Reagim i ASH dhe pyetje për ta: Ç’duhet “të riprovojë populli shqiptar”?!

Ajlin Dauti
?????????????????????????????????????????????????????????

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka reguar lidhur me shkrimet mbi Konferencën e organizuar prej saj për 75 vjetorin e Çlirimit.

Në një email dërguar në redaksinë e Dita, Akademia flet fillimisht për “keqkuptime” për shkak të “shkurtësisë së tekstit”, por më pas gjuha e reagimit bëhet e ashpër.

Duket se me tekstin kanë punuar më shumë se dy duar.

Në reagim tradhtohet midis rreshtave qëllimi i termave të rinj dhe mendimi real i organizatorëve të konferencës.

“Antifashizmi popullor nuk ka pse të shqetësojë askënd. Përkundrazi, historia e popullit shqiptar duhet të provojë e riprovojë jo vetëm rëndësinë e rreshtimit të tij në krahun e aleancës më të përparuar botërore, por edhe pësimet e rënda që kanë njohur ekonomia dhe resurset e vendit, grabitjet, krimet, djegiet dhe shkatërrimet, që jo vetëm ndërprenë zhvillimin e vendit, por e varfëruan popullin dhe shtetin” – thotë deklarata e ASH.

Njësoj me Institutin e Tufës, edhe Akademia rreket të shpëtojë nga kritikat për ndryshimin e narrativës historike të LANÇ, duke bërë sikur ngatërron periudhën e luftës me atë pas çlirimit.

Më poshtë pjesë nga reagimi i Akademisë:

*****

Për konferencën kushtuar 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut

Akademia e Shkencave mirëkupton shqetësimin e atyre që, me të drejtë, mund të jenë keqkuptuar për shkak të shkurtësisë së tekstit tonë lidhur me konferencën kushtuar 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Ne bëjmë dallimin midis tyre dhe personave që, në mënyrë të qëllimshme, kanë përdorur njoftimin tonë për të ndërmarrë sulme dashakeqëse ndaj Akademisë së Shkencave.

Në të njëjtën kohë, Akademia e Shkencave i është përmbajtur dhe i përmbahet mendimit që ngjarje të tilla jubilare, si 75-vjetori i fitores antifashiste, përveç evokimit të lavdisë së kësaj fitorje dhe aspekteve përkujtimore, mund dhe duhet të shërbejnë si shkas për nxitjen e mendimit shkencor, përmes një rrafshi tematik orientues, për ndriçimin e vlerave të antifashizmit në Shqipëri, si lëvizje rezistence, si qendresë kundër pushtuesve, si lëvizje mendimi dhe si përballje kombëtare e popullore me ushtritë pushtuese.

Programi orientues i problematikës së konferencës, konkursit dhe botimeve jo vetëm që nuk ka për qëllim lënien mënjanë të rezistencës së organizuar antifashiste, jo vetëm që nuk e largon vëmendjen prej lavdisë historike të ushtrisë së rregullt partizane, por u vjen në ndihmë studiuesve për të bërë kërkime edhe për çështje që për një arsye a një tjetër janë studiuar pak ose aspak.

Një konferencë shkencore me karakter mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar mund dhe duhet t’ia dalë të shtrojë edhe çështje të reja, pa fanatizëm dhe pa ngurtësi, për koston njerëzore dhe materiale që ka paguar populli dhe kombi shqiptar, me dhe pa uniformë, atje ku e zuri ora e luftës për lirinë e vet dhe fitoren botërore antifashiste.

Studimet e sotme historiografike europiane, studime që njohën një hapje të dukshme me përfundimin e luftës së ftohtë, janë të prirura ta zgjerojnë kuptimin e antifashizmit, dhe kjo vetëm e lartëson epokën dhe protagonistët e saj.

Qysh në Konferencën e Paqes (1946) dhe në vijimësi me të drejtë shteti shqiptar ka insistuar për të bërë të ditur bazën e gjerë të mbështetjes popullore të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Dhe kjo bazë e gjerë është antifashizmi i popullit shqiptar, pa të cilin fitorja e saj do të kishte qenë e pamundur. Është ai antifashizëm që kërkoi me urtësi Konferenca e Pezës, për një bashkim popullor pa dallim feje, krahine dhe ideje, për një rezistencë popullore që ngrihej mbi ideologjitë dhe dallimet e tjera.

Antifashizmi popullor nuk ka pse të shqetësojë askënd. Përkundrazi, historia e popullit shqiptar duhet të provojë e riprovojë jo vetëm rëndësinë e rreshtimit të tij në krahun e aleancës më të përparuar botërore, por edhe pësimet e rënda që kanë njohur ekonomia dhe resurset e vendit, grabitjet, krimet, djegiet dhe shkatërrimet, që jo vetëm ndërprenë zhvillimin e vendit, por e varfëruan popullin dhe shtetin.

Debatet e ditëve të fundme kanë krijuar shqetësime fiktive në opinion, duke shtrembëruar të vërtetat deri në thelbin e tyre. Në asnjë prej temave orientuese të thirrjes publike për kontribut, që do të verifikohen prej historianëve të periudhës në një proces shkencorizimi – dhe kjo është epërsia e konferencave me thirrje të hapur – nuk është lënë as të kuptohet, as të nënkuptohet, që Akademia e Shkencave ka për qëllim të vërë në diskutim emrin e luftës antifashiste të popullit shqiptar, të harrojë apo të mënjanojë qendresën historike partizane, të vërë në diskutim dëshmorët e veprën e tyre, të rehabilitojë kolaboracionizmin apo të errësojë lavdinë e epokës.

Këto janë dëshira të sëmura dhe paragjykime të qëllimshme. Ato paraqiten në media dhe opinione për të dëmtuar, siç kanë dëmtuar vijimisht prej disa vitesh, emrin dhe imazhin e Akademisë së Shkencave. Ato janë gjykime njerëzish që nuk shqetësohen aspak për luftën, por fërkojnë duart që gjetën “lajthitje” në një thirrje publike të Akademisë së Shkencave, sepse, siç e pohojnë edhe vetë, Akademinë e Shkencave e duan të zhdukur, të çrrënjosur.

Por Akademia e Shkencave tashmë është në një proces të pakthyeshëm reformimi dhe dëshirat e sëmura të njërit apo tjetrit nuk mund të bëhen pengesë për ecjen e saj përpara.

Ata kanë aq shumë dhimbje hipokrite pse “Akademia e Shkencave e ka braktisur luftën”, sa bëjnë sikur duan të mbrojnë antifashizmin e popullit shqiptar me qëllim që të shfaqen sa më ndikues në opinion pse Akademia e Shkencave nuk duhet të ekzistojë.

Komisioni organizues i konferencës, në përmbushje të funksioneve të veta, së shpejti do zhvillojë konsultime konkrete për problematikat e konferencës.

 

*****

Një përgjigje e shkurtër për deklaratën e Akademisë

Nga Xhevdet Shehu

Deklarata e djeshme e Akademisë së Shkencave ndaj shkrimeve kontestuese që janë botuar në DITA, ndaj një konference që ajo pretendon të mbajë më 15 nëntor të këtij viti për të përkujtuar 75 vjetorin e çlirimit, ishte zhgënjyese.

Pasi kisha marrë një premtim verbal nga kryetari i Akademisë, Prof. Gjinushi, i cili na jepte të drejtë në thelbin e shqetësimit që ngritëm, duke na thënë se shumë shpejt do të kishim në duar një platformë krejt tjetër, mezi po e prisnim këtë refleksion nga akademikët tanë.

Nuk ndodhi kështu.

Për fatin e keq të kësaj akademie dhe të autorëve që janë bërë dorëzanë për një konferencë të tillë, kemi thuajse të njëjtin qëndrim, me një gjuhë sërish të rafinuar dhe djallëzore. Konkluzioni që arrihet pas deklaratës së djeshme është me pak fjalë ky: Akademia do ta mbajë atë konferencë ashtu si e ka menduar.

Njësoj me Institutin e Tufës, edhe Akademia rreket të shpëtojë nga kritikat për ndryshimin e narrativës historike të LANÇ, duke bërë sikur ngatërron periudhën e luftës me atë pas çlirimit.

Ndonëse formuluar në një gjuhë korrekte dhe me nuanca modernizmi, deklarata nuk është e plotë. Të krijon përshtypjen se është tematikë e kopjuar nga ndonjë konferencë tjetër në Europë por, që në rastin tonë, është jo e plotë dhe ndoshta denigruese.

Ne kemi kritikuar termat si “antifashizmi paqësor”.  Kemi thënë që një konferencë e Akademisë për 75 vjetorin nëse nuk merret me thelbin, luftën e shqiptarëve, përbën një konferencë gjysmake. Kjo lloj tematike që kaën zgjedhur edhe sikur të mendojmë se është thjesht naive, mund të ishte e përshtatshme për një panel të dytë apo të tretë, pasi të trajtohej lufta, por kurrsesi si tematikë kryesore.

Nuk mund të paragjykohen dot arsyet, por e sigurtë është që produkti nuk do të jetë kurrsesi për luftën dhe mbi luftën antifashiste.

Kurse në përgjigje Akademia na akuzon për keqdashje dhe që duam shpërbërjen e saj.

Pse është kaq e çoroditur Akademia e Shkencave?

Cila është ajo dorë e përzier me pak nostalgji ballisto-zogiste që e ka shkruar këtë deklaratë që të kujton deklaratat e institutit të Agronit?

Ne kemi kontaktuar me historianë e studiues, personalitete të shkencave historike dhe albanologjike.

Vec kritikave të hapura për tematikën dhe organizimin e kësaj konference, dje mësuam prej tyre edhe diçka tjetër, shumë e rëndë për reputacionin e Akademisë, por ata këtë ia bënë vetes.

Kemi marrë vesh se një grup historianësh nga më të rëndësishmit në lëmin e LANÇ  janë duke u përgatitur për një konferencë alternative për 75 vjetorin e çlirimit dhe të fitores mbi fashizmin. Edhe para pesë vjetësh ata e organizuan një konferencë të tillë alternative mbresëlënëse. Nuk mbahet mend nëse Akademia e atëhershme ka bërë ndonjë konferencë. Atëherë justifikimi ishte ky: Akademia vazhdonte të dominohej nga njerëzit e zgjedhur prej qeverisë së Berishës.

Po pesë vjet më pas çfarë e pengon Akademinë të jetë vërtet shkencore duke futur në qorrsokak edhe vetë qeverinë.

 

Share This Article
15 Comments
  • Ai paragraf qe kini vecuar provon katerciperisht qe dora qe ka shkruar rezoluten e Tufes dhe ajo qe ka shkruar organizimin e konferences se Akademise, eshte NJE!!!!

  • Keta bajgat e ASH e permendin 100 here historiografine Europiane.
    Histori..etj europiane i ka dokumentuar, njohur dhe zyrtarizuar Historine e Luftes, ka njohur fitimtaret, humbesit, ka rreshtuar palet ku qendrojne dhe cfare meritojne.
    LANCL eshte e njohur si Lufta qe rreshtoi Shqiperine ne fitimtaret, si lufta qe u be nga partizanet nen udheheqjen e Komandantit te Ushtrise Nacional Clirimtare-Enver Hoxha. Ka njohur perkrahjen masive qe populli i beri UNCL dhe Enver Hoxhes, dhe ka njohur dhe tradhetaret e ndyre qe bashkepunuan me nazo-fashizmin, zogiste e balliste, qe moren denimin e merituar ne Shqiperi ashtu si ne gjithe Evropen moren denimin maksimal kolaboracionistet e nazizmit dhe fashizmit.
    Pike.
    Cfare muti kerkon te tregoj Akademia e Shkerdhencave tja tregoje vetem Ramutit si bythq.r i Mithatit dhe Berishes.
    Se cfare legenash krimba jane zyrtaret e shtetit dhe burrat kurva qe e pasojne Ramutin, dhe kete e dime.
    Sa per llafe lart e poshte kemi degjuar shume.
    Historia eshte shkruar 75 vjet me pare.
    Keta qe e riprovojne sot nuk do mund te mbijetonin ne ate kohe, ashtu sic nuk mbijetuan protagonistet aktuale te asaj kohe, qe moren rrokullimen dhe plumbin bytheve si puna e Tufes dhe Mithatit
    Ka ndonje nga ata te Tepelenes qe ta deshmoje dhe njehere?
    Ky eshte realitetit.
    Lavdi LANCL dhe burrave te vertete te Kombit. Sa per kurvat sot, dihet qe jane pjese e pazareve te Koshit te Plerave jo e Historise.

    • Lavdi enverit ! megjithese ishte peder i falet se qeroj gjithe
      luftetaret kryesor te luftes deri ke memet shehu,ngreu enver se kane ngelur akoma armiq te kllases te na e lesh shqiperine te paster

  • LUFTA KUNDER NAZI-FASHIZMIT,POR QE SOLLI NE FUQI AGJENTIN E MILADIN POPOVICIT DHE DUSHAN MOGUSHES
    LUFTA QE NA NDAU NGA ALEATET ANGLO-AMERIKANE

  • E kemi marre vesh,qe ju keni 29 vjet qe vazhdimisht jeni duke u reformuar,por si perfundim keni perdhosur Luften Antifashiste Nacional Clirimtare qe beri populli yne nen udheheqjen e PKSH me komandant e komisar gjeneral kolonel Enver Hoxhen!
    LANC-i dhe ndertimni i socializmit jane dy epoka dhe dy ceshtje te ndryshme dhe nuk duhen ngarterruar me njera tjetren!
    LANC-i ishte lufte per clirim nga pushtuesit dhe bashkepuntoret e tyre,qe pa asnje dyshim ishin ata ballisto-zogiste e askush tjeter!
    Kjo lufte u njoh dhe u mbeshtet politikisht,ushtarakisht dhe materialisht nga SHBA dhe Britania e Madhe deri ne parakalimin historik te ushtrise partizane ne 28 nentor 1944,ndersa bashkepuntoret me pushtuesit,ata ballisto-zogistet u larguan nga vendi se bashku me pushtuesit!
    PARTIZANET JANE CLIRIMTARET E VETEM TE SHQIPERISE!
    BALLISTO_ZOGISTET jane bashkepuntoret me pushtuesit!
    Kete e ka vulosur historia dhe denglat tuaja jane antishqiptare!

    • Historia e ka vulosur me mut Enver Beqir Gjirokastren. Vetem ti dhe ca si ti nuk e keni kuptuar akoma kete pune dhe vazhdoni avazin e vjeter qe tashme i ka dale boja.

  • PO C AKADEMI ESHTE KJO KRAHASUAR ME ATE TE ALEKS BUDES. PO AKADEMIK JU DUKET ARTAN FUGA ,?! ASNJE VEPER ASNJE STUDIM NE DOBI TE VENDIT VETEM FJALE FJALE BOSHE .LAVDI LUFTES NCLIRIMTARE LAVDI DESHMOREVE TE SAJ

  • Eshte pjerdhur çdo gje dhe shqiptaret me me nder presidentin bejne shqiponjen me dy duar ne gjoks; tani le ta vene poshte tek vera e femrave se atje betohet dhe akademia dhe presidenti dhe Vasil Tole qe pordhi folklorin e tani do pjerdhi dhe historine; njerez te çmendur!

  • AKADEMIA E GERDALLES SE ENVERIT SASHA GJINUSHI:

    Ka qite shpaten per te zgjidhur situaten, per te mbrojtur kauzen e LANC-it kriminal jugosllav te Enverit qe vrau Aleatet angleze ne kanalin e Korfuzit dhe vrau me pabesi pederasti kosovaret ne Tivar dhe qe shpalli “deshmore” xhelatet qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne nje Lufte Civile per pushtetin stalinist te Enverit qe e beri Shqypnine si nje kamp perqendrimi Auschwitz te Hitlerit, rrethuar anembane me tela me gjemba, qe falimentoi eokonomine me tollona dhe bunkere dhe qe i beri shqyptaret:

    SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU

    O sa mir me ken shkencetar enverist!

  • Gjate Luftes se Dyte Boterore, ne Europen Perendimore, pervec Polonise ne fillim, nuk ka pasur lufte te armatosur kunder ushtrive pushtuese hitleriane; qeverite kombetare merguan ne Londer, ku e drejtuan rezistencen pasive nen mbrojtjen e shtetit britanik, i cili ndihmoi me para dhe armatime ngritjen e cetave dhe batalioneve antifashiste ne Ballkan. Lufta e pare e armatosur kunder hordhive fashiste te Mussolin-it u zhvillua ne frontin italo-grek (tetor 1940). Lufta e dyte e armatosur u zhvilluan ne Peze te Madhe, me 16 mars 1941, nga ceta patriotike e Myslim Pezes kunder trupave pushtuese fashiste italiane te Shqiperise. Ne veren e vitit 1941 u ngriten cetat e armatosura ne Jugosllavine e pushtuar nga trupat hitleriane dhe territoret e pushtuara te Bashkimit Sovjetik.

    Nese palo historianet zyrtare te Akademise artificiale te Sali Berishes apo Akademise se Studimeve Enderrimtare Albanologjike te Edi Rames do te perpiqen ta trajtojne Rezistencen Antifashiste te Popullit Shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore pa pasqyruar luften e armatosut te cetave, batalioneve dhe brigadave partizane, do te bien ndesh me te Verteten Historike, e cila eshte e patjetersueshme objektivisht dhe do t’i hedhe pacavuret e tyre ne koshin e Historise. .

  • Keshtu eshte kur Akakdemia bie ne duart e Tufes e Dervisheve! Keshtu eshte kur historine e luftes nacional clirimtare kerkojne ta rishkruajne pinjollet e bashkpuntoreve te fashizmit ! Historine e LANC-it e shkruajten fitimtaret dhe ata qe derdhen gjakun per kete vend. Ata e shkruan me gryken e pushkes dhe jo me ato penat tuaja te ndryshkura.Ju po kerkoni te trjetersoni e te “retushoni” nje histori te lavdishme, por e keni kote! Ne memorjen e ketij populli ka per te ngelur vetem historia e shkruar me gjak.

  • Ore Buda-Llai,

    Deri ne 22 qershor te 1941 Bashkimi Sovjetik ishte Aleat me Gjermanine Naziste ne baze te mareveshjes Molotov-Ribbentrop qe kishin bere Stalini me Hitlerin kur ndane Polonine si “byreku ne tepsi”, por pas kesaj date Hitleri mendoi te prishte mareveshjen me aleatin e tij bolshevik dhe filloi mesymjen e madhe me permasa te papare atehere qe njihet si Operacioni Barbarossa dhe deri ne dhjetor te 1941 ishte ne dyert e Moskes duke shkaterruar Ushtrine e Kuqe te Stalinit sikur te ishte nje loder argetimi per ushtaret e stervitur gjermane te pajisur me armatimin me modern te kohes. Deri ne vere te 1942 kur filloi edhe beteja epike per Stalingradin qe vazhdoi deri ne shkurt te 1943 nuk behej fjale fare per Lufte partizane ne BRSS dhe as ne Jugosllavi, me perjashtim te cubit Myslym Peza qe po bente kerdine ne Shqypni me katunaret e tij duke luftuar pas ferres.

    PO NA E BERE PEZEN E KATUNAREVE TE BAB LYMIT SI STALINGRADI I SOVJETIKEVE MORE MAVRI BUDA-LLAI.

    Shiko se cfare shkruan historia ne internet:

    “…Në vjeshtën e vitit 1941, lëvizja partizane jugosllave mori pamje te organizuar dhe u vendos nën udhëheqjen e Titos, kryesisht nga partizanë nga shtresat e ulëta të popullsisë qe fillimisht kishin suksese te kufizuara, mirpo gradualisht deri në vitin 1943 ata po fitonin gradualisht terren, dhe pas betejës së Stalingradit ne shkurt te 1943 rezistenca e lëvizjes jugosllave u rrit me shpejtësi…”

    HE PRA O BUDA-LLAI I DITES A KA LUME ME TE MADH NE BOTE SE LANA?

  • Mmmm.Shume stoike ne llapaqenerine e tyre keta kelyshet e pd-s dhe ballit kombetar si perfaqsues kolabrocionisteve me gjithe pushtuesit qysh nga koha e Otomanizmit.Edhe pse ska pushtet pd-ja ja ka rritur racionin nga nje ne dy byrek e nje dhalle qe te vigjelojne 24 ne 24 ore ne dite dhe duke qene se u ben kontakt truri me zorren e trashe te vazhdojne te prodhojne mendimet e dhjera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *