Presidenti i vendit Ilir Meta e ka nisur ditën sot me një mesazh lidhur me atë që e pret vendin në kushte të tilla politike, ku shumica ka 100% të bashkive, e ka shpallur tashme fitoren, kurse liderët e opozites janë sipas tij entuziastë se fituan 85%.
“Fitorje” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor”- shkruan Meta në Facebook.
Postimi i Metës:
Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.
E kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë.
Por edhe entuziazmi i liderëve të opozites se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.
“Fitorje” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor.
Ndērkohë asgjesimi i llogaridhënies së pushtetit vendor (pas atij qendror), i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të administruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontrolluar.
Viktimat e këtyre “fitorjeve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dalllime partiake.
Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut.
j.l./ dita

Duke qene pushteti ne dore te nje Shumice,nuk ka ndarje te Tepsise.Nuk ka ndermarrje qe drejtohen nga drejtoret hajdute te LSI,qe mbledhin rreth vetes hajdutet e rrugave.
Po deshe shembuj po te jap Dashamir hajdutin e Rrugeve.
Rama edhe mund ti penalizoje te tijte,por drejtoret e LSI ishin te pakontrollueshem,se prishej Koalicioni.
Prandaj 1000 here me mire vetem me PS ne pushtet,se sa me hajdutet e LSI,bashkeqeverisje.
Ky gishti tregues ne foto i kujt eshte !?
Plehrra opozite,me zagarlleqet e saj e le Ramen te shije nder vite !
Po kush e pengoi lulziun te rregjistrohej? Po monika pika-pika perse nuk u regjisrua, kush e pengoi? Nuk ishit bashke ju, kur vendoset braktisjen e Kuvendit?!
Mos e kerkoni te keqen tek te tjeret! Kerkoni ne veten tuaj! Drumepre!
Ore kafsha president , ti je pjese thelbesore e aksioneve teresisht destruktive opozitare , perse i nxjerr tani keto konkluzione ? Mencuria tregohet ne kuvendin e burrave , e jo ne perrenjte qe shkon freskon kembet dhe b**** zotrote , qe ben kurdohere te kunderten e atyre qe thua ! Te paska njohur mire Edi Rama , qe te vuri aty per te diskredituar dhe per te te nxjerre me turp nga politika . Ti , jo vetem do te dalesh me turp , por edhe PA MEND , me keto kriza te thella mendore qe po kalon e te tjera me te renda qe te presin !