Prej disa ditësh, Stivi Frashëri i ka dhënë lamtumirën Kukësit. Por klubi e zyrtarizoi largimin e tij këtë të martë.
Frashëri ka qenë i pari që e ka dhënë një lajm për largimin e tij dhe flitet se do të transferohet te Teuta.
Shtatlarti luajti 62 ndeshje me Kukësin në të gjithë kompeticionet në dy sezonet e fundit.
Njoftimi i plotë i klubit:
“FK Kukësi informon se marrëveshja mes portierit Stivi Frashëri dhe Klubit tonë ka përfunduar.
Shtatlarti, i cili ka mbrojtur portën e nën-kampionëve në 62 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjatë dy sezoneve më skuadrën tonë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë.
Klubi dëshiron të falenderojë Stivi Frashërin për kontributin e dhënë dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”.
b.b/dita
