Tiranë, motoristi aksidenton këmbësoren, plagoset edhe vetë

Elena Tase

Një motor ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku nga aksidenti kanë përfunduar të plagosur jo vetëm këmbësorja por edhe drejtuesi i motorit. 30-vjeçari që drejtonte motorin ka humbur kontrollin pas përplasjes duke u plagosur edhe vetë.

Shtetasja B.P., 52 vjeçe dhe drejtuesi i motorit V.Gj., 30 vjeç, kanë marrë mjekimin e duhur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *