Autori i masakrës në Ohio kundër Donald Trump

Leda Hysa

I riu Connor Betts, autor i masakrës në Ohio të SHBA-ve e përkufizonte veten si kundërshtar të presidentit Donald Trump.

Përmes një llogarie në Twitter ai shprehej si mbështetës i kandidates demokrate Elizabeth Warren.

Ndonëse llogaria nuk mban emrin e tij, Associated Press raporton se profili përmban vetëm foto të të riut.

Pak pas ngjarjes autoritetet mbyllën profilin e tij.

Nga sulmi mbetën të vdekur 9 persona dhe u plagosën 26 të tjerë, ndërsa që për masakrën ishte në dijeni edhe shoku i tij.

Autori i krimit ishte i veshur me jelek antiplumb dhe nuk dihen shkaqet pse qëlloi mbi personat jashtë barit, ndërsa u vra nga policia.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *