Tritoli në banesën e Demajt, policia përgënjeshtron akuzat e PD: Version i gabuar

Elena Tase

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas denoncimit të selisë blu për vënien e tritolit në banesen e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj.

Uniformat blu kanë përgënnjeshtruar denoncimin e Partisë DemokratikeSipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur në pallatin e Demajt, por jo në banesën e nënkryetarit të bashkisë por në një banesë të marrë me qera nga shtetasi me iniciale P.GJ

Mësohet se në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati,  në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj,  ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Metarialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, njofton policia.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *