Basha gjen formulën për krizën: Zgjidhja, politikanë me pranga në duar

J L

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për krim elektoral.

Në një video të publikuar në Facebook, Basha jep një përmbledhje të qëndrimeve të Ramës lidhur me përgjimet e publikuara nga “Bild” për blerjen e votave në Durrës e Dibër.

“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë!”, shkruan Basha.

Për kryedemokratin, “vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale”.

“Kësaj radhe, zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar”, thotë Basha.

Në video përmendet edhe fakti se DASH i ka ndaluar udhëtimin në SHBA ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Nga te tera çka thene apo ka deklaruar Basha te pakten nga viti 2013, si deshtaku me i madh politik i tranzicionit, e vertete eshte pikerisht kjo e fundit. Po, per krizen politike ne Shqiperi, zgjidhja me efekt afatgjate, do te filloje te jape frytet, kur vertet disave si ky pella, t’u vihen prangat. Sigurisht qe ky qyqari, per ato qe thote, nuk e ka per vete, sepse ai nuk eshte kot gaztor, por gjithsesi dhe per ate, ka kush mendon. Tak-tak-tak, SPAK po troket.

  • Kjo do te ishte kerkesa me reale per klanet politike shqiptare.Se pari Salihu,pas tij Basha,Meta e kryemadhi e kush tjeter, duhet te gjenden te lidhur e te ngujuar prapa grilave,Jo per procse deomkratike e kombetare,por per hajdutri,vjedhje,manipulim e vrasje qe dihenj ejehen qe kur e kur, nga shqiptaret e gjitha mjediseve e niveleve.Pastaj te dilet ne klanet tjera partiake deri me sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *