Bashkia e Tiranës do të nisë transformimin e Bulevardit “Zogu I” për t’i dhënë jo vetëm një pamje të re, por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone. Krahas punës për rikonstruksionin e këtij Bulevardi, projekti parashikon edhe rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj, krijimin e lulishteve të vogla etj,.
Për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti.
Bashkia e Tiranës informon qytetarët se ka nisur kufizimi i qarkullimit të automjeteve për një afat kohor prej 18 muajsh, në segmentin “Bulevardi Zog I nga rruga “Urani Pano” deri në rrugën “Asim Vokshi”.
Gjatë punimeve të ndara në disa faza, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të kryhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:
Gjatë fazës së parë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug.
Ndërkaq, do të pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi” deri në përfundim të fazës së punimeve. Gjithashtu do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.
Gjatë fazës së dytë do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje dhe drejtimi sipas drejtimit veri-jug.
Do të lejohet akses lëvizjeje hyrje-dalje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” deri në përfundim të fazës së punimeve.
Gjithashtu, do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.
Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit jug-veri.
Pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço” deri në përfundim të fazës së punimeve.
Pezullohen parkimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet edhe qarkullimi sipas drejtimit jug-veri.
Në fazën e katërt do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Voksh”. Qarkullimi do të kruhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug -veri.
Në këtë fazë do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit jug -veri.
j.l./ dita

Me bojkot premtimesh, betonizime dhe prish e grabit taksapaguesit e nisi punen e tije ne krie te bashkise Veila-vici,dhe sot packa se nuk eshte i ligjshme dhe me vota te grabitura e te tjetersuar nga grupe kriminale ai vazhdon me ligesi. Per velia-vicin taksapaguesit jane skllever qe punojne per te mbushur barkun e pangopur te skllavopronareve rama-vicerve e velia-vicerve. Por harrojne keta mostra e se dardha e ka bishtin prapa, se po vjen minuti qe te paguajne per abuzimete nga fuqia e pushteteve ne binjakeim me boten e krimit e korrupsionit. Prisni o docer te docerve, qe mbetet po mike kenetash me politikat tuaja te pangopesise. Dita e gjykimit po afron, fundi juaj o mije kenetash qe grabisni me fuqi pushtetesh, do te jete i shpejt dhe i turpshme. Ndaluni ne ligesite tuaja dhe rrefehuni sa nuku eshte vone qe SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti t’u meshirojne.

Bjerini me top se mbajne shqipot.