidhjet e tyre të mëpasme, se, kurrë mos qoftë, si një bonus për financimin e tyre në vitet që vijnë.

Është e “fshehtë” e ditur se Akademia jonë vuan nga asfiksimi i mendimit dhe se, në përbërjen e saj, nuk gjen dot mendjet e mëdha dhe të ndritura, që bënë epokë, si Aleks Buda, Eqerem Çabej, Shaban Demiraj, Farudin Hoxha, Egon Gjadri, Hysen Laçej, Selaudin Bekteshi, Dhimitër Shuteriqi…pa hyrë më tej, të cilët ishin njohur më parë përmes veprave të tyre jashtëzakonisht madhore, se sa përmes qenies së tyre si akademikë.

Ndoshta ky nënshtrim i pavetëdijshëm ose i vetëdijshëm i mediokritetit, si triumf i një kohe kur antivlerat bëhen vlera, e ka shpënë “elitën” drejtuese të këtij institucioni të synojë zhvendosjen e së vërtetës, nga ajo që një vend mund të fitojë lirinë vetëm përmes luftës, në zhvendosjen e vlerave dhe duke i bërë antivlerat përcjellëse të një mendimi regresiv, aspak dinjitoz, e aq më pak europian, si synojnë të kenë justifikimin e tyre.

Riatdhesimi i eshtrave të Frashërit të fundit në Shqipëri, si një akt kryeministor, me gjithë dëshirën që mund të ketë Njëshi për përmbysjen e vlerave, nuk do të thotë se edhe mendjet e qeta, çka synohet të jenë në institucionin më të lartë shkencor, të ecin sipas berihajt, pasi, ata, më mirë se gjithë të tjerët, duhet të dinë dy gjëra tejet madhore: koha e Njëshit ka ikur dhe, se, askush nuk mund të përmbysë një histori të saktësuar, e cila, mund të korrigjohet, mund të ketë hapësirë më të gjerë, ndreqje dhe saktësi më të madhe, por kurrë nuk mund të zhbëhet.

Akademia duhet ta dijë se krijuesit e saj zë mëdhenj, njerëz të dinjitetshëm dhe kurrë nënshtrues, u bënë studiuesit më të zellshëm të asaj periudhe të shkurtër, e disa pak viteve, që bëri atë që ishte përcaktuese në fatin e kombit: renditjen e shtetit të vogël ballkanik, mjerisht të përçmuar dhe rural, në anën e boshtit më jetik gjatë luftës së dytë botërore, në aleatët e mëdhenj dhe Koalicionin famoz antifashist.

Akademia duhet të jetë e ndershme, të paktën aq sa është një figurë e njohur e së djathtës shqiptare, ballist dhe drejtues i saj në mërgim, Ekrem Bardha, i cili në librin e tij, jashtëzakonisht të çiltër, real dhe ndjellës ndaj së vërtetës, dëshmon shumëçka për atë që ka ndodhur në dy kahet e luftës.

Dhe, kur i është mbushur mendja Ballit, gjithnjë sipas librit, ai i ka vrarë kundërshtarët e tij edhe në Kishë, ashtu si nacionalçlirimtarët, edhe për dyshimin më fillestar, i kanë vrarë në mesin e rrugës.

Njerëzit e duan të kaluarën dhe kundër kësaj dashurie askush nuk mund të bëjë asgjë. Çështja e vetme është se si e sheh të djeshmen, e cila, herë pas here ka lidhje vetëm me ty e herë të tjera është shumë më e gjerë se kaq.

Kjo ndodh edhe me atë të kaluar që është shumë më tepër se sa vetjake, e që është pjesë e kombit dhe e historisë së tij, si ishte Lufta Nacional Çlirimtare.

Përdallimi mes asaj të vërtete që përjetojnë disa e të vërtetës tjetër që përpiqen të ringrejnë të tjerë, nuk ka të bëjë vetëm me perceptimin, por edhe me përjetimin.

A ishte Balli Kombëtar një organizatë nacionaliste apo thjeshtë një pjesë kolaboracioniste e ndarjes së botës në mesin e shekullit të shkuar; mëtoi ajo të ringritë kombin apo përmes idesë së kombit kërkoi ringritjen e emrit të tij; ishte progresive në një kohë të caktuar apo në lëvizjen e saj fshihej enigma e copëtimit të mëtejshëm të kombit?

Deri në fundin e vitit 1990 askush nuk i ngriti këto dilema, qoftë edhe thjeshtë nga fakti se fitimtarët, dhe ata dihej se cilët ishin, kishin të drejtën e përdorimit të maksimës, “ fitimtarët nuk gjykohen”, që të shkruajnë edhe historinë, ashtu si nga ana tjetër, të humburit, ballistët e legalistët, kishin të “drejtën” e heshtjes , qoftë edhe për të marrë veten nga gjithë ajo që kishte ndodhur në jetën e tyre.

Shumica e atyre që u bënë elita drejtuese e Ballit kishte qenë armike e Zogut, dhe, pas dhjetorit të vitit 1924, kishin emigruar. Disa në Vjenë e më pas në Paris, disa në Zara, disa në rrethinat e Lionit dhe të Brukselit. Pak prej tyre, si Mit’hat Frashëri, kishin qëndruar në Tiranë. Kishin qenë figura të njohura të politikës, disa nga ata  kishin pasur merita në ngritjen e shtetit të parë shqiptar pas aq shekujve, opozitarë apo qeveritarë në atë periudhë të shkurtër 12 vjeçare, që nga nëntori i vitit 1912, por që ishin mundur keqas nga Zogu, i cili, jo vetëm politikisht, u kishte thyer brinjët.

Për 15 vite me radhë kishin pritur ditën e tyre të hakmarrjes politike. Por kishin bërë një lëshim të madh politik e kombëtar, që do i ndiqte më pas në jetën e tyre: për 15 vite radhazi shumica e tyre ishin paguar, jo pak, por për një jetë të rehatshme pikërisht nga qeveria serbe. Duke e ditur nepsin e tyre për një jetë komode, “politikë madhe” pa rrezikuar, qeveria serbe u kishte ofruar menjëherë jetesën e duhur, dhe, nëse ka një njeri me mend që mendon se 15 vite varësi ekonomike,e jo vetëm ekonomike, ndaj një qeverie agresive serbe, nuk të bën raja, ai qoftë.Kjo nuk ndodhi me të dëbuarit e zakonshëm,por me elitën e politikës balliste, që nga Ali Këlmendi e deri tek Sejfi Vllamasi; ndërsa pjesa tjetër, e prirë nga Mustafa Kruja, duke mos i mjaftuar çorba serbe, shkuan e gëlltitën edhe supën musoliane.

Në fakt, mes tyre, kishte edhe një trupë që, megjithëse vinin nga paria e vendit, kishte ndjenja socialdemokrate; ishin njerëz të mësuar në perëndim dhe që e dinin se koha e bejlerllëkut të tyre kishte përfunduar; ata synonin të gjenin një zgjidhje dhe, në fillimin e shekullit të shkuar, idetë socialdemokrate, ishin njëra nga rrugët. Këto bejlerë të mësuar , që iu bashkuan ballit, si Hysni Lepenica, Skender Muço, Musine Kokolari,Azis Çami, më pas u grumbulluan rreth Abaz Ermenjit, dhe ata kishin fatkeqësinë që nuk u kuptuan njëkohësisht as nga ata që rrinin në një anë, e as në ata që ishin në frontin tjetër.

Kjo elitë emigrante erdhi në Shqipëri pas bajonetave të 7 prillit, erdhi si vazhduese e një pushtimi klasik, dhe, dashje pa dashje, u bë pjesë e këtij pushtimi. Unë mendoj se u bënë me dashje, pasi shpirti u ishte lodhur nga mërgimi, por edhe sepse tani , pas 15 viteve rajizëm, ata kishin gjetur qerren e duhur për vegjetim. Ata, si askund tjetër, u bënë qeveritarë, kryeministra e ministra, anëtarë të  Këshillit të Lartë Fashist, ndërtuan xhandarmërinë nën hijen e pushtuesit, u bënë kallauzë të tyre dhe, kur u është kërkuar, u bënë dora e krimit.

Të mos u vësh pushkën këtij llagami bën tradhti kombëtare. Ata, që në kohë paqeje , pas luftës, kërkojnë dialog, marrëveshje, kompromis, apo si quhet sot, konsensus, nuk e dine të vërtetën se lufta është mizore, paqja është budallaqe. Nga ana tjetër, t’u vësh pushkën, pa asnjë përmendje mundësie të përbashkët, është dëmtim i ëndrrës së kombit për rrugë të përbashkët.

Fati më ka sjellë të jetoj në një familje të lidhur me luftën nacional çlirimtare. Megjithëse familje e njohur, Gjylbegajt, ata e kishin lidhur jetën e tyre vetëm me djalurinë. Gjyshi i asaj shtëpie, Muharrem beg Gjylbegu, kryetari i parë i Bashkisë së  Shkodrës, dhe në një kohë të vështirë, gjatë rrethimit serbo-malazez të Shkodrës, do e thërriste një ditë nipin e tij, Naim Gjylbegun, dhe do e pyeste, përse ai, nga një derë e tillë, ishte lidhur me luftën. Ai kishte gjithçka. Nipi iu përgjigj se nuk kishin lirinë dhe se, pas luftës, të gjithë do të jetonin të lumtur. Gjyshi i dha të drejtë dhe megjithëse vdiq disa muaj më vonë, ai nuk pengoi që në atë shtëpi të madhe të strehoheshin që nga Enver Hoxha e deri tek Vasil Shanto. Po në atë shtëpi, dekada më parë kishin qenë miq edhe Gjo Markajt. Pikërisht këto Gjo Markaj, në fundin e gushtit të vitit 1944, rrethuan pesë djem të rinj, më shumë agjitatorë për luftën se sa vetë luftëtarë, por të sprovuar në disa beteja, ku kishin qenë edhe drejtues. I mbajti të rrethuar 6 orë në zallin e tharë të lumit të Vigut. Pa u dhënë kush një pikë ujë. Nuk u tha asnjëherë se jemi miq, jemi vëllezër, ejani të bisedojmë, vendin e kemi të përbashkët, bindjet le ti kemi ndryshe. Sepse në luftë askush nuk arsyeton si në paqe. Dhe pas gjashtë orëve, megjithëse e dinte se cilët ishin të rrethuarit, i vrau barbarisht, urdhëroi që askush të mos guxonte t’i varroste, të kalbeshin në vapën e gushtit, dhe në darkë shpërbleu sejmenët e tij vrasës. Njiheshin Markagjonët si nacionalistë, megjithëse jo shumë vite më parë kishin krijuar, nën pushkët serbe, “Republikën e pavarur të Mirditës” dhe ishin shpallur princër.

Kaq seriozisht e kishin luftën këto njerëz, djem të rinj, që shkruanin se “po e bajmë vdekjen si me le” si mundësi lirie, sa që nuk kërkuan asgjë prej saj. E dinë demokratikasit e sotëm, që e rropën Shqipërinë se çfarë punoi pas luftës nëna e Naim Gjylbegajt: thjesht ndihmës kuzhiniere. Nuk kishte punuar kurrë në jetën e saj, kishte pasur gjithnjë hyzmeqarë në shtëpitë e tyre, por, duke dhënë gjakun e bijve, pranuan sakrificat.

Pak ditë pas vrasjes së Naimit, pikërisht  “nacionalistët” e Xhafer Devës rrethuan shtëpinë e madhe të Gjylbegajve, arrestuan këdo që ishte aty, dhe, si “konsensualë”, rrugës për në kampin e përqendrimit në Prishtinë, vranë Eljazin, djalin e Muharrem Begut, që sapo ishte bërë babë. E bashkë me të, vetëm nga Shkodra, vranë njëqind e katër të tjerë, shumica në lulen e rinisë. Askush nuk i pyeti se çfarë duan, çfarë kërkojnë, nuk u tha askush “Ejani të merremi vesh”. Ishin 104 të pushkatuar, që “nacionalistët” ua dorëzuan gjermanëve, sepse ishin “armiq”. Dy nga ata që ia dorëzuan gjermanëve dhe pushkatuan edhe me dorën e tyre djemtë e Shkodrës, sot kanë përmendore, janë shpallur nga Nishani apo të tjerë para tij, si Martir të Demokracisë.

Në Shkodër udhëheqës i Rinisë Komuniste ishte Esat Gjyli, nga dera famëmadhe e Mehmet Gjylit, mbrojtësit të Ulqinit, së bashku me Mehmet Becin. Djalë i hijshëm, gjimnazist, por edhe nipi i Sulço Begut, nga vinte nëna e tij, Sabrije Hanmi. Njëri, daja, ishte komandanti i ballit, një figurë që deri asaj dite ishte ndarë me gisht për burrëri dhe dashuri për vendin. Ai u çoi fjalë nipave, sepse vëllai i Esatit, Arif Gjyli, ishte sekretari organizativ i lëvizjes komuniste, më pas sekretar politik, njeriu që , megjithëse deputet i Shkodrës në vitin 1946, do lexonte në emrin e deputetëve të Vlorës, propozimin për shpalljen e Shqipërisë republikë, se, ai, si komandanti i ballit, në se do i zinte, do i vriste. Ishte fillimi i vitit 1942. Ne tetorin e atij viti ai vërtet vrau Esatin, e rrethoi në mesin e qytetit, nuk i bëri thirrje për “konsensus”, por  pa asnjë dhimbje, xhandarët vendas, e vranë. Lejuan vetëm tri veta në varrim: nënën e tij, dy motrat, njëra nga të cilat nëna e Naim Gjylbegajt dhe gjyshja ime. Mbi kokën e të vrarit u vendosën pushkët dhe Sabrije Hanmi, duke ua larguar pushkët u tha “ mos u trembni, tani e vratë”.

Komandanti i Ballit tjetër, disa muaj më pas, pasi kishin zënë të plagosur Faik Dibrën dhe Rifat Mujën, i nxori në mesin e qytetit, “trimat” e tij i pushkatuan, por shpirti nuk u doli. Atëherë “konsensuali” i ballit, duke parë se aty pranë po ngrihej një ndërtesë, u tha njerëzve të tij” mbushjuani gojën me çimento, unë po shkoj të pij një kafe, kur t’u dalë shpirti, më tregoni”.

Megjithatë, faji i së djeshmes për të vënë të gjithë në një thes, për të ndëshkuar të gjithë, pavarësisht dijes apo mosdijes së tyre, ishte krimi i pasluftës. Hysni Lepenica, për shembull, kishte në përbërjen e tij rreth 12 mijë njerëz të armatosur; në anën tjetër ishte Hysni Kapo me 15 mijë të tjerë. Përballë tyre ndodhte të ishin edhe kushërinj, të afërm e deri vëllezër, por që nuk mund të quheshin të gjithë hasëm të njëri tjetrit.

Si do ia bëjë akademia me të gjithë këtë histori?

Do e bëjë historinë e një lufte pa armë?

Nuk e dinë njerëzit e saj se lufta është pjesë jete, por përmes pushkës?

Kushdo që ngrihet në luftë mendon edhe për pushtetin. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe nuk është një zgjedhje specifike shqiptare. Por në Shqipëri ka ndodhur që ata, të cilët ishin gjakësisht kundër luftës çlirimtare, deshën të jenë edhe pushteti i lirisë.

Kur e mësuan se “djelmuria”, si talleshin mes tyre, ashtu si e kishte pasur seriozisht luftën, e kishte seriozisht edhe pushtetin, ikën pas armatës gjermane.

Faji i tyre është njëri nga më tragjikët e kombit. Nëse ata, “liberatorët” do të kishin bërë thirrjen për bashkim për luftë, para se të bëhej kjo nga komunistët, pra, nëse ata do të ishin vërtet balli, do të kishin kuptuar të parët se koha e “luftës pa armë” nuk vjen kurrë, gjërat do të kishin ndodhur krejt ndryshe. Do të kishim pasur të paktën tri ndodhi historike: do të kishim qenë në vendet që natyrisht, përmes luftës, të ishim pjesë e botës perëndimore; do të kishim pasur një rrjedhë ndryshe të historisë kombëtare përtej Shqipërisë së vitit 1912, e së fundi, nuk do të kishim pasur vitet pasuese të një lufte që ende sot vazhdon mes barrikadave e jo përmes mendjes.

Dhe, në fund, nuk do të kishim pasur këtë surrogato akademike…

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
35 Comments
  • Nazi-fashistet e humben luften,shikojeni ku jane sot !
    Ne qe e “fituam luften ” ?…
    Fanari ndricues !

  • Pse po mundohen keta njerez surrogato te merren me historine! Historia e luftes duhet te jete tani ne vemendje e shqiptareve! Po dihet qe Bedriu ,si te gjithe gazetaret ne kohen e Enverit ,ishin te dhjere!

  • Zheleznoja ,me bla bla e blate na mollois ,bajgat e Ballit
    duke haruar bajgat e bashipuzukerise komuniste !!!!???
    Akadimija,po qe se do te jete urtesija e plakut te mencur do te vendosi te dija keto bajga ne peshoren e ndershmerise dhe mileti I coroditur nga bashipozukerija komuniste 70 vjet ,me Zheleznote dhe Plehanovet qe kane derdellitur dhe derdellisin per dite vetem per bajgen Balliste ,do te mari vesh [ kush eshte bajga me e madhe ne kete histori ] Qytetari nuk ka pse te trembet nga peshorija e urtesise dhe e ndershmerise.

  • MIRE SHUME E KE O BEDRI ISLAMI POR CFARE I KA GJET KETA BALLISTET E RINJ, KOPE E KRYEBALLISTIT AGRON TUFA DHE ZVENDESIT TE TIJ BALLISTIT TE VOGEL ÇELO HOXHA ME ATO PAÇAVURE QE KANE GATUAR ME PARET E SHQIPOVE TE NDERSHEM. AS I GJO. E BON KATRAHUREN PO I NXJERRIN BALLISTET HERONJ, PO POSHTEROJNE HERONJTE E VERTETE SI QEMAILIN, VOJON DHE SHOKET E TYRE DHE JANE PO NE KRYE TE ATIJ INSTITUTI MAVRI QE DI VEC TE NDYJE E NXIJE FAQEN ME TE NDRITUR TE HISTORISE SE SHQIPERISE.
    VAZHDOJNE TE JENE NE KRYE DHE TE ZHVASIN PARET TONA NGA QE NUK I KA HYRE ASNJE GJO NE BYTH E NE KEMBE NGA EDVIN POTURJA QE BERI BE SE DO TUA PRISTE FINANCIMET DHE DO TI ZBONTE NGA INSTITUTI. CU BERI AS I GJO. U HENGRI MENDER MUTIN SE DHE NE PARLAMENT U THIRR AGRON KRYEBALLISTI DHE TE GJITHE E VOTUAN VAZHDIMIN E NXIRRJES SE HISTORISE NGA KY INSTITUT I MBUSHUR ME BUTKALLARE DHE ÇELOLLARE. o PIKA QE STE BIE O EDVIN RAMA. HARRAM PERKUJDESJA E ANTIFASHISTEVE TE FAMILJES DHE FISIT TEND.

  • MIRE SHUME E KE O BEDRI ISLAMI POR CFARE I KA GJET KETA BALLISTET E RINJ, KOPE E KRYEBALLISTIT TE DITEVE TONA AGRON TUFA DHE ZVENDESIT TE TIJ BALLISTIT TE VOGEL ÇELO HOXHA ME ATO PAÇAVURE QE KANE GATUAR ME PARET E SHQIPOVE TE NDERSHEM. AS I GJO. E BON KATRAHUREN PO I NXJERRIN BALLISTET HERONJ, PO POSHTEROJNE HERONJTE E VERTETE SI QEMAILIN, VOJON DHE SHOKET E TYRE DHE JANE PO NE KRYE TE ATIJ INSTITUTI MAVRI QE DI VEC TE NDYJE E NXIJE FAQEN ME TE NDRITUR TE HISTORISE SE SHQIPERISE.
    VAZHDOJNE TE JENE NE KRYE DHE TE ZHVASIN PARET TONA NGA QE NUK I KA HYRE ASNJE GJO NE BYTH E NE KEMBE NGA EDVIN POTURJA QE BERI BE SE DO TUA PRISTE FINANCIMET DHE DO TI ZBONTE NGA INSTITUTI. CU BERI AS I GJO. U HENGRI MENDER MUTIN SE DHE NE PARLAMENT U THIRR AGRON KRYEBALLISTI DHE TE GJITHE E VOTUAN VAZHDIMIN E NXIRRJES SE HISTORISE NGA KY INSTITUT I MBUSHUR ME BUTKALLARE DHE ÇELOLLARE. o PIKA QE STE BIE O EDVIN RAMA. HARRAM PERKUJDESJA E ANTIFASHISTEVE TE FAMILJES DHE FISIT TEND.

  • Kudo si sundoj komunizmi nuk e Kan marr vehten ala(shif ish Gjermanin lindore.Ala e man ndienjen e komunizmit.Shqiptart u vran ne mes njeri tjetrit.Per ket e been maraku let Bedri Islamabat.Fjala eshte per Naim Gjylbegun Qe u vran ne Vig Mirdite po nga shqiptart.Kta partisan e shtyn qellimisht çlirimin e Tiranes ku u vran shume partisan te pa fashim is nuk dinin se cfar Benin.Ne Shkoder u thenshin rrugaçat e Shkoder’s komuniste.Sepse ishin Vertet te till.Ata Qe u vran duvet nderuar po ata Qe Maureen okupin ja been Qindin kti populli.Kur do vdesin eDhe ata qurrana Si Jan gjall e Qe thon jemi veteran.

    • Jo more,” kta partisan e shtyne qellimisht clirimin e Tiranes”…Pse keshtu, apo se mos nderronte mendjen Balli dhe hidhte nje pushke kunder gjermaneve.
      Keta plera pasi bashkepunuan me nazifashistet dhe vrane qimdra shqiptare, tani ankohen qe partizanet qenkan clirimtaret, po te vonuar ama.
      Kush ka qene ai qe ka shkruar per gafat e zogisteve? Konica?
      Ka pase te drejte, e provuar.

    • Mark ne qoftese e njeh Shkodren e levizjen Komuniste aty,do te theksoi se komunistat e Shkodres ishin femijt e familjeve me te pasura te qytetit qe shkrin pasurin e tyre per komunizmin e nder ma te arsimuarit qofte ne Itali,Austri apo student ne qjymnazin e Shkodres.Ata ishin te rinj me aspirate,dije e shume patriot.Familja Xh.Brojes,Gj.Lukes e shume e shume familje te pasuna te qytetit te paisur naivisht me kte ideologji shkrin pasurin e tyre per komunizmin e ai I perdori ato e ma ne fund I burgosi e I internoj.Mos harro se edhe me kte levizje ne hapat e para tesaj e perkrahen ne nje mendyr apo mendyr tjeter edhe disidentet e mirnjohur A.Pipa,S.Repishti.Po te jap nje shembull te thjeshte:Brahim Hoxha industrialist nder mete medhejt e Shqiperis(pronar I fabrikes mendafshit) ishte nder investitoret kryesor I kevizjes komunista ne Shkoder e ku aty punonin nje pjese e mire e atyre qe u bene udheheqesit e pushtetit komunist ne Shkoder.Pas hypjes ne pushtet te komunistave ai I u nenshtru tatimevete ndryshme e kofiskim pasurie.Vazhdoj te drejtoj ne fabriken e tij edhe disa vjet tjera e pastaj e rrasen ne burg ku aty vdiq.Thjesht po te kujtoj edhe nje here shumica e komunistave te oreve te para ne Shkoder kan kene femijet e pasanikeve te Shkodres idealista e patriot e te infektuar nga idet komunista si ne mode ne vendet ku ato studionin.Nje pjese e madhe e tyre u eliminuan nga komunistet gjate viteve ne vazhdim te ndihmuar nga ato puntor qe me vone u ben drejtues e qe punojshin tek fabrika e mendafshit e te pelhurnave apo tek fabrikat e biskotave,sapunit etjer.

  • Eshte ekskluzivitet e pseudohistorianeve sllavo-komunist deformimi I historise se shqipetareve, asnje tjeter nuk duhet te guxoje.

    Litari litari litari

    Per sllavo-komunistet shqipetare.

    • Degjo ti fondamentalisti islamik me pseudonimin ” Arbeni ” por me emrin e vertete Gezim Abdiu nga Elbasani. Ti je kokrra e horrit, banditit dhe njeriut te prapambetur me mentalitet mesjetar. Ne te gjithe ” opinionet ” e tua vetem shfryn mllefe dhe vrer dhe i ben jehone islamizmit.ekstrem. Per ty dhe plehra te tjere te Shqiperise, pushtuesit jane te mire dhe duhen pritur me lule, iu duhet shtruar me te ngrene e te pire dhe, mundesisht, iu duhen vene ne dispozicion nenat, motrat dhe grate per t’iu hequr stresin e luftes. Keshtu mund te kene bere edhe paraardhesit e tu dhe, rrjedhimisht, gjysmen e gjakut e ke turk dhe gjysmen tjeter kacakesh.

  • Marku uku qe spo din me fol shqyp as gegnisht e as tosknisht.

    Ukukuku marrje, ukukuku o Nana ime.
    Ky markuku na ka Bo me na dhimb KUKA.

    I trashe sa me Ska, ignorant Po njashtu, analfabet gjys gjysmi.
    Malazez tricerekshi. Ukukuku moj Nana ime.

    U.K. sapo nderoi Pilotin Veteran (i cili kish marre pjese ne lüften kunder Nazi-fashizmit) Archie McInnes qe vdiq ne moshen 100 vjecare.

    BBC 02 August 2019

    Those who fought in the three-and-a-half-month Battle of Britain came to be known as The Few after a speech by prime minister Winston Churchill.

    The former leader said of their sacrifices in battle: “Never in the field of human conflict was so much owed by so many to so few.”

    E ky markuku le te shkoj ku te doj, NUK Po mun me U gdhend.

    Wild animal from Balkans.

    Kuku England cfare soj rrobsh ka leju me hi ne kufi.
    Kukuku

  • Nuk e kuptoj perse mbahet ebde gjalle nje konflikt qe ka perfunduar nje here e mire ne vitin 1944. O Popull shqiptar, ajo histori qe shkoi e damkosi kete vend edhe 45 vjet te tjera. Perse lehni si qener me komunista, e me ballista. Kjo ngjan me zenkat e djemve ne shkollen e mesme se kush e ka k@rin me te gjate. NJAFT! Ky popull duhet sheruar nga ato plage me qelbe te se kaluares qe ende e mbajne te mberthyer ne krevat e nuk e lejojne te modernizohet, prandaj ju komunist e balliste mos hani mut me se asnjera pale nuk i dha ketij populli ndonje gje te mire.

  • Si ka mundësi Njëshi kryeministror, i marrosur në çmëndurinë e tij që të bëhet miljarder duke vjedhur haptazi deri në shpërbërje popullin e vetë, të arrij të shkel me këmbët e tij prej halldupi, një nga periudhat më të ndritura të kombit tonë, luftën nacionale çlirimtare, pjesë e luftës më të lavdishme të qytetrimit botëror ndaj bishave nazi fashiste. Janë zhvilluar shumë luftra në botë por asnjëra, asnjëra nuk ka patur motivin e luftës vigane të koalicionit të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik, SHBA dhe Britania e madhe që shpëtuan njerzimin nga skllavërimi total i të çmëndurve nazistë gjermanë, fashistëve italian dhe militaristëve të çmëndur japonezë.
    Si ka mundësi që vetëm në Shqipëri, në asnjë vënd tjetër, mbas 75 vitesh të vihet në dyshim lufta më përparimtare në historinë e njerzimit duke u thurur lavde bashkpuntorëve të çmëndurisë njerzimçfarosëse të Musolinit dhe Hitlerit? Njerëz, njëshi gjerman Adolf Hitleri i marrosur me idenë e bërjes skllav e çdo populli jo gjerman i vuri flakën botës me këtë ide që do ta shpinte njerzimin, po të kishte patur sukses 2000 vjetë prapa.Qenë gjaku i miljona e miljona njerëzve përparimtar që me armë në dorë mbytën bishën naziste bashkë me idenë çmëndur të sundimit të të gjithë botës në gërmadhat e Rajshtagut.
    Duhet të jesh një njësh i marrosur si kryeministri ynë dhe njerzit që e pasojnë si antiakademikët tanë dhe ky Lubonja komentues që të mohosh luftën nacionale çlirimtare pjesë integrale aktive e luftës më përparimtare të ndaj të keqes më të sofistikuar që ka pjell ndonjëherë mëndja diabolike e të çmëndurve si Hitleri. Kryeministri ynë,antiakademikët tanë, Lubonja , janë 75 vjetë me vonesë, megjithatë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata janë pjesë e farës më të keqe të njerzimit, që qytetrimi përparimtar e varrosi në maj të 1945, por, për fat të keq, ka birë përsëri në vëndin tonë në llumin pjellor kryeministror të hajdutërisë,të tradhëtisë ndaj idealeve njerëzore,ndaj popullit dhe atdheut. Dhe ne bëjmë sehir si popull duke harruar mësimet e shënjta të historisë. Kjo fare e keqe që mbjell kryministri me simbolikën e varrinit të Mitat Frashërit duhet shkulur dhe duhet hedhur atje ku qytetrimi para 75 vitesh hodhi farën e të njëjtit soj. Të paktën njëshi i marrosur gjerman mendonte për popullin e tij, donte ta bënte sundimtar të botës duke skllavëruar popujt e tjerë, ndërsa njëshi ynë edhe ai i marrosur , përkundrazi, më keq se Hitleri, po punon që popullin e vetë ta bëj skllav të popujve të tjerë duke e shporrur nga vendi me forcën e vjedhjeve të pa para, përse, vetëm që llogarija e tij në banka të arij miljardat kur 80% e njerëzve llogarisin qindarkat për bukën e gojës. Të na rroj kryeministri ynë bashkë me akademikët plagjiaturë dhe Lubonjën, 75 vjetë të vonuar si bashkpunëtorë të nazifashizmit por tamam në kohë si armiq të qytetrimit përparimtar antinazist dhe antifashist.

  • Nje urim mbi urim per luftetaret e lirise dhe nderin e Shqiptarise…. LAVDI !

    From: Alban Dega
    Date: May 5, 2018 at 1:35:30 PM EDT

    VDEKJE FASHIZMIT !
    LIRI POPULLIT !

    Ne vend te hyrjes ,,,

    KAPEN NE FLAGRANCE NEONAZISTET E SHQUP- IT DHE SALI LUL … BERISHES !

    A doni me per fytyren vertete te nazi-fashisteve te Sali Lul … Berishes , te Bujar Karaosmanit, Alizoteve dhe Alibeajve !?
    Cfare rastesie !?
    Ne kohen qe po i jepja doren e fundit perkujtmores se meposhteme vjen ky lajm i turpshem, trondites, kobezi per terroriste 24 karat nazi-fashist !
    Luftetare lirie, veterane te LNC rrihen barbarisht me grushte, shqelms, me shkopinj nga bandite fashistoide te Sali Lul Mul Alizot Alibeajt… prane Varrezave te Deshmoreve te Atdheut ne Tirane, rreze Monumentit Nene Shqiperi per te cilen rrezikuan jeten ne lulen e rinise se tyre…
    Kapen ne flagrance neonazistet e SHQUP-it
    Fjalen duhet ta merrte policía… Arta Marku dhe drejtesia Shteti nese do te ekzistonte ne Shqiperi !
    Akoma jo ….
    Edhe sa kohe do te mbetemi ne shqiptaret me ishallah … mashallah !?

    VDEKJE FASHIZMIT
    LIRI POPULLIT !

    -Nder e lavdi deshmoreve dhe herojve te Atdheut e Kombit shqiptar !

    – Lavdi e pavdekesi !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A ka parulle me demokratike, me qytetare, me atdhetare ne Bote se kjo !
    Ne populli, me popullin, per popullin eshte shpirti, zemra dhe mesazhi madhor i Kushtetutes se Nenes Boterore te demokracise amerikane
    Ata ishin ne populli, me popullin, qe dhane jeten si me le per lirine e popullit dhe Atdheut e vet !
    Shumica e tyre nuk e dinin as se cfare do te thoshte fjala parti aq me pak komuniste !
    Nuk e dinin as kishin degjuar se kush ishte Enver Hoxha as Tarrasi, as Shpati, as Abaz Kupi, as Mehdi Baj Frasheri, as Mustafa Merlika as… te shkruanin emrin e vet !
    Po e dinin mire se kush ishte e cfare ishte Atdheu, Shqiperia, Kombi… Dheu e Toka ku u kishte rene koka !
    E dinin dhe e kishin ne zemer e shpirt me dhane jeten si me le per liri e per Atdhe !
    E dinin po ashtu fare mire se kush ishin bajraktaret, bejleret e agallaret, cifligaret … te gjithe tituj te pushtuesit gati 500 vjecar turk per sherbimet, spiunimet ne dobi te Portes se Larte, te Stambollit, Beogradit, Athines, Romes… dreqit e te birit !
    E dinin sepse i kishin ne mishin e ne trupin e tyre, ne kurrizin e tyre e femijeve te tyre vrangat e kamxhikeve dhe vuajtjeve te tyre prej skllavi te tyre!
    E dinin se pasuria e tyre, kullat sarajet e tyre, se bolleku i tyre ishte ngritur mbi skamjen e varferine e vet, mbi skllaverine e analfabetizmin e popullit fakire mbi nje Toke flori !
    E shihnin dhe dinin se mbas cdo pushtimi e zaptimi pasurite e atij grushti shqipegesish antishqiptare shtoheshin edhe me shume ndersa thika e tyre shkonte edhe me thelle deri ne palcen e fakirave !
    E shihnin se pashallaret e bejleret, agallaret e Sulltaneve ktheheshin ne Vojvodet e Nacallniket e Beogradit, ne Zervistet e Athines, ne karabineret dhe nareshallet e Musolinit, ne kapitenet e Feldmarreshallet e Hitlerit …
    E kuptuan se cilido qe i sherbeu pushtuesit te trojeve shqiptare, cilido qe bashkepunoi, spiunoi, perfitoi tituj, grada, pasuri nga zaptuesi ottoman, serb, grek, Italian, gjerman a kushdo qofte ai, vecanarisht ndaj armikut te perbotshem nazi- fashist eshte armik i popullit dhe demokracise, tradhetar e vrases i Shqiperise e kombit shqiptar !
    E kuptuan se nuk kishin c’te humbnin me pervec prangave te skllaverise dhe zinxhireve te skamjes dhe mjerimit !
    Ndaj u ngriten ne kembe e rroken armet per liri e nje jete me te mire !
    Cdo qindarke e grabitur , perfituar me sherbime ndaj pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi popullit apo shtetit te vet duhet ti kthehet pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit te vet !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej ligji pa meshire e pa medyshje kunder pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, te pasuruar e graduar me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi ndaj popullit apo shtetit te dhe ato duhet ti ktheheshin pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej ligji e prej drejtesie !
    Vdekje fashizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi te perjetshme atyre qe dhane gjene me te shtrenjte, gjakun dhe jeten per lirine e Atdheut e vet, deshmoreve dhe heronjve te te gjithe koherave nga Iliret e lashte e deri sot !
    Nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist, ka thene Vaclav Havel !
    Nese kini dyshim shihni Sali Berishen e Bujar Nishanin qe nuk lane tradhetar e spiun, terrorist e rankovicist, Karaosman e Toptan pa dekoruar, shperblyer e nderuar …
    Nuk ka fashist as nazist me te keq e me te rrezikshem se fashistI apo nazisti antifashist a antinazist !
    Nese kini medyshje shihni Alizotet dhe Alibeajt e djeshem dhe te sotem qe me gjuhen e mllefin e tyre nazifashist ua kalojne edhe parardhesve te tyre !
    Vdekje fashizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi e Nderim ne pavdekesi ne Altarin e Kombit heronjve, deshmoreve dhe luftetareve per lirine e pavaresine e Shqiperise !
    Nder e Lavdi perjete !

    PERDITESIM I SOTEM

    Vdekje fashizmit !
    Liri Popullit !
    A mund te kete edhe sot parulle me lriidadhese, me qytetare me popullore= demokratike ne Bote !
    Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin shkruhet ne Kushtetuten e Ores Mitike te shqiptareve dhe Nenes boterore te Demokracise,SHBA- Shteteve te Bekueme te Amerikes, sic i quante gjyshi im nga Nena Imami Elez Hoxhe Berisha dhe per pak i shpetoi burgut vetem per kete shprehje te tij si Njeri i Zotit!

    • Nuk ka gje me te shemtuar dhe tallese,,,,te te flasi njeriu I pyllit dhe I staneve te dhive ,per lirine , per epopera popullore e clirimtare dhe atdhetare ! Kur akuzohet elita e nje populli per bajga dhe tratheti,,,,,nuk ngelet me te flitet per llumin e ketij populli se c fare gatuan. Si gjithmone per fryrje bythe.

  • Edhe Ali Këlmendi paska qenë në elitën e politikës balliste ?!
    Kemi një lapsus të Bedriut, apo ç’farë ?

  • Në qoftë se Edi Rama me Ripjelljen socialiste me mëndësinë e sotme të tejskajshme antipopullore dhe antishqiptare do të ishin formacion politik në kohën e pushtimit fashisto- nazist, bëmat e tyre kriminale ndaj popullit nga poshtërsia do tja kalonin 100 fish ato të Gjomarkajve dhe Xhaferr Devës që përmënd zoti Bedri, dhe Hamit Matjanit dhe Isa Toskës në Myzeqe dhe Mallakastër. Mjer populli shqipëtar çdo të pësonte nga kriminelët e PS, që nga kreu, Alibaba me poture deri tek nëpunsi hajdut i njësisë administrative që sot nuk pushojnë së vjedhuri, po të ishin në kohën e nazifashizmit. Me urrejtjen e tyre patetike deri në marrëzi që kanë sot ndaj popullit, jo 28000, as 280000 do të ishin vrarë, por i gjith kombi shqipëtar do të ishte zhdukur. Shyqyr që qenë njerëz si Mitat Frashëri që , megjithëse tradhëtarë e bashkpunëtor të pushtesin, kishin një çikë nacionalizëm në vetvehte, kishin një arsimim e kulturë cilsore. Banda e Ripjelljes së PS që po na rjep është një konglomerat njerzish anti popull, anti shqiptar , anti njerzorë me një arsimim totalisht plagjiaturë e tipit universiteti Kristal që anon nga injoranca e kulluar me aftësine e vetme diabolike për të vjedhur si skuadër e mirë organizuar hajdutësh profesionistë. Në një grafik të poshtërsisë njerzore,Edi Rama dhe PS e tij do të ishin në një pikë shumë më të ultë në krahasim me Mitat Frashërin dhe Ballin e tij. Figura e Edi Ramës, po të ishte aktiv në luftën e dytë botërore, e paraqitur si personazh në veprën e Dritero Agollit do të t’ja kalonte 100 herë nga ngarkesa negative personazhit përbindësh të Sali Protopapës. Mjer ne kush na qeverisin, adhuruesit e hapur të Ahmet Zogut, Mitat Frashërit, Xhaferr Devës, Hamit Matjanit dhe Isa Toskës e kompani dhe armiqë të deklaruar të pamëshirshëm të popullit të vetë. .

  • Në qoftë se Edi Rama me Ripjelljen socialiste me mëndësinë e sotme të tejskajshme antipopullore dhe antishqiptare do të ishin formacion politik në kohën e pushtimit fashisto- nazist, bëmat e tyre kriminale ndaj popullit nga poshtërsia do tja kalonin 100 fish ato të Gjomarkajve dhe Xhaferr Devës që përmënd zoti Bedri, dhe Hamit Matjanit dhe Isa Toskës në Myzeqe dhe Mallakastër. Mjer populli shqipëtar çdo të pësonte nga kriminelët e PS, që nga kreu, Alibaba me poture deri tek nëpunsi hajdut i njësisë administrative që sot nuk pushojnë së vjedhuri, po të ishin në kohën e nazifashizmit. Me urrejtjen e tyre patetike deri në marrëzi që kanë sot ndaj popullit, jo 28000, as 280000 do të ishin vrarë, por i gjith kombi shqipëtar do të ishte zhdukur. Shyqyr që qenë njerëz si Mitat Frashëri që , megjithëse tradhëtarë e bashkpunëtor të pushtesit, kishin një çikë nacionalizëm në vetvehte, kishin një arsimim e kulturë cilsore. Banda e Ripjelljes së PS që po na rjep është një konglomerat njerzish anti popull, anti shqiptar , anti njerzorë me një arsimim totalisht plagjiaturë e tipit universiteti Kristal që anon nga injoranca e kulluar me aftësine e vetme diabolike për të vjedhur si skuadër e mirë organizuar hajdutësh profesionistë. Në një grafik të poshtërsisë njerzore,Edi Rama dhe PS e tij do të ishin në një pikë shumë më të ultë në krahasim me Mitat Frashërin dhe Ballin e tij. Figura e Edi Ramës, po të ishte aktiv në luftën e dytë botërore, e paraqitur si personazh në veprën e Dritero Agollit do të t’ja kalonte 100 herë nga ngarkesa negative personazhit përbindësh të Sali Protopapës. Mjer ne kush na qeverisin, adhuruesit e hapur të Ahmet Zogut, Mitat Frashërit, Xhaferr Devës, Hamit Matjanit dhe Isa Toskës e kompani dhe armiqë të deklaruar të pamëshirshëm të popullit të vetë. .

  • Bravo Gazeta Dita! Importuat llumin analfabet nga lapsi.al! Si mund te botoni keto komente kur shqipja e shkruar eshte masakruar ne kete lloj forme? Mjafton te jesh kunder Rames dhe gjuha e perdorur nuk ka rendesi! Plehra!

  • …Per te gjithe llumin e kombit , te llojit kara-mahmuter e kara-sotire, qe nuk kane asnje identitet, por qe fshihen pas luftes….duhet kujtuar se L2B, ka 75 vjet qe ka mbaruar, dhe armiqte jane pajtuar,…gjermanet me francezet,…gjermanet me hebrenjte, etj etj,…qe te gjithe jane pajtuar dhe nuk kane asnje pretendim nder veti…Vetem llumi shqiptar i pa identitet, nuk eshte pajtuar…!Kara-mahmutet dhe kara-sotiret , zihen nder veti, jo per nder e lavdi, …por per poste e ekonomi…!Po kujtoni o mjerane 28 NENTORIN e 1443 te GJERGJIT TE MADH, se e keni turkun brenda ne shtepi, dhe ju quan vellezer,..dhe po na paraqet para botes si te keqen e saj…!Kujtoni o llum, GJERGJIN E MADH, se sllavo-greket kane toke shqiptare te pushtuar…! Italo-gjermanet, nuk kane asnje pretendim territori, gjaku a feje per ne ,o llum,…perkunder, kane integruar gjysmen e popullit shqiptar, ne vendet e tyre…!

  • …Per te gjithe llumin e kombit , te llojit kara-mahmuter e kara-sotire, qe nuk kane asnje identitet, por qe fshihen pas luftes….duhet kujtuar se L2B, ka 75 vjet qe ka mbaruar, dhe armiqte jane pajtuar,…gjermanet me francezet,…gjermanet me hebrenjte, etj etj,…qe te gjithe jane pajtuar dhe nuk kane asnje pretendim nder veti…Vetem llumi shqiptar i pa identitet, nuk eshte pajtuar…!Kara-mahmutet dhe kara-sotiret , zihen nder veti, jo per nder e lavdi, …por per poste e ekonomi…!Po kujtoni o mjerane 28 NENTORIN e 1443 te GJERGJIT TE MADH, se e keni turkun brenda ne shtepi, dhe ju quan vellezer,..dhe po na paraqet para botes si te keqen e saj…!Kujtoni o llum, GJERGJIN E MADH, se sllavo-greket kane toke shqiptare te pushtuar…! Italo-gjermanet, nuk kane asnje pretendim territori, gjaku a feje per ne ,o llum,…perkunder, kane integruar gjysmen e popullit shqiptar, ne vendet e tyre…!..

  • …Per te gjithe llumin e kombit , te llojit kara-mahmuter e kara-sotire, qe nuk kane asnje identitet, por qe fshihen pas luftes….duhet kujtuar se L2B, ka 75 vjet qe ka mbaruar, dhe armiqte jane pajtuar,…gjermanet me francezet,…gjermanet me hebrenjte, etj etj,…qe te gjithe jane pajtuar dhe nuk kane asnje pretendim nder veti…Vetem llumi shqiptar i pa identitet, nuk eshte pajtuar…!Kara-mahmutet dhe kara-sotiret , zihen nder veti, jo per nder e lavdi, …por per poste e ekonomi…!Po kujtoni o mjerane 28 NENTORIN e 1443 te GJERGJIT TE MADH, se e keni turkun brenda ne shtepi, dhe ju quan vellezer,..dhe po na paraqet para botes si te keqen e saj…!Kujtoni o llum, GJERGJIN E MADH, se sllavo-greket kane toke shqiptare te pushtuar…! Italo-gjermanet, nuk kane asnje pretendim territori, gjaku a feje per ne ,o llum,…perkunder, kane integruar gjysmen e popullit shqiptar, ne vendet e tyre…!….

  • …Per te gjithe llumin e kombit , te llojit kara-mahmuter e kara-sotire, qe nuk kane asnje identitet, por qe fshihen pas luftes….duhet kujtuar se L2B, ka 75 vjet qe ka mbaruar, dhe armiqte jane pajtuar,…gjermanet me francezet,…gjermanet me hebrenjte, etj etj,…qe te gjithe jane pajtuar dhe nuk kane asnje pretendim nder veti…Vetem llumi shqiptar i pa identitet, nuk eshte pajtuar…!Kara-mahmutet dhe kara-sotiret , zihen nder veti, jo per nder e lavdi, …por per poste e ekonomi…!Po kujtoni o mjerane 28 NENTORIN e 1443 te GJERGJIT TE MADH, se e keni turkun brenda ne shtepi, dhe ju quan vellezer,..dhe po na paraqet para botes si te keqen e saj…!Kujtoni o llum, GJERGJIN E MADH, se sllavo-greket kane toke shqiptare te pushtuar…! Italo-gjermanet, nuk kane asnje pretendim territori, gjaku a feje per ne ,o llum,…perkunder, kane integruar gjysmen e popullit shqiptar, ne vendet e tyre…!……

  • Mos e kopjo intelektualin o rrugac intelektuali fallco i Enverit,

    qe:

    Me mashtrimet enveriste kerkon te peshkosh viktima

    NE UJRA TE TURBULLTA

    Po gjithe jeten me kopjime do ta shtysh jeten ti o BOLE enveriste?

    Fajin nuk e ke ti, por moderatoret e gazetes DITA qe lejojne dubalzhe rrugacesh mashtrues enveriste ne kete forum te nerum per komentues korrekt dhe intelektuale te mirefillte.

  • Lexo Edhe historian e vertet ikjes se gjermanve ne nendorin 1944.Se çfar prrallisen komunistet I dime te gjith.Siduket nuk I ke harruar ato genjeshtra,I dini shume mire e I qendron besnik,mos ki frig nuk te denon njeri per axhitacion.

  • Kuku markuku, axhitacioni me frig uku.

    O bole muthatiste qe dike me lecit e ditke cpaska nodh ne 1944.

    Ate e di vetem una, shqyptari me flet shqyponje,
    Une intelektuali i mirefillte pro- perendimor, qe e hongra sa krahu burriton komuniste.

    Eine tani qe jetoj long Beach me merr Mall e smunem me duru Pa hanger.

  • Kuku markuku, axhitacioni me frig uku.

    O bole muthatiste, se aq i tham sa qe skish bole fare, qe dike me lecit e ditke cpaska nodh ne 1944.

    Ate e di vetem una, shqyptari me flet shqyponje,
    Une intelektuali i mirefillte pro- perendimor, qe e hongra sa krahu burriton komuniste.

    Eine tani qe jetoj Long Beach me merr Mall e smunem me duru Pa e hanger.

    Kukuku ste/ sme ha mortja.

    • Mos u fshih pas gaxhoit o Hamdi Dega i Enverit qe kopjon intelektualin papushim se nga gjuha e debilit qe perdor zbulon veten edhe nga kalamajte e rruges.

      MOS PERDORE METODAT E SIGURIMIT PER TE PERCARE SHQYPTARET E NDERSHEM O SPIUNI I ENVERIT

      sepse:

      Qelbesh qe nga larg nga era e MUTIT qe kuterbon. Duhet te jesh shume budalla nese kujton se dikush beson se je intelektuali i vertete.

  • Mos u fshih pas gaxhoit o Hamdi Dega i Enverit qe kopjon intelektualin papushim se nga gjuha e debilit qe perdor zbulon veten edhe nga kalamajte e rruges.

    MOS PERDORE METODAT E SIGURIMIT PER TE PERCARE SHQYPTARET E NDERSHEM O SPIUNI I ENVERIT

    sepse:

    Qelbesh qe nga larg nga era e MUTIT qe kuterbon. Duhet te jesh shume budalla nese kujton se dikush beson se je intelektuali i vertete.

  • “intelektual”,Mirel e se fundi Arben I njejti funksionar I larte I PD zadhenes kryesor I saj,paska vendosun te merret me “antikomunizem”Aferim,aferim.Me duket se po e trajton problemin si tek mashtrimi made in shqup me emrin “babale”.Tashma as nje njeri me mend ne krye nuk merret me ju,ju ofendojne me gjitha mendyrat,ju kan hapur tashma petat e e din se shume prej jush do kalojne “pushimet” ne Rec.Perfunduat aty ku e meritonit per gjemat e bera ketij populli.Tani nje pyetje:Do merrni pjese ne zgjedhjet e 13 tetorit o karaxhoza?

  • “Intelektual” o pjella e Berilulushit ka nje proverb ne shqip:Goja llap e shpinda dap”.Taman e pershtateshme per ty si mbartes e nje educate hibrite.Te lutem korrektoje,pos mos harro merr leje te shefi yt se tashma Berisha I ka bere rrobat gadi per pushime ne Rec”,njesoj si fati yt.

  • Po mor kinez ke te drejt,por nje fjale e vjeter thot:ai qe permend m..in eshte me I keq se m.ti.Aman te lutem thuaj atij Mirel,Arbenit,”intelektualit” a I ka marr leje shefit Berilulushit te mi bej korrektim shkrimit.

  • Intelektuali:Jeni dy persona me ket NICK.Cili Jeni I tille se njeri eshte bRryl fare.Sigurisht ai Qe mBan krah nga komunistet.Dukesh se me qene nje sekretar partie fshati me Kater klas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *