Rakiti është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e vitaminës D dhe prek fëmijët gjatë viteve të para të jetës.
Dëmton gjithë organizmin, por shfaqjet më të dukshme i jep në kocka e muskuj.
Shenjat e rakitit janë shqetësimi dhe grindja e fëmijës, formimi i keq i skeletit të gjoksit, dalja e disa nyjave në pjesën anësore të brinjëve, përkulje të çrregullta të shtyllës kurrizore, ecja është e vonuar, fëmija ka djersitje të theksuar, dobësi të muskujve, qëndresë të ulët etj.
Ushqimi i përshtatshëm, ajrimi e rrezitja e fëmijës dhe veshja sipas stinës ndihmojnë në parandalimin e rakitit.
n.s. / dita
