Arben Beqiraj, 50 vjeç ka ndërruar jetë në spital, ku ndodhej prej pasdites së djeshme në gjendje të rëndë, pasi kishte marrë disa plumba në trup.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e tij, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Beqiraj nuk ia ka dalë. Viktima ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate në spitalin e Vlorës
Konflikti ndodhi dje në lagjen “1 Maj”, në lokalin e Beqiraj, ku dy persona me iniciale E.XH. dhe SH.L. qëlluan me armë. Të plagosur janë edhe djali i pronarit të lokalit, Ergest Beqiraj dhe shtetasi Nesim Hodaj.
Policia deklaroi se konflikti kishte ndodhur për motive banale.
Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur pushuesit e ndodhur në zonë, të cilët janë larguar më herët se zakonisht në drejtim të banesave të tyre.
Ata thonë se kanë vrapuar të shtrihen në rërë për të mos i kapur plumbat.
j.l./ dita

Cdo gje shkon mire.
Vrasje ne plazh ndodhin ne gjithe boten, ben dhe filma Hollivudi.
Rendesi ka te behen kullat te Teatri se aty jane miliardat, kujt i plasi se vriten e vetvriten perdite rreckamanet
Cne qe po vriten tani….? Se ne koehn e Sales nuk eshte vrare njeri as 5000 vete nuk jane vrare, as kulla nuk jane ngritur ne kohen e Sales vetem fshatra turistike jane ngritur…dhe vetem nja 250 gratacela…cne tani…