Nga Fitim Çaushi
Mbledhja e Mukjes nisi nga thirrja, që Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar i drejtoi organizatës së Ballit Kombëtar më 10 Korrik 1943: “Këshilli i Përgjithshëm Nacional-çlirimtar, duke pasur për bazë idealet e larta të Atdheut tonë të shtrenjtë, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme e quajti për detyrë patriotike të ftojë zyrtarisht organizatën e Ballit Kombëtar për një takim të shpejtë e përfundimtar”. Delegacioni i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, do të shkonte në Mukje, vetëm për takimin përfundimtar, për të ribiseduar bashkimin e tërë popullit shqiptar në luftë; për të ndaluar Balli luftën që u bënte këshillave nacionalçlirimtare dhe të hynte në luftë kundër fashizmit me prova dhe jo me fjalë.
Mit’hat Frashëri, në mënyrë konstante, nuk ka pranuar bashkëpunim me Frontin NÇl me pretekstin se “kishin idera të kundërta”, “idera” të cilat i dinte mirë edhe Qeveria kukëll: Më datën 19 qershor 1943, Ministri i Punëve të Mbrendshme njoftonte Kryesinë e Këshillit të Ministrave: “Në Elbasan asht krijue një këshill i Ballit Kombëtar në shtëpinë e sekretarit të Prefekturës Bexhet Haxhiademi me pjesëmarrjen e vëllait Ethem Haxhiademi, inspektor Epror i kësaj Ministrie, Mithat bej Frashëri, Mithat Aranitasit, Halit Muçit, Demir Dosit…Kjo Ministri prej kohësh kish informata se inspektori Ethem Haxhiademi merrej me grupe politike dhe kish urdhnue për një kqyrje.“(F. 152, d. 141, f. 18)
Sikundër shihet, Ministria e Mbrendshme “kqyrte” dhe survejonte edhe grupin politik të Ballit Kombëtar, sepse disa prej tyre ishin pjesë aktive e Qeverisë fashiste, por asnjëherë nuk organizoi arrestime dhe terror kundër tyre, sikundër organizoi ndaj antifashistëve dhe komunistëve shqiptar.
Ishin të njohura qëndrimet antikomuniste të Mit’hat beut, prandaj lind pyetja: si ndodhi që kryetari i Ballit pranoi bashkëpunim me Frontin Nacionalçlirimtar, në prag të Mbledhjes së Mukjes? Ftesa për bisedime, Ballit Kombëtar i erdhi në çastin e përgjimit për kapitullim e Italisë fashiste. Mungesa e kontributit në luftën Antifashiste, pozita e diskretituar në opinionin publik dhe forca goditëse e Ushtrisë Nacional-çlirimtare e përkrahur nga populli, e detyroi “Ballin” ta pranojë ftesën, duke përgatitur njëkohësisht projektin për të dominuar udhëheqjen e Luftës. Për të realizuar qëllimin, Gjeniu i letrave shqipe, në fund të korrikut 1943, urdhëron zbrazjen e Qeverisë kukëll prej ballistëve: Kuestori Papalilo, më 30 korrik 1943 njofton MPM “për arratisjen e Hasan Dostit dhe Mithat Frashërit.”( F. 152, d. 141, f. 24)
Këtë moment politik, Qeveria fashiste e Tiranës e konsideron “arratisje”, sepse Mit’hat Frashëri paska qenë aleati i saj dhe tani po i kundërvihej Italisë fashiste, kur fashizmi kishte më shumë nevojë për t’u mbrojtur nga katastrofa që e priste! Po në këtë datë, Alberto Pariani, që kishte zëvendësuar Françesko Jakomonin, i revoltuar lëshon disa tullumbace: ”për qëndrime të ashpra ndaj atyre që braktisin punën.”( F. 152, d. 22.2, f. 250)
Në këto situata të reja, Ministri i Punëve të Brendshme më 30 korrik 1943, i kërkon Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë: “Përpos oficerëve dhe n/oficerëve e gjndarmërisë, kjo Ministri asht informue se janë arratisë edhe disa personalitete: Hasan Dosti, Mithat Frashëri, Lumo Skëndo dhe Faik Quku.”( F.152, d. 141, f. 21)
Nga kjo dëshmi, informohemi se Gjindarmëria dhe Ministria e Brendshme, kanë qenë të ngarkuar me ballistë! “Arratisja” nga Tirana e udhëheqjes së Ballit Kombëtar, e “trondit” Ministrin e Brendshëm Kol Bib Mirakaj, i cili një ditë më vonë më 31 korrik 1943, duke mos e kuptuar “mëndjendriturin” Mit’hat, i dërgon Kryesisë së Këshillit të Ministrave: “Po ju dërgojmë kopjen e shkresës që na dërgon Kuestura Mbretnore Shqiptare: Ju komunikojmë krenat e personave të larguem nga Tirana: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, ish ministër i drejtësisë, Faik Quku, Inspektor i përgjithshëm pranë Kryeministrisë, Halit Maçi, Drejtori i Turizmit, Halit Meniku, n/kryetar i Bashkisë, Dilaver Ali Asllani, Azis Çami, ish kuestor. Kuptohet që mund të jetë formuar një qeveri ilegale prej personave: Mithat Frashëri Kryeministër, Hasan Dosti ministër i drejtësisë, Faik Quku MPM, deri në arritjen e Fiqiri Dines, dhe kryetar i Përgjithshëm i shtatmadhërisë Abas Kupi. Komandant i përgjithshëm i forcave armate, Hysni Dema, komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë, Rrapo Bineri, Jahja Çaçi. Myslim Peza në Zall Herr do të jetë së bashku me 7 oficerë anglezë.” (F.152, d. 141, f. 25)
Sikundër shihet, udhëheqja e Ballit Kombëtar që deri atëherë shullëhej kafeneve të Tiranës, duke përfituar nga ftesa për bisedime, do të shkonte në Mbledhjen e Mukjes me Qeveri të krijuar, aspiratë, për të cilën Balli kishte ëndërruar gjatë viteve të pushtimit fashist!
Taktikën e pritmënisë të Ballit, për të mos hyrë në luftë kundër fashizmit, e pasqyron edhe letra e 29 qershorit 1943, e komandantit të çetës balliste në qarkun e Beratit, Abas Ermenji, dërguar Safet Butkës: “Në qoftë se ne e heqim punën zvarë si e kemi hequr deri tani, më mirë t’i hedhim armët në strehë, duhet të lëvizim, pa dëgjuar se ç’thotë komiteti politik i Tiranës, se po mos lëvizim, natyrisht inglizi do të përkrah anën tjetër që lëviz e lufton.”( “Bashkimi”, 4 tetor 1943)
Në prag të Mbledhjes së Mukjes, më 2 gusht 1943, Mirakaj vazhdonte avazin e shkuar, duke informuar Kryesinë e Këshillit të Ministrave: “Funksionarët e poshtshënuar, të varur nga kjo administratë, para disa ditësh kanë braktisun arbitrarisht vend shërbimet e tyne dhe për konseguencë të kësaj nisjative, kjo ministri i akuzon si tradhëtuesa në detyrën e besueme, mbasi akti i tyne vjen në kundërshtim me betimin e tyre…Faik Qyku, Jup Kazazi, Ethem Haxhiademi, Sulejman Meço, Islam Ndreu, Enver Bushati, Hysni Shaqiri.”( F. 152, d. 22.2, f. 247)
Një vit më parë, me vendim të Këshillit të Ministrave, datë 4 qershor 1942, Jup Kazazi ishte transferuar në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.“(F.152, d. 43.1, f. 20) dhe tani po e braktiste detyrën e lartë për të cilën ishte betuar! Për braktisjet e Qeverisë fashiste prej ballistëve, Prefekti i Elbasanit, po atë ditë, më 2 gusht 1943, njoftonte Ministrinë e Punëve të Mbrendshme: ”Sekretari i II i kësaj prefekture Behxhet Haxhiademi….janë larguar në drejtim të paditun”(F.152, d. 22.2, f. 251)
Ballistët fluturuan nga qeveria fashiste për të maskuar kompromentimin e rëndë si bashkëpunëtorë të pushtuesit dhe pjesëmarrës në krimet kundër antifashistëve shqiptarë. Në Mukje Balli Kombëtar do të shkonte për bashkëpunim me Frontin NÇ, ndonëse kishte mbushur burgjet me antifashistë: Deri në fund të vitit 1942, numëronin 6500 të burgosur të cilët çdo ditë provonin masakrat dhe terrorin barbar të bashkëpunëtorëve të fashizmit.
Qazim Mulleti ankohej: “Në burgun e Tiranës ndodhen një sasi djelmoshash që nuk janë marrë ende në pyetje prej sigurimit publik. Me qenë se numri i të dënuarve, e të ndalurve në burgun e këtushëm arrin në 800 e ca veta, asht e lutun e ndershmja Drejtori e Përgjithshme e Policisë, të urdhnoj që të ndaluarit të shkojnë edhe në qarqet e tjera. “( F. 152, d 261, f. 46)
Madje Fejzi Alizoti nga Berati, më 14 prill 1942 i kërkon MPM ndihmë: ”Me transportue në fushën e përqendrimit në German të Matit, për mungesë automjetesh të internuemit e Fierit, numri i të cilëve arrin deri në 100 veta.”(F. 152, d. 310, f. 111)
Dy muaj më vonë Kryeministri më 6 qershor 1942, njofton MPM: ”Komanda eprore e FF.AA në Shqipëri, i ka njoftue Mëkëmbësisë së Përgjithshme Mbretnore, se numri i politikanëve të padëshiruem, që tash ndodhen të përqëndruem në fushën e Prezës, mbërrin në 231 vetë dhe numri i tyre vjen gjithnjë tue u shtue, kurse fusha nuk mund të marrë ma tepër se 500 vetë. Lutemi që në bashkëpunim me Komandën Supreme të KK. MM. të shpejtohet dërgimi i këtyne t’internueme n’Itali, në bazë të marrëveshjes së bame.”(F. 152, d. 329, f. 13)
Antifashistët shqiptarë vriteshin nëpër qytete si: Koci Bako, Qemal Stafa, Misto Mame, Mihal Duri, Kristaq e Maragarita Tutulani, vareshin të dënuarit politik nëpër sheshet publike për të tmeruar popullin si: Muhamet Gjollesha, Nazmi Rushiti?????? etj. Me propozimin e bashkëpunëtorëve të fashizmit, Jakomoni kishte firmosur në shkurt 1942 pushkatimin e Hamdi Shijakut, më vonë të Selim Mukës, Ramazan Xhixha, Ibrahim Fejzo, Sinan Gjonit, Spiro Dhimës, Nikolla Tupa, Niko Kovaçi, Hamdi Mëzezi, Ferit Xhajku, Kristaq Greços, Arqimidhi Kostanit, Jordan Misjes e dhjetra të tjerëve.
Familjet e partizanëve ishin internuar dhe shtëpitë e tyre digjeshin. Mustafa Kruja më 17 nëntor 42, i drejtohej Qazim Koculit: “Gjithë shtëpitë e të arratisurve do të digjen, pasuritë e tyre do të shkatërrohen prej bandave vullnetare. Fëmijët e të arratisurve të internohen në fushën e Gërmenjit dhe gjithë elementët e dyshimtë kundërshtarë të arrestohen.”
Kjo ishte situata politike në prag të Mukjes, në të cilën nuk mungonin edhe takimet e fshehta të bashkëpunëtorëve të pushtuesit: Më 19 maj 1943, Mehdi Elezi i dërgon letër një personi që nuk e ka emrin: ”Para disa ditësh i kishit dërgue një letër Ali Këlcyrës, i cili e muer dhe j’u falënderon përzëmërsisht. Aliu më ka dhanë një kartvizitë për Z. tuej. Nuk ka shkrue gjatë mbasi dishonte se mos më kontrollojshin në rrugë, por më ka porositë me gojë: Dishëron pa tjetër që të takohet me Ju, se si e ku, e dini Ju vetë. Ky takim duhet ba mbrenda dhjetë ditësh. Në këto ditë komiteti nacional ka për të ba një mbledhje në Tiranë ku do të marrin pjesë krejt përfaqësuesit e krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Për çdo send dishirojmë qi të jeni në komitet mbasi ditët u afruen …Pres prej jush një përgjigje përçka i përket takimit tand me atë të Aliut.” Mehdi Elezi. (F. 152, d. 141, f. 2.)
Në fund të letrës, personi që e ka marrë shkruan: “Takimi me Ali Këlcyrën duhet të jetë shumë sekret. Pres përgjigje të shpejtë. Nëse ka mundësi kërkoi një pjekje me ju. Idem”( F. 152, d. 142, f. 2)
Dy muaj më vonë, Sekretari i parë i MPM më 14 korrik 1943, i dërgon Ministrit të Punëve të Brendshme, Kol Bib Mirakaj: “Kam nderin t’ju parashtroj letrën e dytë t’atij mikut nga Luma.”(F. 152, d.141, f. 17)
Pra Ministri i Brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka dërguar letër Ali Këlcyës dhe kërkon takim sekret me të! Përse kaq sekret takimi i eksponentit të Ballit Kombëtar, Ali Këlcyra, me Ministrin e Brendshëm të Qeverisë fashiste? Mos vallë i ruheshin jerarkëve të lartë fashistë për të mos u zbuluar braktisja e nacionalistëve në prag të kapitullimit, apo i ruheshin Lëvizjes Nacionalçlirimtare, që mund t’i demaskonte për bashkëpunim me fashistët?!
Tre ditë para Mbledhjes së Mukjes, më 5 gusht 43, Ministri Mirakaj, bën ekspozenë politike të Ballit Kombëtar në Kryesinë e Këshillit të Ministrave, Mëkëmbësisë së Përgjithshme Mbretërore dhe Komandës së IX Armate: “Agjenta e ashtuquajtur udhëheqësa nacionalistë, të cilët këto ditët e fundit dolën n’arrati, tuj kujtue se kërcënimi i tyre do të bante me lëshue armët pa asnjë aksion ushtria italiane. Këta agjenta sigurisht të shtyrë prej liderëve të tyne të çmendur e tradhëtarë, që po e çojnë popullin në rrënim, kanë fillue me thanë autoriteteve italiane, se gjoja këta njerëz qenkan kundër qeverisë e jo kundra Italisë. Për të mos ra në gabim të këtyre lojrave të njerëzve pa burrni e pa karakter, kjo Ministri ndien për detyrë me vu në dijeni autoritetet e nalta të shtetit, për komedinë që përgatitet, dhe vetëm me j’u kujtue manifestat e ditëve të fundit të shpërndame nga zotnitë e “Ballit Kombltar” e kërcëniemet që i janë ba ushtrisë e njerëzve të regjimit.”(F. 152, d. 141, f. 58)
Çuditërisht pushtetarët e fashizmit kishin filluar ta ndienin komedinë e udhëheqësve “tradhëtarë” e të “çmendur“ të Ballit, madje jo vetëm komedinë, por edhe tragjedinë, sepse “po e çojnë popullin në rrënim”! Ishte kjo një perde që i duhej qeveritarëve kukulla për të justifikuar situatën e re të braktisjeve para jerarkëve fashistë, apo një moskordimin i planeve të qeveritarëve, pas takimit të Ministrit Mirakaj me eksponentët e ballit Kombëtar?!
Gjithsesi konstatimi i pushtetarëve të fashizmit ishte i drejtë, sepse ballistët ndërkohë që përgatiteshin për bisedimet e Mukjes, vazhdonin krimet kundër antifashistëve shqiptarë. Me braktisjen e Qeverisë, Jup Kazazi parakalon në krye të ballistëve, sikundër na dëshmon fotografia nr. 5165, në dosjen 916, të AQ të RSH, ndërkohë çetat e tjera vazhdon krimet: Z/komandant i Gjindarmërisë Elbasanit, Hamid Shevki, më 14 korrik 1943, njoftonte Mbretninë shqiptare, komandën e gjindarmërisë Elbasan: “Një çetë prej 100 vetash e komadueme prej Hamit Matjanit, dhe prej Isa Manastirliut, më datën 11 kanë hy në rrethin e postkomadës Ballagatit. Kryetarët e kësaj çete kanë deklarue se janë ngarkuem me ndjek bandat komuniste.Të na njoftohet nji farë mënyre veprimi qi kështu në rast pozitiv të kësaj çete, të mundemi me i dhanë ndihmat qi mund të nevojitet.”( F. 152, d. 141, f. 20)
Komanda e Gjindarmërisë Elbasan, e sensibilizuar nga “misioni patriotik i ballistëve”, kërkon aprovim për t’i dhënë ndihmë çetave “pozitive” balliste për zhdukjen e formacioneve partizane! Madje më 26 korrik1943, çetat pushkatojnë 3 patizanë: “Çetat e kryesueme prej Isa Manastirliut e Hamit Matjanit, kanë zbrazë 100 pushkë kundër 2-3 personave të panjoftun në katundin Ballagat.”( F. 152, d. 141, f. 86)
Ministri i PM, më 12 korrik 1943, njofton Kryesinë e Këshillit të Ministrave: “Para disa ditësh çeta nacionaliste nën komandën e Tefik Cfirit ka drejtue letra në shumë tregtarë tue u kërkue shuma të mëdha dhe në rast mos dorzimi nër axhantat e tyre, kërcënim jete. Sot u vra Uan Xega dhe plagosun llico Xega, që të dy nga Fieri. Dyshohet që vepra të jetë bërë prej çetës, mbasi edhe këtyre u qenë drejtuar letra të tilla. Të tilla ngjarje do të vazhdojnë…”(F. 152, d. 141, f. 7)
Ultimatume të tilla të krerëve të Ballit Kombëtar dhe legalitetit, ka me dhjetra: Do sjellim vetëm dy dokumente nga një për secilën forcë politike: N/drejtori i përgjithshëm i Policisë, Sh Borshi, më 20 nëntor 1942, njoftonte MPM, Komandën e Përgjithshme të Fuqive për sigurinë publike: ”Çeta të armatosura zogiste të Xhafer Litës dhe Xhemal Mehdiut, pushtojnë katundin Belicë, kanë terrorizuar popullin e fshatrave dhe kërkonin lekë e bërtisnin rroftë Amerika dhe Inglitera, rroftë Zogu.”(F. 152, d.285, f. 211,212, 213.)
Më 16 korrik 1943, në prag të Mukjes krerë të ballit në emër të Komiteti Nacionalist të Maleve nxirrnin ultimatume tronditëse, sikundër ai drejtuar Durhan Qallimit: “Kombëtar i dashur, vëlla shqiptar! Komiteti ekzekutiv për lirinë e atdheut për të mbajt më këmbë Organizatën revolucionare e çetat vullnetare të lirisë, ju ka caktue z. tuaj shumën prej fr. shq. 10.000. Kush i shmanget kësaj thirrjeje patriotike dhe brenda tre ditëve nuk paguan shumën e caktuar në duart e njerëzve të qarkorit nacionalist, gjykohet si tradhtar i atdheut dhe dënohet si i tillë me vdekje e njëkohësisht ekzekutohet….Komiteti ekzekutiv nacionalist i maleve, Balli Kombëtar.”(F. 152, d. 198, f. 90)
Gjashtë ditë para Mbledhjes së Mukjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, GJ. Deda, më 2 gusht 1942 , njoftonte MPM: “Flitet se Çeta e Xhafer Balit i ka porositë krytat e çetave komuniste të mos shkelin tokën e Belshit, ku vetë qarkullon me çetat e tij nacionaliste, për t’u pengue kështu komunistave çdo depërtim.”( F.152, d. 142, f. 2)
Dokumente të tilla ka me shumicë në AQ të RSH. Në krye të këtyre kriminelëve do të qëndronte denjësisht, Gjeniu i Letrave Shqipe, Mit’hat Frashëri!
Në këtë atmosferë krimesh kundër antifashistëve shqiptarë, Balli Kombëtar “do të pranonte bashkëpunim” me Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, sepse krijohej mundësia për një front të përbashkët me Abas Kupin, i cili priste po këtë moment, kapitullimin e Italisë, për të siguruar kthimin e Zogut. Z/prefekti i Krujës, Tabaku, po atë ditë më 1 gusht 1943, njoftonte Ministrinë e Punëve të Mbrendshme: “Abas Kupi ndodhet këtu. Rezultati i takimit do t’ju parashtrohet me t’u kthyer delegati në fjalë.”(F. 152, d. 141, f. 30)
Po në datën 1 gusht 1943, Ministri i Punëve të Mbrendshme njofton Mëkëmbësinë e Përgjithshme Mbretnore, Kryesinë e Këshillit Ministrave: “Dje djali i Cen Elezit, ka ardhur me 15 persona të armatosur në shtëpinë e Muharem Bajratarit. Qëllimi asht kordimimi i kryengritjes.”( F. 152, d. 141, f. 28)
Duke menduar se Italia po binte, Balli dhe Abas Kupi filluan në fund të vitit 1943, të nxitin mercenarët për të hedhur disa pushkë në përfitim të pushtetit. Ministri i Punëve të Mbrendshme më 31 korrik 1943, njofton n/prefekturën Pukë dhe Prefekturën Kukës: “Çetat e Muharem Bajraktarit kanë mësy Pukën. Tërhiqni në qendër gjysmën e rojes së rrugës.”( F.152, d. 141, f. 27)
Sikundër shihet, qeveria detyrohet t’i hapë rrugën forcave “nacionaliste” për një “kryengritje”, kur po perëndonte pushtuesi fashist. Balli Kombëtar nuk kishte ndërmend për bashkim në Mukje, çka e vërtetoi diskutimi i Hysni Lapenicës: “A nuk kuptohet që Front Nacionalçlirimtar i përkthyer në shqip do të thotë Balli Kombëtar”.(“Rilindja Demokratike”, 4 gusht 1993)
Edhe pas Mbledhjes së Mukjes, Qeveria nën trysninë e gjeneralëve fashistë dhe Mëkëmbësit të Viktor Emanuelit, përpiqet ta ndalojë zbrazjen e qeverisë kukull nga ballistët, Minstri Mirakaj, dy ditë pas mbledhjes së Mukjes, më 11 gusht 1943, “kërcënonte” Komandën e Gjindarmërisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe ministritë e tjera “për dënimet që do të jepen për ata që braktisin detyrën.”(F. 152, d. 22.2, f.253)
Megjithë kërcënimet, braktisjet e Pushtetit fashist nga elementë të Ballit Kombëtar vazhdojnë, sepse me urdhër të Kryetarit të Ballit, Mit’hat Frashërit, janë hedhur në ofensivë për të formuar qeverinë e re. Mendjendrituri Mit’hat beu nisi ofensivën për organizimin e një operacioni spektakolar, për të cilin Ministri i Brendshëm detyrohet të njoftojë Komandën e IX Armate “Uff: “Më datën 15 të këtij muaji (Gusht) në shtëpinë e Abdyl Dullit asht ba mbldhja e çetave të Reçit e Postribës, nën kryesinë e Jup Kazazit, me Llesh Marashin Vata, Xhelal Beg Bushati, Ibrahim Nandija, Hsan Isufi, Gjovalin Lin Luka, Bahri Kopliku, Bajraktari i Reçit, Dom Zef Shestani, Dom Luigj Pici, Prek Kaçinari…Kryetari i komisionit Jup Kazazi, ka lexue një letër drejtue prej Tirane nga kryetari i Ballit Kombëtar Lumo Skëndo, në të cilën grishë të gjitha çetat e ndryshme të Shqipnisë, qofshin balli kombëtar, qofshin nacionalista, ose komunista, që të bashkohen të gjithë pa dallim partinash dhe të formojë çdo qendër prefekture kryetarin e vet, të quhet Komiteti për Shpëtimin e Shqipnisë”(F.152, d. 141, f.49)
Prefekti Perolli, më 21 gusht 43, jep qëllimin e tubimeve ballistësh e zogistësh: ”Në shtëpinë Cen Elezit ndodhen Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra dhe Nuredin Vlora. Dje kanë ardhur në shtëpinë e Muharrem Bajraktarit e ma von asht përcjell prej vëllait të Muharremt, tek Sadik Spahia në Kolosjan. Kanë çfaqë qëllim me bashkue nji fuqi e me proklamue një qeveri të re.”(F. 152, d. 141, f. 44)
Këtë informacion, Ministri Kol Bib Mirakaj ia përcjell Mëkëmbësit të Përgjithshëm, Kryesisë së Këshillit Ministrave, Komandës së IX armate, më 22 gusht 43: “Prefektura e Pukës asht informue qi në shtëpinë e Cen Elezit mblidheshin Mitat Frshëri, Ali Këlcyra dhe Nuredin Vlora. Dje të përmendurit kanë ardhur në shtëpinë e Muharrem Bajraktarit, e ma vonë të përcjellun nga vëllai i Muharremit kanë shkue tek Sadik Spahija, në Kolesjan. Mbas pak kohësh janë nisur për në Dibër. Kanë shfaqë qëllimin me bashkue një fuqi e me proklamue një qeveri të re.”(F. 152, d. 198, f. 1)
Ende pa u çliruar Shqipëria, Mit’hat beu kishte përgatitur proklamimin e qeverisë së re, ndonëse populli e kundërshtonte taktikën e dështuar të Kryetarit të Ballit, çka e dëshmon N/kryetari i komunës Shemsi Plaku, më 21 gusht 43, dërguar Prefekturës: “Populli i kësaj krahine, pos dhjetë vetash në të gjithë rajonin që kanë ndjek Cen Elezin, të tjerët gjinden në shpitë e tyre tue shikue punën, nuk kanë ndërmend të ndjeki çetat kundërshtare.”(F. 152, d. 141, f. 51)
Disa ditë pas Mbledhjes së Mukjes, udhëheqja e Ballit, nuk shqetësohet për krimet e ushtrisë fashiste dhe qeverisë kukull mbi popullsinë e Shqipërisë së Jugut, por vazhdon të udhëzojë për luftë kundër komunistëve: Letra e Mit’hat Frashërit, dërguar anëtarëve të KQ të Ballit nga Lura, pas Mukjes, për të krijuar një front kundër Frontit Nacional-çlirimtar, vërteton dhelpërinë e “Ballit Kombëtar”: “Marrëveshja jonë me komunistët nuk lipset në asnjë mënyrë të bëjë që të pezullohet propaganda jonë, ose t’u lejojmë komunistëve që të shtojnë veprimtarinë e tyre”.(Arkivi i ish PPSH; Letër e M. Frashërit, dërguar KQ të Ballit Kombëtar, Lurë. 27 gusht 1943)
Kreu i Ballit Kombëtar, besnik i marrëveshjes me Dalmacon, orienton nga Lura të “mos lejohen komunistët të shtojnë veprimet luftarake” kundër pushtuesit fashist! Për këtë arsye marrëveshja e Mukjes, nuk do të sillte bashkimin e vërtetë, sepse qëllimi i “Ballit”, sikundër e dëshmon Mit’hat Frashëri, do të ishte lufta kundër Frontit Nacional-çlirimtar dhe jo kundër pushtuesit fashist!
Aq diskretitive ishte marrëveshja e “Ballit Kombëtar” dhe zogistëve në Lurë, sa që Abas Kupi në gazetën “Atdheu” më 28 nëntor, detyrohet të mohojë publiksht thelbin e marrëveshjes: “Për mbledhjen e Lurës jini informuar keq, se ajo asht ba prej Mit’hat Frashërit, ku me një letër private të tij jam thirrur dhe unë, kam shkue në Lurë dhe u ngarkova me ndërmjetësue për bashkimin e parisë së Dibrës për luftë imediate kundër okupatorit”.( “Atdheu”, 28 nëntor 1943)
Me gjithë premtimet që i dha Balli Kombëtar Frontit Nacionalçlirimtar në Mukje, ai zhytej më thellë në krimet kundër Luftës Nacionalçlirimtare: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gj. Deda, datë 28 gusht 43, njoftonte Ministrinë e Punëve të Mbrendshme: ”Në komunën e Mifolit ka gjajtë një konflikt në mes të pjesëtarëve të çetave komuniste dhe atyre të quajtur nacionalistë. Ish kuesori, Ais Çami, i informuen që komunistët ishin në katundin Mifol, kishte dërgue atje një çetë të partisë së vet. Ia kan dal me xanë komunistët e mbasi i kanë torturu, i kan lan të lirë tue i këshillue që të mos shkelshin ma në tokën e krahinës së Vlorës.”(F.152, d.142, f. 6)
Ndërsa Z/Prefekti i Korçës, njofton Komandën e divizionit të Fanteis “Arezzio”, dhe MP Mbrendshme: ”Në n/prefekturën e Bilishtit është vrarë prej çetës nacionaliste kryetari i këshllit komunist në katundin Tren, Raif Kolami. Çeta drejtohej prej Fuat Eçmenikut.”(F. 152, d. 142, f. 8)
Sikundër shihet Mit’hat beu po krijonte një qeveri jo kundër fashistëve italianë në ikje, po kundër antifashistëve dhe komunistëve shqiptarë! Për të realizuar direktivën e Mit’hat Frashërit, në ditët e falimentimit të fashizmit italian, mercenarët e tij u vërsulën përmbi pushtetin vendor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kolë Radovani njofton MPM: “Më datën 7 shtator Gjirokastra u okupue nga çetat balliste të kryesueme prej Ismail Golemit. U muer në dorzim kuestura si dhe gazerma e policisë…agjentët që kishin mbetur i shoqëruan në shtabin e tyre në Hotel Rojal. Më datën 13 mbritën n’atë qytet dy maqina gjermane…të gjithë pjesëtarët e çetave u mshefën.”(F. 152, d. 141, f. 68)
Do të mjaftonin dy makina me nazistë gjerman, për të falimentuar pushteti i ballistëve dhe autoriteti i Mit’hat Gjeniut! Pushtuesi i ri, i paparashikuar nga Elita intelektuale e Ballit, ia ngushtoi Mit’ht Beut, terrenin për të proklamuar indipendencën dhe qeverinë e re, mjerisht ai do të zvarritej pas nazistëve për një çikë pushtet pas luftës.
Komandanti i gjindarnërisë, Hysni Peja, më 5 nëntor 1943, njofton MPM: “Disa ushtarë të një reparti gjerman, që ndodhet në katundin Kamëz, me forcë kanë marrë dy radio në shtëpinë Petrit Pelash Toptanit. Veç asja kërkojnë të marin ilegalisht pula, vezë, e tjera.”( F. 152, d. 363, f. 4)
Vetëm nga ky dokument i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, lexuesi kupton se ballistë janë bërë pjesë e reparteve naziste, sepse askush nuk mund të pranojë që gjermanët të kenë rendur pas pulave dhe vezëve në kotecet e fshatarëve.
Z/prefekti i Durrësit A. Kastrati më 4 shtator 43, njofton Ministrinë e Punëve të Brendshme: “Ballisti Isa Manastirliu vetë i 80 mbrriti këtu dhe kërkon disa nëpunës komunista.”(F.152, d. 141, f. 71) Me shkrimin e tij mbi dokument, Ministri urdhëron më datën 5 shtator 43: “Isa Manastirliu të bashkëpunojë me Titullarin e asaj Prefekture dhe me komandën e gjindarmërisë.”(F. 152, d. 141, f. 72)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gjin Deda, dt. 13 tetor 1943, njofton MPM: “Çetat e armatosura të BK të kryesura nga Hamit Matjani dhe Isa Muhaxhiri, hynë në banesën e kryeplakut Qerim Helezi…kapën dy pjesëtarë të çetës së Pezës, dhe vranë informatorin sekret Nuz Xhajn, tuj marrë çetarët e sipërpëmendur.”( F. 15t2, d. 141, f. 22)
Sikundër shihet, Balli Kombëtar, pas Mukjes e thelloi luftën kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Në informatat e saj, Asime Kosova sqaron: “Çetat e Ballit Kombëtar kanë hyrë në Vlorë nën mbrojtjen e ushtrisë dhe tankeve gjermane”. (“Rilindja” 25 gusht 1993, “Shqipëria pas vitit 1939”)
Në Prill 1944, shërbimi britanik njoftonte: “Ballkomi është akuzuar për gjermanizëm dhe dëshmia për këtë akuzë e rëndon plotësisht”.(FO 371/43550/106/R7719) “Trupat e Ballkomit siç është bërë i njohur u bashkuan me gjermanët në luftën kundër partizanëve…Ballkomi pranoi se shtabi ushtarak i tij ka dënuar me vdekje dhe ka pushkatuar njerëzit e kapur, të cilët ndihmuan partizanët.”(FO 371/45-3550/39/R7779)
Në gazetën “Flamuri” të Ballit Kombëtar pranohen krimet e çetave të ballit: “Një pjesë e batalionit tonë në Kavajë i krijuar para dhjetë ditëve prej major Çaush Aliut dhe i komanduar prej Mehmet Alltunit, rrethoi një çetë komunistësh në katundin Gërmenj. Në orën katër të mëngjezit filloi lufta pas së cilës çeta komuniste e shpartalluar u largua duke lënë 13 të vrarë dhe 17 të plagosur, midis të cilëve komandanti i batalionit partizan Maliq Muço dhe dy komandantë çetash, Sadik Barahysa dhe Fadil Laveri”. (“Flamuri”, 25 qershor 1944.”Nacionalizma shqiptare”)
Për këto krime Ali Bej Këlcyra, në letrën e tij dëshmon: “Populli e urren mjaft organizatën e Ballit Kombëtar sepse është kompromentuar keq në opinionin publik”, (Arkivi i ish PPSH, Fondi 270, dosja 4, Raport nr 3 i Ali Këlcyrës)
Ishte ky diskreditim që i lejoi Abas Kupit një manovrim të përkohshëm, të shpallte, pas daljes nga Fronti NC, se: “E gjithë Shqipëria e din se organizata në të cilën unë baj pjesë asht me parime krejt të veçanta nga ato që ndjek ajo e Ballit Kombëtar”. (“Atdheu”, 15 janar 1944)
Departamenti i Shtetit të SHBA në nëntor 1945: “Ka shumë dëshmi të marra nga shërbimi sekret britanik dhe amerikan, që Kupi dhe pasuesit e tij pas tetorit 1943 u ngatërruan në bashkëpunim me gjermanët dhe regjimin kukull të Tiranës”.(Dokumenti i departamentit të shtetit A. 59/6866/875.01/LL-1445)
Kjo i ka bindur edhe aleatët e Luftës së Dytë Botërore, se Abas Kupi ka pasur të njëjtat parime kolaboracioniste, sikundër edhe Balli Kombëtar, për krimet e të cilit dhe kolaborcionistëve, flasin dhjetëra dokumente në Arkivin Qendor të RSH.
Mit’hat Frashëri e priti pushtetin prej fashistëve italianë, s’mori gjë, e priti prej nazistëve gjermanë, s’doli gjë, e priti prej britanëkëve, s’morri gjë, u kthye nga monarkofashitët grekë, por edhe ata nuk i dhanë gjë, u detyrua të emigrojë përtej Atllantikut me shpresë dhe më në fund e siguroi, sepse fuqia madhore dhe mbeturinat fashiste brenda vendit, e mposhtën pushtetin e komunistëve.
Prishja e marrëveshjes së Mukjes ishte fati i popullit shqiptar, sepse pas luftës, në Shqipëri do të ishte organizuar nga aleatët britanikë një “varkizë” shqiptare, me pasoja shumë të rënda dhe të paimagjinueshme që do të influenconin negativisht në tërë historinë e popullit shqiptar. Sikur populli shqiptar t’i shkonte mbrapa qeveritarëve fashistë dhe ballisto-zogistëve, Shqipëria do të kishte pësuar po atë katastrofë që pësoi në vitin 1913, por kësaj radhe do të ishte më tragjike dhe do të humbiste shpresat, jo më për shpëtimin e Kosovës, por të të gjithë Shqipërisë.

Po si mund të dilnin vendime serioze e të sinqerta nga një organizim i kryer në një gropë shkurresh dhe vënd rrëpirash,nga një domen i dhive.Turpin e ke në ballë-thotë populli-.
Shikojeni vetë ku janë mbledhur e si rrinë,”gjasme kokat e kombit”.Turp,pamvarësisht stuatës së pushtimit.
Keshilli i Pergjithshem i cetave komuniste,perse i beri FTESE per Bashkim Ballit,kur ku paska qene i kompromentuar me pushtuesit fashioste?
Pas Hartimit te Vendimeve te Konferences se Mukjes,perse Miladin Popovic ja grisi ne surrat Enverit Rezoluten e Konferences se Mukjes?
Cfare ishte ky persion enigmatik,qe kishte fuqine te rrezonte me nje te grisur Vendimet e nje Konference kombetare?
Cfare perfaqesonte Miladin Popovic ne kryesine e keshillit te pergjithshem,Ne Shtabin e Pergjithshem te UNCL,ne PKSH.
Me kete veprim,Miladin Popovic merrte pergjegjesite e Kryetarit te Keshillit te Pergjithshem te Frontit Nac-Cl.
Detyren e komandantit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise nac-cl.
Detyren e kryetarit te PKSh,qe drejtonte cetat e armatosura nen kamuflazhin e Frontit.
A ishte Miladin Popovic perfaqesues legjitim i PKJugosllave?
A ishte Miladin Popovic perfaqesues i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Komuniste Jugosllave?
Jo! nje JO e madhe imperative.
Ky person enigmatik qe kishte nje INFLUENCE kategorike mbi Enver Hoxhen,Shtabiun e Pergjithshem dhe Drejtuesit e Luftes ishte pa funksione ne Juigosllavi.K\Y TE KUJTON DAMIR FASLLICIN NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE SIGURIMIT KOMBETAR.
Sepse ne Jugosllavi ishte pa funksione,si ky,si binjaku i tij Dushan Mugosha.Tito dergoi ne 1943 prane Shtabit te Pergjithshem perfaqesuesit e tij:Velimir Stojnic,Vukmanovic Tempo dhe Nijaz Disdarevic.
Po cfare ishin Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha?
Kur grupet komuniste shqiptare kerkuan bashkim dhe njohje nga Internacionalja komuniste(kominterni),ju drejtuan komunisteve te katundit Cernagore me ane te Nashkes Vasil Shanto.Keta i thene Vasilit:-Keni nje komunist atje ne kampin e Peqinit te arrestuar ne Kosove,lirojeni nga kampi,se ay eshte per ate pune.
Ne korrik 1941 vjen ne Tirane shoku i tij Dushan Mugosha,per te organizuar aksionin e lirimit nga kampi i Peqinit te Miladin Popovic,qe me vone do te behej KUMBARI I PKSH,BERBERI QE BERI SYNET KOMUNIST ENVER HOXHEN;,MECENATI QE E BERI KOMANDANT DHE KOMISAR TE SHTABIT PERGJITHSHEM DHE NE PERMET KKRYETAR TE QEVERISE PROVIZORE.
Me pas Jugosllavet e terhoqen ne nje detyre te rrangut krahinor.Ne 1945 eshte sekretar rajonal per Kosove dhe Metohi,derisa nje mesues i quajtur Haki Taha i rras dy plumba ballit,ja shperblen gjithe mjeshterine intrigore suksesin qe pati tek komunistat shqiptare,qe i furi flaken Shqiperise..
Edha Dushan Mugosha nuk pati ndonje kariere ne PKJ dhe qeverine Jugosllave te pas luftes,ndryshe nga te derguarit zyrtare te PKJ,Vukmanovic Tempo dhe Velimir Stojnic..Pse?
Miladin Pop[ovic dhe Dushan Mugosha ishin anarkiste ,anetare te organizates Terroriste Serbo-Malazeze DORA E ZEZE,,te themeluar qe ne luften e pare boterore,per te mbjelle terror me ane atentatesh kunder te gjithe atyre qe pengonin realizimin e Projektit tye Serbise se Madhe.
Komunistet Jugosllave e njihnin mire veprimtarine e tyre para luftes,prandaj,per te mbjelle terror dhe percarje ne Shqiperi,ju rekomanduan katundareve malazes te vrisnin veten shqiptaret me keta te dy.
Keta ishin si bicim ARKANI me tigrat e tij paramilitare,te cilet politika zyrtare e Beogradit mund ti mohonte kur te duash.
Ne Plenumin e Beratit diskutimet e Sejfulla Maleshoves,Nako Spiryt,Gogo Nushit, e quajten Ushtrine nac-cl,,BANDE TERRORISTESH.Shigjetat u drejtuan kunder Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut,por enver hoxha ashtu si nuk ka mbajtur kurre pergjegjesine mbi veten,i devijoi goditjet tek Miladin Popovic.;-Keshtu me ka udhezuar Miladini.
Askush nuk pati kurajon te pyeste:-Mor po cfare eshte ky Miladini,qe na u be vrases ne shtepine tone?
Prandaj,ti Caush per te ndricuar Luften tende terroriste
nacional-kobetare,si studiues qe je,nxirr proces vernalin e Plenumit te Beratit,sepse aty KMERET E KUQ,cliriomtare,bejne bilancin e vertete te masakres dhe terrorit antishqiptar.E deklorojne me gojen e tyre.Madje Gogo Nushi dhe Nako Spiru, i tundin Enver Hoxhes leter porosite per vrasje me atentate,qe ja dergonte Enveri..
Ti Fitim Caushi,me ligesine fshatareske te kalemxhiut provincial,drejton ligesine e harbutit mbi Altarin e Kombit Mithat Frasheri,duke e quajtur me jargavitje”gjeniu i letrave”.Mithat Frasheri nuk ka qene gjeni i letrave,nuk e ka quajtur veten te tille..Ngriti nje biblioteke,ku mtonte te kulturonte rinine shqiptare,POR JO TY,OR KAFSHE,OR ZARBO STANI,I INDOKTRINUAR NGA METASTAZAT ENVERISTE..
Kultura,arkivat,nuk jane per ty.Per ty jane Plenumet e Komitetit te Partise te rrethit Gjiroikater.