Borchardt takim me Voltana Ademin: Diskutuam shumë çështje

Bora Basholli

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka zhvilluar një takim dy orësh me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Kryediplomati i OSBE, në përfundim të takimit është larguar pa dhënë asnjë detaj, por vetëm tha se janë diskutuar shumë gjëra.

Interesit të gazetarëve, nëse është folur rreth zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe se çfarë mund të ndodhë, Borchardt iu përgjigj shkurtimisht: “Natyrisht që po”.

Në takimin ‘kokë më kokë’ mes Borchardt dhe Ademit janë diskutuar një sërë çështjesh, që lidhen me zgjedhjet vendore, shkruan Ballkanweb.

Kryebashkiakja i ka shprehur ambasadorit problematikat për paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit, siç pretendon opozita, dhe shkelje të tjera.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *