Leku e mbyll javën me rritje kundrejt euros

anazapta

Monedha vendase ka shënuar luhatje me rritje e ulje gjatë kësaj jave, duke u mbyllur javën me kuota mbiçmuese. Të hënën një euro këmbehej me 140.64 lekë, për të arritur të mërkurën në kuotën më të lartë të javës prej 140.75 lekë, për të zbritur në ditët e mëpasshme dhe duke u mbyllur në kuotën e 140.47 lekëve, më poshtë se në fillim të javës. Sipas aktorëve të tregut, lëvizjet e kursit këtë javë kanë reflektuar më shumë tregjet ndërkombëtare, ku euro arriti të mërkurën në nivelin më të lartë ndaj dy viteve ndaj dollari, prej 1 euro=1.38 dollarë, si rrjedhojë e spekulimeve se Rezerva Federale e SHBA-ve do të shtyjë fillimin e reduktimit të stimujve, pas mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane. Në tregun vendas, forcimi i lartë i euros në bursat ndërkombëtare është reflektuar më shumë në rënien e dollarit, i cili të premten zbriti në nivele minimale prej 101.7 lekëve. Pas rritjes së ndjeshme të euros në tregun vendas më se dy javë me parë, si rrjedhojë e blerjeve të bankave dhe bankës qendrore, aktorët e tregut pohojnë se raporti i kërkesë ofertës për valutë i është kthyer sërish normalitetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *