Java që sapo ka hyrë parashikohet të jetë e nxehtë. Sipas Meteoalb i gjithë vendi ynë do të karakterizohet një moti kthjellët dhe temperaturta që pritet të arrijnë deri në 37 gradë celcius.
“Parashikohet që kjo javë të jetë nën mbizoterimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Vranësira të pakta priten të shfaqen në zonat malore kryesisht gjatë pasditeve. Temperaturat e ajrit vijojnë rritjen e tyre graduale duke shënuar ne rang vendi 37⁰C”, thuhet në njoftim.
Temperaturat e larta janë ndikuar nga i nxehti afrikan që ka prekur edhe vendin tonë. Eurropa gjatë javës së kaluar përjetoi temperatura shumë të larta, ku të disa vende termometri shënoi 42⁰C.
e.t./dita
