Dako as i pari, as i fundit. 170 zyrtarë pjesë e “listës së zezë” të SHBA

Elena Tase

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako nuk është as i pari dhe as i fundit zyrtar, për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rezerva të mëdha, aq sa edhe i kanë refuzuar përgjithmonë atij dhe familjarëve udhëtimin në SHBA.

Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste të mëdha korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij, i ndalohet hyrja në Amerikë.

Ligji që u ndalon hyrjen në SHBA zyrtarëve të huaj, është një prej mjeteve që ka në dispozicion administrata amerikane për të luftuar korrupsionin dhe shkeljet e të Drejtave të Njeriut nga zyrtarë të huaj. Në ndryshim nga ligjet për dhënien e vizave, ku në rast refuzimi, vendimi është konfidencial, ligji që përcakton zyrtarët e huaj si persona jo të përshtatshëm për të hyrë në Amerikë, nuk është konfidencial dhe mund të bëhet publik.

Ky ligj i ka fillesat në vitin 2008, kur Kongresi Amerikan synoi të identifikojë dhe të shpallë të papërshtatshëm për të hyrë në Amerikë zyrtarë të huaj të përfshirë në afera korruptive. Në vitin 2012, Kongresi e zgjeroi hapësirën e shtrirjes së këtij ndalimi, duke përfshirë në të termin “raste të mëdha korrupsioni” dhe sqaroi se njoftimi për individët përkatës mund të bëhej publik ose të mbetej privat.

Të parët që mësuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin futur në një “listë të zezë” ishin njerëzit e drejtësisë. Atyre iu anuluan apo refuzuan vizat. Lista nuk doli e plotë në publik, por disa emra u konfirmuan nga media. Ndërsa vettingu më pas konfirmoi vërtetësinë e vendimit amerikan.

Artan Lazaj, Artan Zeneli, Eugen Beci, Artan Madani dhe Agron Gjana janë vetëm disa prej prokurorëve dhe gjyqtarëve që u është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Madje në rastin e Eugen Becit, mosmarrja e vizës amerikane shërbeu si shkak edhe për shkarkimin e tij nga vettingu.

Ndërkohë, rasti i parë që Departamenti i Shtetit e përdori këtë ligj, ishte në shkurt të vitit 2018, kur ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla dhe fill pas tij edhe të deputetit Tom Doshi, duke përdorur për këta, por edhe për Vangjush Dakon termin “non grata”, vendime këto të publikuara edhe në faqen zyrtare të Departamentit Ameriken të Shtetit në internet.

Ndërsa, një prej politikanëve më të lartë që ka marrë një refuzim të fortë për vizë nga Ambasada është ish-kryeministri Sali Berisha, lajm që e konfirmoi në një seancë plenare edhe vetë kryeministri Edi Rama.

Por, në fakt lista është e gjatë. Plot 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, të cilët janë përfshirë në afera korruptive u është mohuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada amerikane në Tiranë sqaron se, ajo i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion, e për këtë arsye do të vijojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë.

“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të vitit 2017, Ambasada e SHBA u ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, e familjarëve të tyre. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar dhe do të vijojë në një kohë të pacaktuar. Në njoftimet e Departamentit të Shtetit nuk përmendet se për cilat raste specifike bëhet fjalë për këta zyrtarë.

e.t./dita

Share This Article
8 Comments
  • PO KOKA E KRIMIT DHE E KORRUPSIONIT PUSHTETAR EDVIN DROGA?

    Ne kete liste famoze eshte?

    apo:

    ESHTE PAS LISTE?

  • Per “intelektualin”.Mendimi jot se Rama eshte i korruptuar vjen nga frymezimi i idhullit tend Bashes.Po mire pra meqense Rama eshte kriminel tani qe mbaron vetingu,shefi jot le te shkoj ne prokurori dhe te beje benoncim,me fakte.Apo s’ka besim te vetingu i Amerikes.

    • Me INTELEKTHALENE merresh ti..? me nje “debil kongjenital”….qe vetem dhjet nga goja diarrhene sodomiste…Te lutem mos ja ver re se aq e ka kondensatorin trunor se eshte i goditur qe kur i kane thene se eshte “biri gjenetik” i Enverit….

    • Jo mo jo frymezmi intelektualit i vjen nga fallsifikatoret natrotrafikante Bashkim Ulaj&Lukuni

      VETTINGU I HAMERIKES?

      Nga e degjove kete qyfyr? Nga bedelat e Sorosit apo nga cuni i Kico Ngjeles qe argetonte djemte dhe vajzat e Bllokut ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, pyete Vera Bekteshin se ta tregon ajo me mire kete histori.

  • ta provoje basha te marri vize se atij ja japin , sa te shkeli ne aeroportet tyre e arrestojne per pastrim parash ne shba

  • Me INTELEKTHALENE merresh ti..? me nje “debil kongjenital”….qe vetem dhjet nga goja diarrhene sodomiste…Te lutem mos ja ver re se aq e ka kondensatorin trunor se eshte i goditur qe kur i kane thene se eshte “biri gjenetik” i Enverit…sidomos po pa nickun V.F.L.P..i iken petlla..Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *